Tirana dhe Prishtina kanë hyrë në një debat të rrezikshëm, që ndonëse po bëhet për futbollin, fsheh ndarjen e madhe mes dy vendeve, që deri më sot është mbajtur e tulatur në emër të patriotizmit. Fanella e Kombëtares ka mjaftuar për të hedhur në një qoshe xhamadanin vija- vija dhe për të ngritur një pikëpyetje të madhe. Sa ndihemi afër njëri- tjetrit?
Po të shohësh polemikat e herëpashershme që shpërthejnë në media (futbolli, muzika serbe, qëndrimi ndaj Beogradit, e deri tek përvojat personale në të dyja anët) krijohet përshtypja se kemi qenë më mirë kur nuk kemi qenë bashkë. Ose më saktë, kur nuk njiheshim.
Në 100 vitet e fundit, njohja reciproke ka qenë e cunguar dhe e deformuar. Pushtimi serb dhe izolimi i Shqipërisë prej Enver Hoxhës, e penguan jo vetëm fizikisht por e manipuluan edhe si perceptim njohjen dhe realitetin në të dy vendet. Tirana besonte se “kosovarët” ishin të lumtur se nuk ishin të izoluar. E këta besonin se ata andej ishim të lumtur sepse ishim të lirë. Procesi i njohjes qe traumatik në fillim të viteve ’90. Në Shqipëri u shfaq pjesa më spekullante dhe delirante e Kosovës, që me një grusht parash mund të bënte ç’të donte në një vend të çoroditur dhe të babëzitur për shkak të izolimit dhe varfërisë. Pastaj erdhën vitet ’98- ’99, lufta e Kosovës, ku për herë të parë njohja hyri në një proces më normal, (kontakti i drejtëpërdrejtë i mijëra njerëzve me njëri- tjetrin), por që gjithsesi ishte emocional. Tmerret e luftës, solidariteti njerëzor, patriotizmi i vënë në provë, ndjenja e rezistencës ndaj një armiku të jashtëm, triumfi i shqiptarëve pas një shekulli padrejtësish, etj, bënë që edhe kjo njohje të ishte nën ndikimin e entuziasmit, pasioneve, këngëve patriotike, dehjes nga avujt e pavarësisë dhe idesë së bashkimit. Një zbulim i njëri- tjetrit nën efektin dalldisës të lirisë.
Faza tjetër e njohjes, ajo që nisi pasi zjarri u shua e pasionet u ftohën, është ajo që po përjetojmë edhe sot. Ku emocioni ia ka lënë vendin normalitetit dhe ku marrëdhëniet njerëzore po ndërtohen si të tilla pa u kushtëzuar nga ngjarje të mëdha historike si lufta, pushtimi, izolimi, çlirimi, pavarësia. Sot po njihemi në përditshmërinë e zakonshme, në lëvizje të lirë, në komunikim të hapur, në takime, miqësi, krushqi, biznes, pushime, studio televizive, koncerte e ndeshje futbolli. Të zhveshur nga pesha e ngjarjeve dhe ndikimi patriotik që ato prodhuan.
E nga kjo njohje normale, po zbulojmë çdo ditë e më shumë se ndarja mes nesh qenka më e madhe nga sa kemi menduar. Se eventet e mëdha vërtet na kanë afruar emocionalisht, por nuk kanë mbushur dot hapësirën midis, të krijuar përgjatë një shekulli. Se mes Tiranës dhe Prishtinës ka diferenca të mëdha kulturore, të cilat e bëjnë edhe më të vështirë afrimin.
Mjafton një debat për sportin për të treguar se sa e paqëndrueshme është lidhja jonë, se si një raport kaq i rëndësishëm mund të varet edhe nga një top futbolli. Sepse ky debat në fakt është produkt i njohjes tonë të mangët dhe të cekët. Cektësi që, sapo gjen rastin, shpërthen në arrogancën idiote dhe të pakuptueshme të Tiranës, apo në mllefin dhe cinizmin e tepruar të Prishtinës. E që mund të degradojë në “luftë të ftohtë” pikërisht për shkak se buron nga zemërimi primitiv i “asaj që po ta bën i yti” dhe jo nga analiza e defekteve të shoqërive tona.
Kjo që po ndodh mes nesh është pasojë e shoqërive të mbyllura, që vlerësimin për njëra- tjetrën e bazojnë tek historia, simbolet, folklori dhe jo tek përditshmëria, dija dhe arsyeja. Prandaj dhe sherri bëhet më i zhurmshëm, sepse nuk është pasojë e arsyetimit por e zhgënjimit apo lëndimit fëminor: Si mundet dikush i Shqipërisë ta thotë këtë për ne? Si mundet një i Kosovës të flasë keq për Shqipërinë? Ne presim nga njëri- tjetri diçka përtej marrëdhënies normale njerëzore, një lloj sakrifice, përbetimi dhe dashurie pa kushte, që buron nga drama apo krenaria e të qënit shqiptar dhe jo një raport besimi e vlerësimi që krijohet duke jetuar e komunikuar çdo ditë. Ne ua kemi mbivendosur ngjarjet e mëdha përditshmërisë tonë, duke i marrë frymën normalitetit njerëzor.
Edhe kombëtaren e futbollit e kemi përjetuar si një ngjarje të madhe historike që na bashkon si e tillë, por jo si njerëz që e njohim njëri- tjetrin dhe prandaj duam të jemi bashkë. E kemi përjetuar si xhamadani vija- vija, si Shqipëri etnike, si është Kosova është Shqipnia, prandaj sot gjendemi përballë keqkuptimeve apo zhgënjimeve naive për njerëz të rritur.
Eshtë paradoksale kur sheh se shqiptarët në Tiranë u zhgënjyen që disa futbollistë shkuan me ekipin e Kosovës, ndërkohë që shpërthyen në gëzim kur Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA. E ky zhgënjim i palogjikshëm, vijohet më pas nga polemika të njerëzve të logjikshëm që e thellojnë keqkuptimin, bllokojnë nevojën jetike të njohjes normale reciproke dhe e mbajnë debatin përsëri në nivel emocional.
Ndaj edhe Kombëtarja, që deri dje të gjithë mendonim se na kishte bashkuar më shumë se kurrë, sot po na e përplas në fytyrë largësinë e madhe që kemi. Sepse edhe ajo ka qenë një ngjarje që ka kushtëzuar njohjen tonë normale. Ndonëse dihej që një ditë ajo do të ndahej, ky fakt po përjetohet si një dramë kombëtare dhe jo si një zhvillim sportiv i parashikueshëm, duke nxjerrë në pah brishtësinë e raporteve Tiranë- Prishtinë, të cilave nuk po u vimë aspak në ndihmë.
Shikoni se sa me lehtësi përfshihen në një debat të tillë emocional emrat më të njohur të publicistikës shqiptare. Dhe sa pak shkruajmë ne, veçanërisht ata që i njohin mirë dallimet Tiranë- Prishtinë, për përditshmërinë, përvojat personale, ndryshimet dhe të përbashkëtat mes dy vendeve. Një proces që do t’i shërbente shumë njohjes normale për ta na afruar, nëse vërtet e duam këtë. Dhe duhet ta bëjmeë këtë, sepse në të kundërt, debatet që nisin për futbollin fare lehtë mund të përfundojnë në traktate armiqësie, që kur ndodhin brenda llojit dhe mbi baza emocionale, lëshojnë më shumë shkëndija.
PER TU NJOHUR ME MIRE DUHEN PROVA , NDOSHTA FUTBOLLI ISHTE NJE RAST ORDINER ,POR PER TE ZBULUAR VETEN MJAFTON .
ENVER HOXHA I NJIHTE MIRE SE KUSH ISHIN KISOVARET ,PRANDAJ NUK PRANOI KURRE TE BASHKOHET ME TA .
I MADHI FISHTA KA THENE : SA MUND TE MBLEDHESH NJE THES ME PLESHTA ,AQ MUND TE BASHKOSH DY SHQIPETAR .
MENDIMI IM ESHTE ,QE KUSH KA SHQIPETARIN AFER KA ZOTIN LARG !!!!!!!!
he me se rrac muti jan nga te dy anet e kufinit. ata t shqipnis dihet mo se kush jan,pa ner,pa bes,pa fe,
gjarprinj fluturues helmues.
kosovart si grupe hijenash me jarg qe I varen neper dhemb. dhe
tradhtare te lindur dhe te rritur ne beteja tradhtije jan te dy krahet.
e kan me hymn kombtar tradhtin.
hymni kombtar tregon karakterin e nje kombi,teksti dhe muzika.
hymni italjan tingellon si loder dashnie. hare gezim qejf dehje lumturije dashnije..
hymni francez esht hymni I luftes dhe revolucjonit. barut konflikt luft per liri drejt majash te larta .. te duket sikur shef ata fshataret me cfurqe si flamur te ngrit perpjet qe ne grupe te egersume po marrshojn per diku qe te coptojn dike ne ndonje kshtjell fisnikesh te pasur ..
hymni barok angles vjen er mbret,lavdi,perendi,…johan sebastjan bach muzik…me kok luani flokeshum autoritar
gjermanet kan hymnin e kombit te zellshem te martirizu,te munduar,…I hyjn nje qellimi me zell te madh por si perfundim deshtojn madhnishem.
amerikant? hymn praktik,realist,pragmatist ku madhshtija esht me teper toksore sesa hyjnore.dhe lirija tingllon e tejdukshme gjithandej neper kater anet e horizontit…
ruset kan hymnin e te munduarit te lavdishem.i vuajturi der ne pafundesi I perulur dhe pervuajtur por qe s vdes dhe s mposhtet dot..si ata skllevrit e babilonit me zinxhir dhe mundim…
po shqiptari?
he!
si flak kashte!
ke fjala tradhtor muzika I mshon.
perfundon me bisht ne shal. si ai cakalli qe ndiqet nga ujku.
si qen I rrahur.
dava futbolli, pse e tjerrni kaq gjate, bile nga ana tjeter, nese ka shume talente, te ngrihet edhe futbolli kosovar sepse prape shqiptar jane. Boll me analiza qe dashje padashje hedhin faren e percarjes… se ne aq duam dhe marrim kot dhe ben sehir dhe ferkon barkun greko-serbi pastaj. le te shkojne ku te duan si futbolliste, me shume se 11 nuk futim dot ne fushe dhe te rinjte duan te bejne emer se nuk do plaken ne stol. Ne te jemi patriote, te bejme ate reforme ne drejtesi dhe te shohim palacot te japin llogari se ata na e kane sabotuar kauzen kombetare 25 vjet per te mos thene kane shitur det ata qe bertasin per sovranitet!
kosova dhe shqiperia jane dy shtete me flamujte ndryshem ,me himne te ndryshme,me bilançe te ndryshme…nuk e di kujt i sherben ky shkrim ?..dhe perse duhet hedhur kjo dorashke mes dy vendeve…per aq sa egzistoi mundesia te dy vendet ndihmuan njeri tjetrin..,por askush nuk eshte borxhli kunder tjetrit deri ne harakiri..{sa trap qe je o analist}Shqiperia dhe Kosova jane dy shtete qe nuk e lene ne balte njeri tjetrin per probleme kardinale..
Ik ore budalla me artikuj te tille…asnje se ka mendjen ne keto idiotlleqe ,dhe ndonje komentues qe masturbohet Duke beshtyre lart …
Keto jane zhurma mediatike te fryra nga gazetare qe nuk shohin pertej hundes, dhe kur shohin shohin vetem ndasi. E verteta eshte se thjesht reflektojne veten jo realitetin. Kurse atje, ne jeten reale, Shqiptaret njihen, shoqerohen, miqesohen, jeta vazhdon dhe do vazhdoje. Per fat keta nuk kane gje ne dore.
A rmiqesite lindin nga vete gazetaret .Disa gazetere nga te dy palet jane te pa pergjegjshem , oburra te flasim ,por se cfare shkaktojne as qe kane mend qe te kuptojne.Shqiperi dhe Kosove jane nje e te pandare.
Dihet se Shkullaku ose ve firmen poshte te artikujve qe dikush tjeter ja shkruan ose e urdheron Sala me porosi! Servil dhe mercenar ja kush eshte AR-mando! Se si do te zgjidhet le tia leme lojtareve dhe kohes! Por ve re se Edhe Andi,tifozi i madh, beri dy artikuj ku flet per tradhetare dhe armiq! Berisha e di mire se eshte koha te percaje perseri kombin!
Na cate hajdarmalluten me futboll ,pa perpiquni pak te sqaroni demarkacionin dhe bashkesine e komunave serbe .Keto ceshtje kane rendesi per shume vjet dhe jo sa doli ndeshja :1 X apo 2.
Shume zhurme per asgje:..Nuk I kuptoj keta gazetaret : keta duan qe percdo gje e kurdohere te kete vec percarje si Brenda vendit ashtu dhe ne maredhenje me jashte.Keshtu po bejne dhe me Kosoven.Nuk e kuptoj cfare nuk shkon ketu qe sporti kosovare te therrase djemte e tij ne perfaqesusen e kosoves.Deri sa jemi ende dy shtete gjithsekush do te zhvilloje vendin e vet dhe nuk eshte faji I Kosoves se perfaqesusja shqipetare ka 70 perqind sportiest nga Kosova.Kosova ka mjafte talente per sportin dhe besoj shume prej tyre do luajne per shqiperine por mjafte te tjere do luajne per Kosoven e cila ka nevoje te njihet ne arenen nderkombetare edhe nepermjet sportit vecanrisht fotbollit ku ajo mund te angazhoje mjafte lojtare klasi Kosovare qe luajne me klube te rendesishme evropiane, duke perfshire edhe ndonje lojtare qe aktualisht luan me perfaqesusen e shqiperise.Ahere pse kejo zhurme dhe a duhet tu themi ketyre gazetareve : Boll se na cate koken:……..!!!!
Sa e hapa shkrimin dhe pashe foton e Shkullakut, me erdhi veshtire; dhe ta theme troç: me vjen veshtire duke pare fytyren e tij me lesh si ata njerezit e rrugeve pa u lare dhe qe bien era. Por, thone, se pamja e jashteme tregon dhe boten e brendshme te ndjenjave. Prandaj ky keshtu eshte dhe nga ndjenjat dhe nga shpirti dhe nga ato qe ben. Kujt i sherben ky shkrim qe na ben analizen e shqiptareve pavaresisht se ku jetojne , ne Kosove, apo ne Cameri? Eshte tipike i atyre qe ka bere dhe ben Sali Berisha per perçarje jug-veri dhe per te sunduar. Prandaj ashtu si ka surratin Shkullaku, ashtu eshte dhe nga shpirti. Le ta besojne ata qe u shkon per shtat, por jo shqiptaret me gjak shqiptari. Kush eshte shqetesuar se futbollistet shkojne te lozin ne Kosove?! Per mua eshte me e domosdoshme te formojne nje skuader futbolli Kosova me dinjitet per eliminatoret dhe le ndodhe te kualifikohet se sa te kualifikohet Shqiperia . Kjo ka rendesi te madhe per gjithe shqiptaret. Dhe rendesia eshte ne radhe te pare politike, pasta edhe çeshtje krenarie. Eshte nje mrekulli nje shqiptaret te perfaqesohen me dy skuadra ne kampionatin botror. Po ke shqeteson? Se degjojme fjale ne rruge dhe i shkruan shkullaku ne gazete e pastaj na ben dhe moral, duhet ta quajme perçarje, armiqesi apo çfare? . Turp, se asgje s’ka ndodhur qe ta lidhesh kete çeshtje Prishtine Tirane. Turp.