Edhe ti vëlla Bushat?

16 Gusht 2016, 18:09Blog TEMA

Kjo është hera e dytë që Bushati bën bujë në Kosovë për sportin. Herën e parë kishte depërtuar në mediat tona kur ishte parë diku në plazh me një peshqir me simbole të ekipit beogradas, Cervena Zvezda

Nga Berat Buzhala

Meqë i kishte ardhur një mysafir i panjohur, i zoti i shtëpisë, për të mos e vënë në siklet, po e paralajmëronte atë të mos shqetësohej kur të futej brenda njëri prej djemve, sepse ishte pak i vonshëm për nga zhvillimi mendor.

Nuk vonoi shumë kur u përplas dera me sa fuqi kishte. U fut brenda një djalë i ri me një shat të madh në krah. Djali pa shikuar fare kah mysafiri, pa e lëshuar fare shatin nga dore, po vazhdonte rrëmbyeshëm në drejtim të një dollapi. Në atë moment, mysafiri po e shikon me bisht të syrit të zotin e shtëpisë, sikur për ta pyetur se mos ishte ky ai djali që i tregoi pak më herët.

“Jo mik jo, nuk është ky ai djali për të cilin t’fola. Ky paska lujtë sot prej mendve”, i tha i zoti shtëpisë mysafirit.

Ky rrëfim më ra ndërmend kur po lexoja shkrimin e Andi Bushatit për tradhtarët e Kosovës, duke e pasur për kryeprotagonist Milot Rashicën, 20 vjeçarin që ka vendosur t’i bashkohet ekipit të Kosovës në futboll.

Fillimisht mendova mos ishte autor Kastriot Myftaraj, për të cilin javën e kaluar u bëra thirrje miqve të mi në Facebook që të mos e marrin seriozisht. Por nuk ishte ai. Tash është Bushati, që ka goditur sportistët e rinj me argumentet e Kastriotit, në mes tjerash për flamurin dhe për himnin – pa tekst. Saktësisht këto argumente i kishte përdorur Kastrioti kur ishte tallur me Majlinda Kelmendin, kur kjo e fitoi medaljen e arit në Rio. Nuk do ta kisha besuar se do të filloja të lidhesha me simbolet tona, atëherë kur ato shahen prej atyre që nuk janë banorë të shtetit tonë. Dhe ketë po e vërej edhe në rrjete sociale. Pas çdo sharje që vjen nga Shqipëria për simbolet tona, aq më shumë ato po bëhen më të dashura për të rinjtë.

Për më tepër, Bushati, përveç se tradhtarë i kishte quajtur edhe të pagdhendur sportistët. Meqë kishte vendosur të fliste kaq hapur, ka mundur t’i quante edhe malokër, ose shkërdhata të Kosovës, siç i quajnë në pezhorativ shqiptarët e Kosovës andejpari.

Kjo është hera e dytë që Bushati bën bujë në Kosovë për sportin.

Herën e parë, ndoshta para një dekade, ai kishte depërtuar në mediat tona kur ishte parë diku në plazh i mbuluar me një peshqir me simbole të ekipit beogradas, Cervena Zvezda, tifozët e të cilit ekip, Delije, kishin marrë pjesë në shumicën e krimeve serbe në Bosnje dhe në Kosovë. Në Shqipëri e pëlqenin shumë ketë ekip. Për shkak të mungesës së informatave pëlqenin shumë gjëra nga Beogradi, duke përfshirë edhe Goran Bregovicin dhe nacionalistë të tjerë primitivë serbë.

Duke e njohur Bushatin, në atë kohë, i thosha Pipit (Përparim Gjikolli një tifoz i zjarrtë i Shqipërisë dhe Hajdukut të Splitit) se Bushati nuk e ka seriozisht me Zvezdën, më shumë kishte provokuar.

E tash jam i shtangur, nuk e di a kishte provokuar atëherë, apo tash?

Unë në mëngjes shkrova në Facebook për këtë çështje. Tash po shkruaj për herë të dytë, i motivuar nga Bushati, për të cilin i kam edhe disa pyetje.

Por fillimisht më duhet t’i them disa gjëra.

Pikë së pari në Shqipëri lajmi për formimin e ekipit të Kosovës në futboll do të duhej të ishte një lajm i mirë, por edhe i pritur, prej momentit kur ne u bëmë pjesë e FIFA’së dhe UEFA’së. Një gjë e tillë, një pranim i tillë, më së shumti, ose të vetmit, që i ka penguar ishin serbët. Madje nuk mund të them as serbët si qytetarë, por serbët si politikë dhe federatën serbe. Mirëpo në momentin e pranimit tonë në këto mekanizma serbët na harruan. Tash frika filloi në anën tjetër të kufirit, andej ku nuk e pritëm.

Si është e mundur që me formulime kaq brutale dhe kaq absolute të gjykohen disa djem të rinj që po vendosin të përfaqësojnë shtetin e tyre të lindjes, Kosovën, për çfarëdo qoftë motivi?

Ose, çfarë paskan qenë pritjet në Shqipëri? Që Kosova të angazhohet për të bërë një ekip sa për sy e faqe, sa për t’u ndeshur me Andorrën, kurse ajkën t’ia dërgojë në derë Armando Dukës, i cili në fund do të vendoste se si t’i trajtonte? T’ua mundësonte të luanin, apo fillimisht t’u fuste gjobën, e pastaj t’i fuste në terren. Ose edhe t’i gjobiste edhe t’i linte në bankë rezervë. Ka edhe plot formula të tilla të njohura nga praktikat e deritashme.

Ose ndoshta kanë pritur që të ndjekim modelin që e ndjek Republika Srpska karshi Beogradit. Që të ngelet vetëm formalisht në Bosnje, por që të punojë vetëm për Serbinë.

Rrethanat janë krejt tjera. As nuk është Kosova Republika Srpska, e as Shqipëria nuk është Serbia.

Ne nuk kemi mbetur këtu ku jemi, ose ku ishim, pse ne kemi dashur, por pse na ka lënë Shqipëria jashtë. Sigurisht nuk e ka pasur fuqinë, por për hir të vërtetës nuk u bën as përpjekjet më të vogla. Këtë shtet, me ketë flamur, e me ketë himn pa tekst, e qullosëm. Për këto arsye nuk është mirë as të na gjykoni për të arriturat tona. Kemi bërë çfarë kemi mundur. Por e kemi bërë me forcat tona.

Por është e tepërt të pritet të sabotohet shteti ynë, për t’i shërbyer një organizate mafioze, çfarë është Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është kujdesur ndër vite t’i korruptojë të gjithë analistët, gazetarët dhe politikanët e Shqipërisë. Kurse krejt mëkatet provon t’i shlyej duke u mbështjellë më flamurin kuq e zi.

Apo jo Bushat?

Prej teje kam lexuar shkrime të mira, të guximshme, të fuqishme, por nuk pashë që ke shkruar kurrë ndonjë fjalë për Dukën dhe klanin e tij. Ose Don Dukën. Madje nuk ngritët asnjëherë dyshime as për mënyrën se si rekrutohen lojtarët e rinj. Se si atyre u kërkohen qindra mijëra euro. Se si bëhet ekipi i parë dhe i dyti.

Ti do më thuash që nuk ke ‘fakte konkrete’, sepse këtë do ta bëjë. Por unë do të thosha ty që ti nuk ke ‘fakte konkrete’ as kur shkruan për Metën e Ramën, por, siç thoshte Pasolini, ne jemi gazetarë dhe ndonëse nuk kemi fakte, ne e dimë të vërtetën. Dhe e vërteta është se ajo çfarë përfaqëson Federata Shqiptare e Futbollit, sipas fjalëve të Zhozef Fushesë, është më shumë se sa krim, është gabim. Vetëm kjo arsye mjafton për të mos u bërë pjesë e saj, qoftë edhe nëse Dukës i shfaqet befasisht një flamur me shkabën dykrenare mu në lule të ballit.

E thash edhe më herët në Facebook, kam kërkuar disa herë në paraqitjet e mia në mediat e Shqipërisë, që Federata Shqiptare e Futbollit t’i hap dyert e saj edhe për zyrtarë nga Kosova. Nëse për asgjë tjetër që të shërbejnë si përkthyes për djemtë tanë që vinin nga diaspora e që gjuhën standarde shqipe nuk e kanë aq të bukur. Por kjo gjë nuk kishte ndodhur. Shqiptarët e Kosovës ishin ftuar në ekip për të vrapuar. Hesapet i bënte Duka.

Pastaj edhe një gjë: kurrë nuk lexova as dëgjova të quhen tradhtarë Pirro Dhima, i quajtur më vonë Pyrros Dimas, ose Luan Shabanin, i njohur më vonë si Leonidas Sabanis, ose Mirela Manjani, që mbrojtën ngjyrat e shtetit grek.

Nëse këta nuk qenkan tradhtarë, si u bë që disa djem që kanë vendosur të na përfaqësojnë ne dy milionë shqiptarëve të tjerë qenkan të tillë.

Unë e di që ti nuk e beson atë çfarë e thua. Kjo duhet të jetë vetëm një taktikë për t’i goditur ‘kosovarët e pagdhendur’ aty ku ata janë më të lëndueshëm. Në Shqipëri ta quash dikë tradhtar dukesh komik. Apo jo? Kurse jam i bindur që baba i Milotit kur të lexoj shkrimin tënd nuk do të ndihet shumë komod. E posaçërisht do t’i trembesh në mënyrë jokonvencionale ata të tjerët që janë me dy mendje.

Një gjë tjetër që më bëri përshtypje te shkrimi i Bushatit ishte insistimi i tij për ta nënvizuar emrin e Milotit, (sikur donte të thoshte ta mbash me turp ketë emër), një qyteti të shëmtuar në Shqipëri. Kjo gjë më prek edhe mua, duke e pasur emrin Berat. Kjo gjë i prek edhe qindra mijëra të tjerë kosovarë që në formë rezistence i mbajnë emrat e qyteteve shqiptare, duke rrezikuar që në vend se patriot të dukemi qesharak në Shqipëri.

Por ajo çfarë më shkon në mendje është se si nuk u lodhën në Shqipëri se kërkuari dashuri unilaterale prej nesh. Si nuk e pyetën vetën kurrë pse në Shqipëri nuk ka asnjë emër Prizren, Gjakovë, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Gjilan etj. Sa më shumë që japim për Shqipërinë, aq më shumë na kërkohet. Herën e parë na thonë faleminderit, herë të tjera na thonë e keni obligim. Tash nëse e paskam emrin Berat, ose Milot, a duhet që unë, ose ai, të jemi borxhli për një gjë të tillë gjatë gjithë jetës. A duhet të paguajmë edhe ndonjë taksë ndoshta?

Kjo gjë, ose kjo luftë e ftohtë, fatkeqësisht nuk do të mbyllet lehtë, edhe pse do të duhej.

Ajo çfarë do të duhej të përfundonte me një ‘faleminderit’ reciproke dhe vëllazërore po eskalon në ‘ju jeni tradhtarë’.

Kosova më të drejtë do të duhej të priste shumë më shumë mirëkuptim nga Shqipëria. Ne dhamë mjaft për Shqipërinë në sport. Edhe përfituam në këtë drejtim. Mirëpo tash, për shkak të rrethanave të reja, dëshirojmë të punojmë edhe pak për vete. Dëshirojmë që flamurin me 6 yje, ashtu siç është ai, himnin pa tekst, ashtu siç është ai, ta bëjmë të njohur çdo kund në botë. Ne tallemi me simbolet tona, por nuk dëshirojmë që të tjerët të tallen me to. Pak a shumë sikur personat me ngjyrë, që njëri tjetrit i drejtohen me ‘nigga’ por që nuk durojnë të tjerët t’i quajnë ashtu.

Kosova pret përkrahje nga Shqipëria, e jo tallje dhe pengesa.

47 komente në “Edhe ti vëlla Bushat?”

  1. TJ says:

    Shoket e idealit ne dy anet e kufirit bashkohen!

    1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      Berat dhe Milot jon emra te mrekullushem-
      Berati me ngjyrat e Onufrit vjen prej Lashtesise dhe ndriçon ne Historin shqiptare.
      Miloti asht nji çamarok,trim,gjithmon ne sprova dhe ne kerkim.
      Por Bushati e ka tjeter kund.
      E ka me besen e shqiptarit mor Berati jem i amel.
      A e jep besen nji kosovar si shqiptar apo si qyqar??
      Kjo asht ajo qi un due me dit.
      Ata djemt qi linden ne Zvicer dhe Gjermoni ja kthyn shpinen atyne vendeve dhe erdhen dhe lujten se i therriste gjaku ,por tash qi e braktisen dhe gjakun,dhe po kthehen te luajn per nji shtet me 6 yje.Neser do ja kthej shpinen dhe shtetit me 6 yje dhe do shkoj te lujne ne Arabi e Turqi.Njeriu asht i lire te bej çka te doj,te iki ku ti pelqeje,por mos te ankohet kur e qujn tradhtar,te pa bese.
      PS:Ne jena nji trup me dy krena,ne flasim shqip,ne duena dhe urrehena.ne shahemi dhe a bojm fort dhe e knoqim njoni tjetrin,por nuk na vjen mire kur na braktisin.
      Ne e kena te veshtir tu lem te ikni,…
      NanaShqypni e ka shum te rand ti thot ik,djalit qi e pati te larg per gati 70 vjet.
      Mos e gjyko shum Bushatin.
      Ai FATKEQSISHT ksaj rradhe ka te drejt.
      Kush flet shqip,kush bukes i tot buke e ujit uje asht shqiptar dhe ka bese,kush i falet Flamurit te Skanderbeut dhe te UCK nuk duhet ta braktiste NANEN Shqipni.
      Kjo quhet Pabesi mor Berati jem i bukur.

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-uuut☆ says:


        Edhe Ti B(e)RÛT!
        ???
        U preke në sedër
        U ule e shkrove
        Vllaun tënd Bushat
        Copë e shpartallove.
        ?
        I re gjatë nga Kina
        Po si nuk përtove
        Për një plesht si Duka
        Jorganin shkrumbove.
        ?
        I re nga Azia
        Nga piçku kalove
        O Buzhala Lokes
        Berati pri Kosove.
        ?
        Erdhe rrotull-rrotull
        Po si nuk përtove
        Beracak Buzhala
        Hu më hu ndalove.
        ?
        Kur duhej bashkim
        Ujërat turbullove
        Ja: Edhe Ti Brut
        Ike, tradhëtove.
        ?
        Të gjatë, të shkurtër,
        Të trashë … i provove
        Kur gjete me gunga
        Bythën rehatove.
        ?
        Kur të të mërzitet
        Çfarë të ra në Pajë
        Hiç mos u brengos
        Duku në Kavajë!
        ?
        P.S.
        NE KISHIM NJË ËNDËRR
        IKU, KAQ E PATI
        “NJË KOMB-NJË KOMBTARE”
        SA NJË ËNDËRR ZGJATI!!
        #
        TË NA RROJË BUNJAKI
        NA RROFTË DHE SALA
        SA PËR SHQIPTARINË
        E Qajnë: Melot Buzhala ?

        1. HA, HA , HA says:

          HA, HA, HA, BOSHTI SERB, ME GUNGA

          1. beratbuzhala says:

            Hec aty buzhala. Nuk e ke zhgenjy serpicken

      2. Gjakovari says:

        Madona prej Sauku mos u brengos shumë, tani futbollistët që s’e gjejnë vehten te njëri reprezentacion kalojnë te tjetri, që nuk është gjë e rëndë. Le të luajnë qunat edhe me flamurin me 6 yje sepse për hiq tjetër për inatë të shkijeve, Sa i përket Shqipërisë po të betohem se të gjithë shqiptarët e Kosovës së pari e kemi në zemër Nënën Shqipëri e pastaj Kosovën. sa për ilustrim tani në sezonin verorë ka shumë dasma dhe bindu se në asnjerën nuk valon tjetër veq se flamuri Kombtar. Në çdo festë poashtu. Dhe bindu edhe për një gjë: sa e duam ne Shqipërinë ju nuk e doni. Respekt Gjakovari !

      3. Iliri says:

        nje tjeter idiot sivllau i Bushatit. Mosmareveshjet me Bushatin, Frok Cupin, Nikolle Lesin etj si mund ti kalosh ne fyerje per Shqiperine ? Si e paska fajin Shqiperia qe Kosova dhe gjysma e territoreve te banuar nga shqiptaret ju dhane shteteve te tjera? Shqiperia atehere as qe ekzistonte. por edhe nqs do te kish ekzistuar,a mendon Buzhala se po te luftonte Shqiperia me fuqite e medha do te fitonte dhe do c’bente vendimet e tyre dhe shqiptaret do ishin te bashkuar?
        Sa per Pirro Dhimen dhe Luan Shabanin, ata jane quajtur tradhtare qe ne momentin e pare sepse ne Shqiperi tradhetar etiketohesh shume kollaj dhe per gjera shume te vogla madje (edhe pse termi tradhtare as per ta, as per Rashicen dhje as per nje sportist tjeter qe nuk zgjedh Shqiperine nuk eshte i sakte).
        Sa per Armando Duken, me gjith mend e ke qe ju kerkon lojtareve qindra mijra euro? Po cili lojtar qe luan me kombataren i ka pas qindra mijra euro dhe ja ka dhen Dukes per ta pranuar ne kombetare?
        Po me Himnin e Shqiperise c’pate Buzhal? apo ngaqe Bushati fyeu Himnin e Kosoves dhe ti i ktheve reston? Ja pra pse te dy jeni te dy idiot dhe asgje me teper. Asnje prej jush nuk i ndihmon as Shqiperise as Kosoves dhe as shqiptareve ne pergjithesi.

  2. FAKT says:

    Nga Shqiperia jam ,edhe e pergezoj autorin……Nuk ka ku te shkoj me sakte…..Bravo!!!!! Cdo gje qe ka thene eshte e vertete!

    1. ben says:

      Vetem 1 gje nuk e tha te vertete
      Ate me thelbesoren.
      ” ne I kemi aritur gjerat me forcat tona ”
      Per nje vend qe fitoi me sakte ju plasen ballit pamvaresine te tjeret dhe e vetmja gje qe jane te njohur ne bote jane si teroriste erdoganiste nuk e ndjejne veten shqiptare po turq 50% e popullsise se kosoves dhe ky karagjozi thote se gjerat I kane aritur me forcat e tyre dhe shqiperia ska bere gje per kosoven? ????????????
      A mund o berat te na thuash 1 gje te vetme qe kosovaret kane bere per shqiptarine jo per shqiperine ?
      Dhe se fundmi jam vertet shume I lumtur qe nje popullsi e prapambetur turke islamike ne extrem si ne kosove me ne fund nuk pranojne me deshire flamurin simbol te krishterimit flamurin e gjergj kastriotit.

      1. FAKT says:

        Me greket une nuk bej debat!

      2. Arben says:

        ti qe po shkruan dhe po shperndane fyerje je ose grek ose shka, spiun sidoqofte

  3. Ilia says:

    Jam kryekput me mendimin tuaj i nderuar Berat! Ti thussh nji wyyeti me njerez fisnike i shemtuar shemton shkruesin!

  4. Ilia says:

    Te quash qytet i shemtuar nje qytet me njerez fisnike “shemton” shkruesin!

    1. Adi says:

      Ti thuash milotit qytet i shemtuar i ke bere nder se nuk eshte qytet po nje vrime e humbur. Sa per Beratin i them vetem kaq: ne 100 vjet Kosova ka pas nevoje per Shqiperine dhe jo anasjelltas. Nese tani nuk ka me nevoje s’ka asnje problem. Nese e konsideroni veten vetem vend fqinj edhe Shqiperise i lind e drejta t’ju konsideroje te tille

  5. Ilia says:

    Ju lumte Berat! Tung prej Shqiprie!

  6. astrit says:

    Per cka e akuzon Bushatin, te jap te drejte. Kur e quan FSH organizate mafjoze, si dhe akuza te tjera kundrejt shtetit ame, me dukesh si serb.

  7. feliks says:

    Berat, as ka dyshim qe mban nje emer simbol te qyteterimit te madh te cilin ta kane vene Prindet e Tu me siguri Patriot. E vetmja merite eshte qe nuk ke dashur ta ndrosh por sje ne gjendje ta mbrosh kuptimin e tij. Ju kam ndjekur shpesh ne debate dhe analiza. Je politikisht i pickuar nga ide one sided dhe kte “helm” kerkon tja veshesh kombasve te Tu nga kjo nahie..je i deshtuar dhe i perbuzur po nga te rinjte e ksaj nahie te cilet Kombetaren e e Kombit Shqiptar e mbeshtesin me kenget nga Kosova ku me merite ato jane kthyer ne Himne te tifozerise se Kombrtares se Kombit Shqiptar dhe jo Shtetit shqiptar..pak skuqje nqs ke gjak kombi duhet te te vi..leri me Partite dhe idhujt partiak menjane..
    Ti ose nuk kupton ose….Ti e di…eshte Kosova eshte Shqipria simphonia e te rinjve nga 2 vjec deri adoleshentet 17 vjecar…meru me politike percarese se mbase fiton me shume klikime nga qytetaret jo shqiptar dhe perjashto ato politikane sic thua…

  8. bimbashi says:

    Me qejf po ta lexoja shkrimin, por me humbe kur fillove te flases per shtetin tend qe e ndertuar me forcat tona dhe qe Shqiperia s’paska bere gje per Kosoven. Je Andi Bushati i Kosoves, vetem qe ke emer tjeter. Nga muter si ju te dy jemi te ndare ne…Inferiore ndaj te qenit shqiptare dhe te frikesuar prej asaj qe duhet te jini.
    Urime kombetares se Kosoves dhe do Zoti e bejme realitet thenien: nje komb, nje kombetare.

  9. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Berat dhe Milot jon emra te mrekullushem-
    Berati me ngjyrat e Onufrit vjen prej Lashtesise dhe ndriçon ne Historin shqiptare.
    Miloti asht nji çamarok,trim,gjithmon ne sprova dhe ne kerkim.
    Por Bushati e ka tjeter kund.
    E ka me besen e shqiptarit mor Berati jem i amel.
    A e jep besen nji kosovar si shqiptar apo si qyqar??
    Kjo asht ajo qi un due me dit.
    Ata djemt qi linden ne Zvicer dhe Gjermoni ja kthyn shpinen atyne vendeve dhe erdhen dhe lujten se i therriste gjaku ,por tash qi e braktisen dhe gjakun,dhe po kthehen te luajn per nji shtet me 6 yje.Neser do ja kthej shpinen dhe shtetit me 6 yje dhe do shkoj te lujne ne Arabi e Turqi.Njeriu asht i lire te bej çka te doj,te iki ku ti pelqeje,por mos te ankohet kur e qujn tradhtar,te pa bese.
    PS:Ne jena nji trup me dy krena,ne flasim shqip,ne duena dhe urrehena.ne shahemi dhe a bojm fort dhe e knoqim njoni tjetrin,por nuk na vjen mire kur na braktisin.
    Ne e kena te veshtir tu lem te ikni,…
    NanaShqypni e ka shum te rand ti thot ik,djalit qi e pati te larg per gati 70 vjet.
    Mos e gjyko shum Bushatin.
    Ai FATKEQSISHT ksaj rradhe ka te drejt.
    Kush flet shqip,kush bukes i tot buke e ujit uje asht shqiptar dhe ka bese,kush i falet Flamurit te Skanderbeut dhe te UCK nuk duhet ta braktiste NANEN Shqipni.
    Kjo quhet Pabesi mor Berati jem i bukur.

  10. aqif tahipi says:

    PREJ LUFTE VEC AI LARGOHET QE ESHTE LINDUR TRADHETOR . Or zog gamori ,je shume i vogel ne intelekt dhe kontribute qe te perfshish ne keto debate anal istesh bythqire kombin shqiptar .

  11. Aureli says:

    O Berat qe nuk e pate fat! E para emrin ta kan vene te paret e tu qe shquhen per te paditur! , Besoj brenda teje je i ndergjegjshem per kete.
    Po more Beratuc, harrove ku u mbeshtet lufta kosovare ne llogjistike? Epra Beribat, po te mos i donte qejfi Shqiperise, asnje mize nuk hyne apo dilte nga territori i saj me arme. Thirri mendjes Beribat! Ne na behet qejfi te promovohet kosova se pervec sporteve ( qe nuk tregojne shkalle inteligjence) nuk ak cte eksportoje tjeter vecse xhihadiste. Hapni syte o Berat dhe kultivohuni, zbrisni nga pema e shqfqet Krasniqit.

  12. Drini says:

    Berat i ke lexuar mijera komente qe bejne lexuesit kunder Bushatit.Ti duhet te besh nje thirrje tjeter sic bere per kastriot Myftarajnqe Bushati te mos merret seriozisht. Shkrim i Andi Bushatit per futbollistet e kosoves qe shkojne tek ekipi i tyre eshte nje turp.Bushati eshte i pa cipe pervecse provokues.Eshte e drejta e tyre dhe nuk ka askush te drejte ti gjykoje, falemnderit per sa kontribut dhane per ekipin shqiptar.Jane te respektuar nga mijera shqiptare

  13. Luke says:

    Me pjesen me te madhe jam dakort pervec 2 pikave: 1- Kosovaret nuk kane bere asnje gje per Shqiperine sepse nuk kane mundur ; 2- Po te mos ishte Shqiperia, Kosova sot nuk do kishte asnje shqiptar sepse Serbet I perzune te gjithe ne 1998. I dashur Berat skeni bere asgje me forcat tuaja, se ju ne kohen e luftes ja futet vrapit dhe po te mos ishte Shqiperia do ishte bere me keq se Bosnia Ku Serbet vrane e prene si deshen

  14. Dajti says:

    Berat, me kete reagim ke shume te drejte.Andi Bushati nuk eshte nje gazetar per tu marre seriozisht.Me provokimet e tij ne media ai po arrin te mbahet gjalle pasi profesionalisht eshte deshtak prej fillimit si analist dhe gazetar. Si ka mundesi qe vetem tani e paske kuptuar -kush eshte Andi Bushati?
    Ne shkrimin e radhes Bushati do te quaj emigrantet tradhetar, sepse lane shqiperine dhe u shperndane neper bote. Pikerisht ate etiketim qe u dha Ramiz Alia atyre qe u futen ne ambasadat e huaja ne vitin 1990

  15. drejt says:

    mos u habisni me faktin qe nje pjese e dsave qe e quajne veten shqiptare(fatmiresisht do shkoje dejt nje pakice shume shpejt)…nuk e duan kosoven dhe as me shume se gjysmen e shqiperise….por realiteti eshte qe kjo nuk do ndikoje aspak ne ecurine e bashkimt dhe njesimit kombetar

  16. Eqerem bej Vlora says:

    Dikur, midis viteve 50-80 ne sport konkuronin dy ekipe: RFGJ dhe RDGJ. Sportistet e lindjes ishin te suksesshem ne not e atletike, kurse ne futboll nuk afroheshin me perendimoret. Ne 1972 lindoret fituan ndaj perendimoreve, por ne fund RFGJ u shpall kampione bote.
    Sidoqofte, ne syte e gjithe botes RFGJ njihej si “Gjermania” kurse lindoret konsideroheshin si te perkohshem. Mbas 90′ lindoret vrapuan t’i bashkohen ekipit Gjerman: Balack, Doll, etc.

    Ne Shqiptaret, shkojme ne drejtim te kundert.

    Mbas 60 vitesh ja arritem qe me ne fund te jemi pjese e Europianit, me futbolliste qe vijne nga te gjithat trevat shqiptare duke na bere te gjithe te ndihemi krenare per here te pare. Mbas ketij suksesi te perbashket, ne vend qe te punojme sebashku per te arritur edhe me lart me kombetaren e futbollit, fillojme te behemi analiste se kush ka me shume merite. Ne vend qe te shkojme drejt nje identiteti kombetar edhe ne sport, krijojme nga fillimi nje kombetare te re Made in Kosovo me “te merziturit” e De Biasit, a thua se po te kishim pas Milotin do kishim dale kampion ne France. Lorik Cana e tha bukur “Shqiptaret kane vec nje kombetare”. Ja tha po kujt ja tha. Berati ka mendjen e vet.

    Suksese Bunjakit dhe djemve te tij. Eshte rruge e gjate, nuk behet vec me inat.

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:

      ?

  17. england says:

    Ti o Berat qenke shume trap,me vjen keq qe po ta them por shkrimi yt me beri te etiketoj si te tille!
    Ku e gjen te drejten ti o njeri (meqense nje tjeter trap ketej nga Tirana fut brockulla) qe merr shkas nga nje shkrim i individid te pergjithsosh,apo me keq te fusesh ne nje thes te gjithe shqiptaret pertej kufijve nga jeton ti,kush dreqin jeni ju te dy qe per hir te interesave qe keni nxisni shqiptaret e ty dyjave trojeve ne nje “lufte” mendimesh dhe komentesh,une do ta mirekuptoja ndonje serb te fuste ne sherr shqiptaret,por ty me emrin Berat thjesht te them se sado qe te mundoheni ju me shkrimet tuaja te promovoni veten,apo te merrni vemendje,nuk do ja dilni te fusni ne sherr vellezrit e te dyja aneve kufirit,do deshtoni me ato qe shkruani pasi si ai nga Tirana,dhe ti nga do qe vjen jeni deshtake me pacavuret qe shkruani neper gazetat respektive.,dhe askush nuk ju merr seriozisht.

  18. Gezimi says:

    Edhe ti o Berat!!!???
    Berat! Te kam ndjekur disa here, neper emisjone e programe tv. Në shumicen e rasteve nuk kam qene aspak dakort me ju.
    Berat se c’ke nje urrejtje per shqiptaret edhe pse mundohesh me e fsheh ajo del ne f’tyren tuj si voj permi lakna
    Kam mendue me vete, jam rreke disa here me kuptue psene, nuk kam arrite asnjehere ne nje konkluzion te qarte.
    Po keshtu edhe per ate pinjollin e bllokut, ne terheqje vemjake duke lene gjurmet e lengut te peshtire.
    Sot kuptova se ju jeni një. Jeni nje sepse ju bashkon nje gje besnikerija ndaj te njejtit padron dhe ti e kupton se ke ke padron.
    O Berat dhe ti bushat, nese ka njeri qe ju kupton se pse e beni kete reeplike, jam une Gezim Hallaci banues ne Tirane dhe origjine kuksjani dhe po jua them: keni marre detyren emergjente nga padronet, flisni ne medja percajeni Shqiperine me Kosoven qe te dobesojme rrolin e tyre ne rajon dhe me gjere.
    E more bastarde, jeni te dy shume te vegjel, jeni shume te mjere, para lidhjes shpirtnore, vellazerore, genetike, farefisnore te shqiptareve ne gjith boten e jo mo ne ballkan.
    Ptuuuuu me vjen ndot nga ju.
    Tani jam me pushime ne Rugove dhe po shijoj mrekullite e ketyre aneve. Pronari i vilave me tha, kam shume vizitor nga shqiperia dhe nga viti ne vit ato jane shtuar. Ju vjen inate te dyve, e di, por per inatin tuaj dhe padroneve tuaj Shqiperia dhe Kosova do te jene krah per krah ne te mire dhe ne te keq. O te mjere hiqni dore nga keto metoda te ndyra kunder shqiptareve sa nuk eshte vone.

    1. Kosta Kostaqi says:

      Bravo Gezim!Ekzakte,e kam ndjek disa here Kete fare gazetari,Lushnje a Lac si e ka ky bajga bashke me Andush lepurushin,kete legenin pa t.v.sh.Keta jane thjesht jashteqitja e kombit dhe nuk meritojne me shume.

  19. Askushi says:

    Nuk ju kuptoj pothuajse juve te gjitheve komentuesve. Miloti eshte nje djal nga Kosova. Per sa kohe Kosava nuk kishte skuader Kombetare erdhi dhe luajti me Shqiperine. Pir nga momenti qe Kosova ka skuadren e saj perfaqsuese eshte e drejta e tij te luaj per Kosoven. Pse i komplikoni kaq shu e gjerat. Sa per Bushatin do te thoja thjesht gazetar “imoral” i gazetarise

  20. Dajti says:

    Nuk duhet te kete kombetare te kosoves se kosova nuk eshte komb Nuk ka komb kosovar sic nuk mund te kete komb lab,dibran,dukagjinas,tosk,gege etj etjKosovaret jane shqipetare si gjthe te tjeret Ne duhet te perfaqesohemi ne bote ne te githa aktivitetet sportive nen nje flamur Kete gje duhet ta beje politika duke filluar nga bashkimi ekonomik dhe nje ministri e jashteme e perbashket me nje minister shqiptar nga shqiperia dhe nje zv minister shqiptar nga kosova

    1. Hej dajti pas dajtit nuk gjete dot nje emer tjeter ? Ka ngel dynjaja per emra sic duket

  21. kuq e zi says:

    Turn,turp te kesh 100 here neqofte se e quan veten se ke gjak kuq e zi, po mesa po shihet ti paske gjak te serbit more plere. A nuk ju vjen turp qe per nje ekip futbolli fusni spicat e urrejtje ndaj nje kombi. Pse cfare paskan bere Kosovaret per ne te shqiperise, apo se paskan ardhur edhe paskan luajtur me top. Po harruat ju more qe ju hapem dyert e shtepive edhe ju futen brenda, edhe kur vinte puna nuk merrnim nje falenderim nga ju perkundrrazi. Ma heq veten edhe patriot se pakeni emra te qyteteve te shqiperise, kurse po tju pysesh jashte vendit nuk toni asnjehere se jemi shqiptare por jemi Kosovare. Keshtu djale i mbare mblidhini farat e kokes edhe mja ja bete qejfin atyre qe na kane hale ne sy. Nemos je i fytur edhe ti nga ata. Tung.

  22. Gjithmone ne stres, nxitim e nevoje te kapim kohen humbur dhe te jetojme kohen dhe nga nxitimi gabojme. Gabon Bushati gabon Berati se jetojne ne nje mjedis e mendesi permanente krize. Shqiptari (Kur them shqiptari, eshte kosova dhe te gjithe ato qe jane shqiptar) po nderton nje bote qe po kryen “vetvrasje“ dhe dita sa vjen e gjerat behen me kercenuese ne krizen ne te cilen kemi rene e prove e gjalle eshte dhe ky shkrim skandaloz i Beratit. Forma ben diferencen. Po ti mor Berat ke te njejten forme e format si Bushati, ke te njejtin gjak e temperament,ke te njejten muzike e gjuhe e te njetin himn kombetar, te njejten histori te lare me gjak e te njejtet heronj e te njetet mafjoze politikane- te njejtin INDETITET. Ktu ta kishte lidh kujin Bushati te kombi e kombetarja po me nje forme kuturru. Ktu e lidh kujin dhe Ti po me nje forme kuturru…Tragjike me te vertete e vajtushme kjo dekadence e bjerrje intelektuale deri ne mjerim…Hiqe ate foto dhe bashke me foton kur ta djegesh hiq dhe mendimet e inkuzitorit e gjej paqen…

  23. toni says:

    Ishte pikerisht kjo ” lufte e ftohte ” midis dy vendeve pjese te nje kombi qe nuk duhet te ndodhte. Duhet te jemi pak me te zgjuar dhe te punojme qe te dy vendet te ecin paralelisht ne drejtimin e duhur dhe te kete nje lloj balance por kjo duket se do jete e veshtire. Ajo smire qe ne kemi per njeri tjetrin ne jeten e perditeshme eshte pasqyruar qarte dhe ne kete aspekt. E mira eshte qe ata qe kane lindur ne Kosove tani te luajne per Kosoven dhe ata qe kane lindur ne Shqiperi per Shqiperine. Ndersa lojtaret qe kane lindur jashte te zgjedhin vendlindjen e prinderve te tyre ! Kurse ti Berat qe flet qe ne duhet te mendojme me shume per veten se Shqiperia ska bere shume per ne, ate stadiumin Loro Borici qe do ta perdore dhe skuadra e Kosoves, notat e protestes ne mes te Beogradit, perfaqesimi dinjitoz ne organizata boterore e me tutje, etj. Besoj se me aq sa ka mundesi me breke neper kembe sic eshte vete Shqiperia, ska bere pak per Kosoven..

  24. vbebri says:

    Berati eshte pjese e oligarkise se re Kosovare, qe i don Shqiptaret te ndare, ai thjesht i sherben interesave te kesaj oligarkie , ai vertet beson dhe lufton qe shqiptaret te jene te ndare. Ketij po i intereson teza e kombit Kosovar… dhe arrin ne fyerje te shqiptareve kudo qe ndodhen . Nje pyetje i bej Beratit filoserb, si e ndjen vehten tani , Shqiptar Kosove apo thjesht kosovar i shkeputur nga Serbia

  25. Nickname says:

    O Be(J)RAT..per FSHF ke te drejte,po si shume perdor NE ,JU,ATA ATO….NE SIKUR JEMI TE GJITHE SHQIPTARE APO JO?Merre pak me shtruar se ke marre kot..

  26. bashkimi ben fuqi says:

    fjale eurte e mencur, jo ne kuptiimin e shteti ame, ajo eshte pjese e integrimit ne be,por sot kuq e zite jane gati per boteroriri
    keshtu qe duhet keta qe jan kuq ezi nuk duhet te ikin tinzash, si hajna, si njeret pa dinjitet.
    canaj, dha nje nesazh, nuk duhet te luaj me rumanine se jam jo per formacionin baze
    dhe nderoji vehten dhe gjithe shqiptaret, dhe nuk do i harroj lotet e tija ne armeni,kur kaluam per ne france, lote burri. lote gezimi, lote krenarie
    lote qe na perloten te gjitheve
    dhe jo lote qarramanesh, qe duan formacioni menjehere..
    turp, tinzar
    e mirse te ikesh…….pa bese
    keshtu mbetesh, jo emri te jep vlera, milot, saranda,
    emrin ta jep fisnikeria, puna, atje ku e nis dhe perfundoje, pastaj bej karriren po je i zoti.
    canaj, kush ishte. pa emer, por sot mbetet diplomati i rralle i ekipit ,qe mesoji te gjithe, te ishin grup
    dhe tregoji bashkimi ben fuqi

  27. bashkimi ben fuqi says:

    fjale eurte e mencur, jo ne kuptiimin e shteti ame, ajo eshte pjese e integrimit ne be,por sot kuq e zite jane gati per boteroriri
    keshtu qe duhet keta qe jan kuq ezi nuk duhet te ikin tinzash, si hajna, si njeret pa dinjitet.
    canaj, dha nje mesazh, nuk duhet te luaj me rumanine se jam jo per formacionin baze
    dhe nderoji vehten dhe gjithe shqiptaret, dhe nuk do i harroj lotet e tija ne armeni,kur kaluam per ne france, lote burri. lote gezimi, lote krenarie
    lote qe na perloten te gjitheve
    dhe jo lote qarramanesh, qe duan formacioni menjehere..
    turp, tinzar
    e mirse te ikesh…….pa bese
    keshtu mbetesh, jo emri te jep vlera, milot, saranda,
    emrin ta jep fisnikeria, puna, atje ku e nis dhe perfundoje, pastaj bej karriren po je i zoti.
    canaj, kush ishte. pa emer, por sot mbetet diplomati i rralle i ekipit ,qe mesoji te gjithe, te ishin grup
    dhe tregoji bashkimi ben fuqi

  28. Ben Dibrani says:

    Sic shihet edhe nga komentuesit, “Bushati” nuk eshte vetem, eshte nje fenomen por per fat ai thjesht perfaqeson pjesen me te felliqur te Shqiptareve. Kosova ka nevoje te njihet ne bote dhe arti dhe sportet jane nje menyre e shkelqyer promovimi. Kosova ka talente te jashzakonshem, ne sport gjithashtu dhe ka lojtare edhe per ekipin e vet edhe per Shqiperine. Si mund te xhelozohet nje Shqiptar se me cilin ekip shqiptar po zgjedh te luaj nje Shqiptar? Suksese Kosoves dhe ashtu sic mori e para medalien e arit me Majlinda Kelmendin, ashtu edhe te shkoje sa me lart edhe ne futboll! Trapat ketushem le te qahen e jargaviten se i duan fitoret dhurata, dhe tashme po ulerijne si “patriote” te neveritshem. Kemi rastin te gezohemi dy here, edhe nga suksesi i Kosoves edhe nga ai i Shqiperise.
    Ai qe nuk do Kosoven, nuk do as Shqiperine, ai nuk eshte Shqiptar i ndergjegjshem.

  29. Kabashi says:

    Realiteti eshte ky. Jem nje komb e dy shtete. Keshtu sic jemi duhet te punojme te jemi nje shtet e kem nje flamur. Kufirin e kem ta hapur dhe te punojme se bashku duke afirmuar ato qe na bashkojne, jo ato qe na ndajne. Me pune e profesionalizem ne sport etj kem potencial per arritje te medha.

  30. artur m says:

    Shkrim me te ceket nuk kam lexuar ndonjehere,vertet jane argumenta keto per te penguar bashkimin kombetar?Nuk u besoj syve ku qenka niveli i gazetarise ?Vertet a i beson ato qe shkruan apo thjesht shkruan per disa injorante?Perfaqesimi me kombetaren shqiptare eshte mesazhi qe i percjellim botes “jemi nje dhe nuk mund te na ndani dot kurre”

  31. Gjeto Popaj says:

    JAM NGA SHQIPRIJA RRESPEKT RROFSH O BERAT BUZHALA HIQU KTYNE GAZETARVE TAN SE CA TA THON NE NATE STA THON NE MRAMJEALA SU MSUT ME KTA PDF

  32. Luli nga Xarra says:

    Ore lereni Bushat mavrine. Po nuk shkroi, qofte brockulla mbetet pa buke.

  33. Bernabeu says:

    De Biazi duhet te ndroj gjeostrategji..te kerkoj talente tek shqiptaret e maqedonise. Ka plot talente atje

  34. Babkulla says:

    Berat , Majlinda shkelqeu , munde te shkelqejne edhe futbollist apo te tjere ne sporte te ndryshme,por dalja me ate flamur ne krah njollos popullin shqiptare ne Kosove .Perse do te thoni Ju ? Ne ate flamur kane vend edhe popullsite jo shqiptare ne Kosove qe ne 100 vjetshin e fundit Kane vrare e zhdukur me mijra shqiptare ,po te themi edhe 700 mije njerez mund te jete e vertete .Ateher une pyes : Kush eshte ai mendje lehte qe na reklamon kete lecke si simbol komtare,valle djemt e UÇK per kete flamur dhane gjakun e tyre? Ky veprim eshte tradheti e kaluar tradhetise.Tek ai flamur mund ta gjejne veten ajo pjese e popullsise qe kane ardhur nga kryqzimi i popullsise shqiptare me nacionalitetet e tjera qe jetojne ne Kosoven Shqiptare ose me mire ne Shqiprine veri lindore .Koha ,e ardhmja shqiptare nuk do te pranoi kosove te ndare, pavaresisht interesave bajraktariste te momentit .Rrofte e qofte flamuri kuq e zi me shqiponjen dy krenare simbol i shqiptareve kudo qe jane ne bote .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje