FOTOT/ “Aty jashtë ka një jetë që më pret”, historia e 23-vjeçares që prek zemrat e italianëve

18 Gusht 2016, 18:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Aty jashtë ka një jetë që më pret”,

Ajo ishte vetëm 23 vjeç.

Por, sëmundja e rëndë me kancer ka bërë që të ndërrojë jetë.

Giorgia Libero ndërroi jetë një ditë më parë, ndërkohë që ishte bërë e njohur në Itali, vendin e saj, për shkak se historia e saj kishte prekur vendin fqinj.

23-vjeçarja e sëmurë prej disa vitesh, edhe pse e sëmurë, besonte se do e fitonte këtë betejë.

“Nuk linda që ti në moshën 23-vjeçare të më marrësh.

Aty jashtë ka botë dhe mua më pret një jetë dhe shumë persona që më duan.

Me ke shkatërruar, por nuk dua të dorëzohem. Nuk dua”, shkruante ajo vetëm pak javë më parë.

Por, është dorëzuar.

Këtë gjë e ka bërë me dije i fejuari i saj, Federico Morandi, që ka bërë një postim emocionues.

“Të kam mbajtur duart, siç të pëlqente ty, deri pak më parë.

Nga kjo natë nuk do të kesh vetëm gishtat e mi shtrënguar pas teje, por edhe dy krahë të bardhe dhe të bukur, siç ishe dhe je ti.

Udhëtim të mbarë e dashura ime…

Merr me vete në qiell edhe buzëqeshjen tënde dhe dëshirën e madhe për të jetuar Giorgia”, shkruan i fejuari i saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje