Rama, magjistari i munguar

15 Gusht 2016, 15:56Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Prej kohësh tek kundërshtarët e tij më të egër dhe tek gazetarët e tij më kritikë, është rrënjosur një klishe, sikur Edi Rama është një mjeshtër i komunikimit publik.

Konkurrentët e drejtpërdrejtë vuajnë nga paranoja se ai ta shet sapunin për djathë. Se në media, kryeministrit aktual i ka po aq duk vizimi dhe ndriçimi i një rruge sa ç‘i kishte Berishës çarja e maleve dhe ndërtimi i autostradës së kombit.

Kritikët e tij i mundon kompleksi se ai di t’i fshehë me mjeshtëri të gjitha krimet që po bën në këtë vend, përmes një propogande të rafinuar dhe tinzare.

Por në fakt, kjo paranojë nuk është aspak e vërtetë.

Mjafton t’i hedhim një sy skandalit të fundit, prishjes së stadiumit kombëtar Qemal Stafa, për të kuptuar se kryeministri aktual është një keqbërës që lë gjurmë.

Një politikan shumë tepër larg klishesë së mjeshtrit të komunikimit që di si ta manipulojë opinionin publik.

Në këtë histori, Edi Rama, ka bërë vetëm gafa dhe ka prodhuar vetëm gënjeshtra që janë zbardhur sa hap e mbyll sytë.

Sapo shpalli se do të ngrinte në mes të qytetit një kullë me stadium, pasi u vu nën një presion të madh, ai deklaroi se fasada e mrekullueshme e ideuar nga Gerardo Bozio do të ruhej. Në fakt, vetëm pak ditë më parë në një takim privat, ai i pati deklaruar arkitektit të tij, Mario Kazamonti se mund ta rrafshonte pa keqardhje atë rangallë (për këtë ka disa dëshmitarë).

Por historia nuk mbaron me kaq.

Ai u akuzua se po bënte biznes në emër të dashurisë për kombëtaren duke i shtuar qytetit një kullë monstër. Në vend që të përgjigjej, ai botoi në Facebookun e tij disa stadiume ndërkombëtare me kulla që edhe për syrin e specialistit më të rëndomtë, nuk kishin asnjë lidhje me mjedisin shqiptar. Kundërmodelet e Ramës ose ekzistonin në vende jo demokratike, ose ishin ngritur në periferi qytetesh, por megjithatë, asnjëri nuk lartësohej mbi një asambël trashëgimi kulturore.

Ai shpalli një dëgjesë publike dhe pasi u frikësua aq shumë nga presioni i shoqërisë civile, e mbylli me truproja private sallën ku do të zhvillohej ajo.

Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve direkte se si qe e mundur që po shkatërronte një ansambël për të cilin vetë kishte këmbëngulur që të hynte në fondin e trashëgimisë kulturore, ai i quajti kundërshtarët e tij kullofobë.

Pasi pa se shoqata e arkitektëve e fshikulloi ashpër këtë marrëzi, ai bëri një tjetër gafë. Shantazhoi dhe gënjeu kreun e saj, Maks Mitrojorgji, dhe e bëri të thotë se projekti i stadiumit të ri ishte i pranueshëm. Sikur të mos i mjaftonte kjo, prodhoi një gënjeshtër të re: shkroi në Facebookun e tij se shoqata e arkitektëve pasi pa projektin, u tërhoq.

I ngrati Maks Mitrojorgji, megjithëse pranoi të përdorej, nuk e duroi dot telendisjen deri në këtë shkallë dhe tha publikisht në emisionin “Të paekspozuarit” se Rama kishte gënjyer dhe u dorëhoq kokëulur nga shoqata e arkitektëve që drejtonte.

Historia e intrigave të vogla dhe manipulimeve, të cilave u del boja menjëherë, ka edhe më.

Rama u kap gafil në gënjeshtër, pasi kishte premtuar se fasada do të ruhej, kur të gjitha mediat botuan fadromat që po shembnin basorelivet socrealiste të staduimit. Impakti i atyre pamjeve barbare e detyroi kryeministrin të fabrikonte një gënjeshtër të re.

Ai shkroi se ato qenë fundërrina të kohës së komunizmit që vetëm e shëmtonin kryeveprën e Bozios. Por edhe ky argument doli kallp. Shumë specialistë ngritën zërin për të argumentuar se me të njëjtën logjikë duheshin rrënuar edhe mjaft objekte të tjera të periudhës hoxhiste, që kryerilindasi po mundohej t’i rivitalizonte kohët e fundit.

Kur pa se edhe kjo dredhi nuk zuri vend, ai provoi një tjetër: ribotoi foto të tempullit të famshëm Abu Simbel mbi lumin Nil, në Egjipt, të cilin e kishin zhvendosur me bekimin e UNESKO-s duke e prerë madje pjesë- pjesë.

Por edhe kjo thirrje në ndihmë e historisë, rezultoi një bllof më shumë. Ajo nuk kishte asnjë lidhje me rastin shqiptar. Pasi tempulli në Egjipt u spotua sepse atje nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje tjetër për të shmangur përmbytjet, për të krijuar mundësi për vaditje dhe prodhim energjie. Ndërsa në Tiranë stadiumi mund të ndërtohej edhe gjetkë.

Nuk do të jetë çudi që nëse presioni i opinionit do të vazhdojë, kryeministri të kërkojë të fabrikojë manipulime të reja, gjithnjë për të fshehur gënjeshtrat e tij për këtë aferë të dyshimtë.

Por, as erudicioni sipërfaqësor, as referimet mendjelehta tek historia, as piruetat që demaskojnë mungesën e qëndrimeve koherente, nuk do ta bëjnë të besueshme makinerinë e gjënjeshtrës që Rama vuri në punë për të justifikuar mendësinë talebane dhe makutërinë financiare.

Në këtë kuptim, historia e shkallmimit të Qemal Stafës, shërben si një shembull tipik i amatorizmit në komunikimin publik dhe i pamundësisë së gënjeshtrave foshnjore për të fshehur mëkatet e pushtetit.

Jo, Edi Rama nuk është një magjistar që arrin të shesë sapunin për djathë. As një prestigjator që arrin të fshehë kullën nën stadium.

Në çdo përpjekje për të gënjyer, ai është kapur me preshë në duar.

Forca e tij nuk qëndron në ndonjë aftësi të veçantë. As tek ndonjë talent makiavelik.

Forca e tij është pikërisht tek këto kulla, me milionat e të cilave, ai arrin të manipupojë profesionistët, militantët e trashëgimisë dhe së fundit mediat e mëdha, të cialt bëjnë sikur nuk i shohin manipulimet e tij meskine.

Ai nuk është i rrezikshëm se ka talent për të gënjyer, por sepse rrallëkush ka guximin ta tregojë me gisht si gënjeshtar. (Lapsi.al)

12 komente në “Rama, magjistari i munguar”

  1. Maloku says:

    Megjithe jo-rrespektin qe kam per ty, zoteri Bushati, ndoshta te duhet vene ne dukje qe, kur dihet qe pa lexuar se cfare do te shkruash sikur i humb vlera artikullit. Lodhesh kot ti, na lodh kot edhe ne qe marrim mundimin ti lexojme keto opinione femijesh te zemeruar. Ska asgje te keqe te jesh opozitar me mazhorancen, perkundrazi, por te lutem, te lutem, qendisi mendimet nje cike me holle, me më shume elegance dhe, ndonjehere, edhe me thelle kur te jesh me frymezim. Nuk je i vetmi, meqe ra fjala. Disa nga ju s’keni nevoje me hap gojen, me marr stilolapsin ne dore, me ndez kompjuterin se te gjithe e kemi kutpuar cfare do shkruani. Do shkruani ate qe keni shkruar dje, pardje, javane qe kaloi, muajin perpara………..add infinitum.

  2. aqif tahipi says:

    Pirdh o anal ist pirdh se lirohesh. Rama e perdor shume mire per gjithe anal istet bolelepires te sales shprehjen :qente le te lehin ,karvani te shkoje perpara :.

  3. bob says:

    Po ben mbyllje artikulli si Mero Baze ore majmun.Baze u a boton keto brockulla qe te duket distanca mes tij dhe “te tjereve”

  4. Labi says:

    Koke loqe ngele o bushat aahtu si lubonja cdo gje dini por sdini as gje jeni bere si grate e liga blla blla blla o gojore

  5. @ says:

    Prishja e stadiumit Q. Stafa nga banda e pushtetit eshte veprim i paligjshem dhe i denueshem, njelloj dhe ndoshta me shume se sa ideja e prishjes se piramides nga banda e meparshme, por qe fati deshi dhe ajo nuk u prish. Te gjithe komentuesit qe perkrahin prishjen nuk mund te jene autoktone, ose ata nuk e duan Shqiperine. Nese vertet do te kemi nje reforme ne drejtesi, kryeministri aktual duhet penalizuar edhe vetem per kete veprim.

  6. shqip says:

    stadiumi trashgimni kulturore. ore po per çfare na merrni ne shqiptareve? per tribu afrikane apo grupime qe jetojne ne amazone? po me te çmendur analiste nuk i gjen ne tere globin. ne ishim, jemi, dhe do jemi edhe per disa kohe vendi me stadiumet me te rendomta. si nga funksioni, ashtu edhe nga modelimi. ato struktura edhe per sistemet ish komuniste, ishin nje shemti e pa shoq. po ç’fasade zeza thoni njerez te mberthyer ne injorance. pse u dashka qe simpatite politike e personale te prevalojne mbi te bukuren? ketij andit, zhejit, fevzos etj, tu ndalohet hyrja ne stadiumin e ri. e di qe kjo nuk ndodh. po te pakten keta vete te mos shkojne se i bie te lepijne jarget e tyre. tirana me ca perjashtime, duhet zhbere e ribere nga e para. tani do na nxjerrin vlera arkitekturore edhe parafabrikatet te varri bamit. o shpellare terhiquniiiiiiii.

  7. demo says:

    Ku i gjen partia socialiste keta Nano,Rama,njeri me majmun se tjetri?Po nuk kishte plot njerez serioze kjo parti?

  8. Emigranti says:

    Andi, si pinjoll i komunizmit famekeq qe ti u rite, do benje mire ti benje nje kerkese qeverise qe ajo karakatine, nje basorelev allcie, qe me shume ishte nje shemtire , se sa monument kulture, te prishej, sepse ishte nje simbol , qe koha e kishe lene pase dhe jo te mbashe zi, pse u prish. Ne nje stadjjum te ri , si ai qe dote ndertohet, po ta linin pa prishur, dote ishte ishte nje ciban kanceroz, qe dote ja ulte vlerat bashkekohore stadjumit qe deri me sote se ka ndertuar anje vend ballkanik. Ne emer te lirise se fjales, ti je bere nje felliqesire qe e shikon vleresimin e publikut, pore ty, te eshte nxire surati dhe ste ben pershtypje asgje.

  9. Ed tironci says:

    O and topja. ..se mor vesh si pagujne nje qaraman alias gazetar medioker si puna jote!!!po kaq tope ngele dhe pas25 viteve!!o hu mos u merr me bisedat jashte kuintave…ato jane materiale per fiksin…merru me gazetari!!ky EDI i gjate edhe mund te shesi sapunin per djathe po ama ca gjera po i ben..jo si SALEH plehu..qe e mbushi shqiperine me tritol!!ik ik te mami o andi..ik se te ka blere buk lepurushi!!

  10. NAIMI says:

    O pjella me e ndyre e privilegjeve te komunizmit, po ende kerkon te zhvatesh nga lekura e ketij populli ? Nuk i mjaftuan familjes tende privilegjet e monizmit, ooooo nipi i shokut Hysni, ende kerkon te na shesesh pordhe me gjoja drejtesine tende ? Po ti sebashku me pjellat e tjera duhet te futeni skutave e te mos dilni ne faqe te njerezve. Po na cave menderen mor i pafytyre me shkrimet e tua prej shpirtziu e katrani. Ligesine tende e shfaq mjaft mire portreti tend antipatik qe ta shpif. Ti je mesuar qe te te thurin lavde ata kater pese shoke qe te verdallisen dhe ty te duket vetja kushedi se peshon. Ty te duket vetja se peshon nje ton. O cinik je nje monster vertet e peshtire. Te te kem praner do te te jepja nje mesim te mire ,por ja qe e ke kete privilegj qe te shpetosh. Fundi yt eshte ne ferr.

  11. Trapi says:

    Ad bushtra!
    Nuk eshte kompleks, po realitet. Se Ai flet me mire , shkruan me mire, guxon me shume e analizon me mire se ju. Gazetar leshi qe s’kaloni qendren e Tiranes.

  12. Sapuni Djathi says:

    Edvin Rama ta fut me zorr sapunin ne goje dhe te thote te befte mire djathi, ti me thua jo po magjistar jo po stergjistar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje