Peshkopia, Rruga e Arbrit dhe zgjedhjet lokale

14 Gusht 2016, 18:06Blog TEMA

Nga Tori Trepça

Profesori i anatomisë, ishte një djalë i ri, jo shumë vite jetë larg nesh, studentëve. Me dorën e djathtë mbështolli fort gishtin tregues të dorës së majtë, duke lënë të dukshme pjesën më të madhe të gjatësisë. E ndërsa shpjegonte sistemin arterio-venoz të qarkullimit të gjakut, na kërkonte të kishim vëmendjen tek gishti tregues i dorës së majtë , i cili dalëngëdalë, për disa minuta, mori një ngjyrë të errët, që shkonte nga bluja deri në të zezë.

Rruga e Arbrit, ose thjesht RRUGA, quajeni si të doni, rruga Blu, apo rruga e Kuqe, apo rruga Mavi, është e vetmja shpresë e zgjidhjes së problemeve ekonomike të qytetit ku kam lindur, Peshkopi.

Që bulevardi i qytetit tim, të mos ngjajë si sistemi i regjimit të brendshëm të burgjeve, ku individët shtyjnë një orë në ditë, për të çmpirë ekstremitetet duke lëvizur kaotikisht dhe të çoroditur në orët e paradites, pa qëllim, pa objektiva, pa shpresë ose me shpresë të vakët.,

Që burimi mineral i Lixhave të mos ngjajë si mjerim administrativ në krahasim me të ngjashmit jo shumë larg përtej kufirit.,

Që qershitë e Kastriotit  të mos kalben nëpër pemë, për shkak të çmimit tepër të ulet që ofrojnë grosistët.,

Që patatet Bellovës të mos hidhen në përrua, për shkak të së njëjtës arsye,..

Që mendjet e hapura dhe shpirtrat e lirë të mos gdhihen me pikpyetjen e përditshme: Që do iki  që këtu as diskutohet, por ku???

Asnjë i zgjedhur  i mundshëm, nuk e ka privilegjin dhe as mundësinë  ti shërbejë këtij qyteti, të lodhur dhe të drobitur deri në skajshmëri, për 25 vjet me rradhë, pa patur një RRUGË që e lidh direkt me metropolin. Asnjë Zotëri i nderuar apo jo, Profesor apo jo, bandit apo jo, me të brendshme të grisura apo jo,  nuk mund të aplikojë menaxhim të suksesshëm  administrativ të këtij  qyteti  tashmë të mjerë, pa një rrugë lidhje direkt me metropolin, ashtu siç parathuhet për Rrugën e Arbrit. Asnjë lloj vlere intelektuale, shkencore, menaxhuese, estetike, morale, etike,tregtare, agrare,zooveterinare, sportive, nuk mund te penetrojë PËR TË KONKURUAR në këtë ish-qytet dikur simpatik dhe mjaft të dashur , pa një aset real komunikimi  fizik me Kryeqytetin, ashtu siç parathuhet për Rrugën e Arbrit. Asnjë nga figurat politike ,i lavdishëm apo jo,historik apo jo,ekujlibrues apo jo, reformator apo jo, nuk do ketë  sukses në menaxhimin e Bashkisë Dibër, dhe do të ishte i dështuar që në ditën e parë të punës, në mungesë të kaqshumë të përfolurës RRUGA E ARBRIT. Asnjë shanc për brezin e ri dibran  nuk do të ketë pa RRUGËN E ARBRIT. E përsa na përket neve, brezit me te rritur  deri në më të moçem, politika e famshme e Tranzicionit në këta 25 vitet e shkuara, besoj se na i fshiu edhe ato pak cilësi dhe tradita qe rregjimi i kaluar i para viteve ’90,  na kishte ‘ toleruar’ në thonjëza,  jo dhe aq dashamirësisht.

Dibranët nuk janë njerëz naivë. Sistemi politik ju ka shumë detyrime për shkak të sjelljes së Tij arrogante përgjat 25 viteve të shkuara. Por Dibranët i kanë më shumë detyrime  sa aq vetvetes,  fëmijëve  të tyre , brezit pasardhës. Ivestimi kapital i RRUGËS  ARBRIT ka qenë dhe është jashtë mundësive të buxhetit të tyre lokal.

Në mes të leksionit, profesori na tregoi gishtin e nxirë, nga mungesa e qarkullimit të gjakut dhe na shpjegoi krejt qetësisht se nëse kjo situatë fizike  do të vazhdonte pafundësisht, gishti i tij tregues, nuk do të furnizohej me oksigjen, as me proteina, as me aminoacide, as me lipide,as me karbohidrate, por jo vetëm kaq, të gjitha toksinat e aktivitetit biologjik, nitrite, sulfite, dioksid karboni, cianide, fosforite, nuk do të mund të evakuoeshin dhe kështu , i famshmi  gisht, do të plakej, rrudhej, kalbej, do vdiste  dhe do të  amputohej në mënyrë krejt natyrale.

Faleminderit profesor.

 

3 komente në “Peshkopia, Rruga e Arbrit dhe zgjedhjet lokale”

  1. Fshatari says:

    S’ka gje o mjeshter do bejme si te bejme edhe PA nje gisht qe per ta mbajtur duhen 1 miliardi euro

  2. logjika says:

    Zoti Tori Trepça ! Une nuk e di se kush jeni, por problemi qe ngre qendron. Nje probleme me i madh akoma eshte mentaliteti apo koncepti qe keni ju dhe shume si ju (nuk e di ne eshte formule formale demokratike) per zakonet dhe traditat shqiptare para -90-es dhe sot.Pyetja ime eshte kjo per te qene i sinqerte: Cilat jane ato pak cilesi e tradita te ketij populli qe paska toleruar regjimi kaluar jo dhe aq ndershmerisht dhe i paska lejuar dhe cilat jane cilesite dhe traditat e ketij populli sot. Sikur te beje nje krahasim para se si te shprehesh keshtu do te ishte mire. Ti ke te drejte per rrugen e Arberit dhe ajo nje dite do te behet, se dhe pa te edhe ne regjimin e kaluar, ashtu si gjithe vendi, njerezit kane jetuar ne normalen relative dhe ky atrofizim i gishtit nuk ndodhi sot. Por nje çeshtje me e madhe eshte se zakonet dhe traditat tona aq te mbrojtura e me aq vlera po vijne drejte venitjes dhe atrofizimit total me nje rruge te pakthyeshme ne normalitet. Njerez me karakter te forte vazhdojne ti ruajne, por shoqeria ne pergjithesi duket e atrofizuar ne rrugen pa kthim. Ne punojme dhe nuk e dime perse punojme, ne kendojme dhe nuk e dime se si kendojme, por nje gje e bejme mire: dime te bejme qejf pa zakone , norma dhe tradita sot…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje