Të gjithë tmerrohen nga historia jonë e madhe, por vetë ne shqiptarët asnjëherë nuk e kemi dashuruar historinë tonë. Për fat kemi SHBA në krah

17 Gusht 2016, 17:00Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kjo harresë fëminorë duhet të largohet nga formimi ynë; sepse, ja se çfarë kemi pare e dëgjuar dhe po dëgjojmë ende kundër nesh:

Dikush që nuk di asgjë nga historia botërore dhe ajo europiane, flet me “kompetencë” dhe thotë: “ne shqiptarët nuk kemi histori”. Kurse pushtetet politikë mizerabël që kanë kaluar në Shqipëri, e kanë shkruar historinë sipas oreksit të “pashait” që ka sunduar në Tiranë.

Po ku ka histori fqinjësh sot që të mos jetë shkruar nga heronjtë shqiptarë! Ja: themeluesi i shtetit modern turk, Qemal Ataturku ishte një shqiptar, të gjithë heronjtë dhe drejtuesit e Revolucionit Grek antiosman, ishin shqiptarë.

Te gjithë këta që flasin rrotull nesh kundër osmanëve, dhe kundër nesh, harrojnë se luftëtari me i madh antiosman, me beteja dhe histori të lavdishme ishte heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe, kurse fqinjët e sotëm qe ulurasin kundër nesh, ishin me osmanët e kundër luftrave kastriotiane.

Të gjithë ata që thonë se shqiptarët janë antikristianë, kanë smirë patologjike për shqiptarët, se sot në historinë e Ballkanit ka vetëm një mbrojtës real të krishtërimit: Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Po pse, nuk ishte personaliteti me i madh i krishtetimit të shekullit që kaloi një shenjtore shqiptare: Nënë Tereza e Kalkutës? A nuk e adhurojnë sot të gjithë shqiptarët e Ballkanit shenjtërinë e saj?

Tani po dëgjojmë nga neoosmanët shqiptarë se Skënderbeu “është një terrorist e vrasës myslimamësh”. Po pse, Heroi ynë do t’i linte ushtarët e Anadollit që të vrisnin shqiptarët?

E shihni se me kë kemi të bëjmë? Të gjithë tmerrohen nga historia jonë e madhe: mllefin e kanë me heroin tonë kombëtar. Çfarë nuk i kanë thënë atij që ka shpëtuar Evropën nga hordhitë osmane; dhe e dini pse? Pikërisht për këtë, sepse e kanë dashur ta shihnin Evropën me brekushe e më çallmë.

Këtu vjen një president turk Erdogan, një perfaqesues i anakronizmit osman, dhe e detyron Presidentin shqiptar që të heqë skulpturën e Gjergj Kastriotit nga ambienti pritës në Pallatin e ceremonialit të shtetit shqiptar. Si mund të ketë në histori një president të tillë që e di simbolin kombëtar një pajisje ose orendi të shtëpisë së tij?

Mos e harroni kurrë: ne kemi vetëm një doktrinë kombëtare – kastriotizmin. Kjo i tmerron me zili apo me inat kundërshtarët tanë. Por ky nuk është faji ynë. Dhe kemi katër fe të barabarta që nuk kanë aspirim oriental, por kane aspirim perëndimor.

Ky në fakt është sekreti i tolerancës sonë fetare: kultura solide europiane e families, e shtetit dhe e drejtësisë në të katërta fetë tona. Drejtësinë shqiptare do ta sjellim shumë shpejt në fibrën reale perëndimore të drejtësisë. A e shihni se përse na luftojnë: jo për defektet tona, por për vlerat tona.

Të gjitha këto vijnë se ne shqiptarët edhe pse kemi një histori dhe një gjuhë të madhe, nuk jemi koshientë për këtë, dhe prandaj heshtim kur kundërshtarët tanë historikë na fyejnë te vlerat tona kombëtare. Ja, disa ditë më parë dëgjova një minoritar Barka, Barka që na kishte bërë një zbulim dhe i kërkonte UNESKO-s që ta hiqte ison labe si vlerë të kulturës botërore, se ajo nuk është shqiptare po greke.

E kuptoni ku jemi? Vjen një grekfolës i ardhur nga Anadolli dhe na tregon neve historinë tonë mijëravjeçare. E kuptoni sa zemër gjerë që jemi! E dini pse ndodh kjo? Sepse popullsia autoktone ballkanike me e madhe në Greqinë e sotme, janë arvanitasit. Por isoja e tyre nuk mund të quhet se është isoja e grekfolësve të ardhur në Ballkan me marrëveshjen e Patriarkanës së Konstandopojës me Portën e Lartë të Sambollit.

Të gjitha këto kanë ndodhur e po ndodhin se në shqiptarët, në kohët moderne, kemi qenë të vetëm.

Kurse e vërteta është se ne kemi një histori të madhe. Askush në Ballkan nuk e ka historinë tonë. Luftërat kastriotiane që shkëlqejnë Evropën, këtu gjejmë të përbuzen nga turqit e asimiluar prej gjuhës magjike shqipe, dhe ne i dëgjojmë, sikur të mos na duhet fare historia.

Sidomos sot, pasi shihet se Shqipëria dhe shqiptarët po hyjnë në një etapë historike të bashkimit të tyre me Evropën; mos mendoni se nuk do sulmohemi.

Në fakt sot ka dy shtete shqiptarë në Ballkan, dhe 8 milionë shqiptarë janë të vetëdijshëm për kohën që po vjen në favor të tyre; por ne ndërkaq po i shohim sesi janë hedhur në sulm kundërshtarët tanë historikë. E dini që Greqia është shtet dy popujsh: shqiptarë dhe grekë?

E dini që Maqedonia është shtet dy popujsh: sllavë dhe shqiptarë? E dini që Mali i Zi është një shtet dy popujsh: sllavë dhe shqiptarë? E dini që shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë janë shkruar sllavë ashtu sikurse arvanitasit shqiptare të Greqisë që jane deklaruar grekë në Greqi? E dini që në Turqi ka rreth dhjetë milionë shqiptarë që nuk lejohen të mësojnë shqip? E dini që shqiptarët e Turqisë janë dëbuar me dhunë nga Ballkani, domethënë nga Iliria?

A e shihni sesi ka rrjedhur historia jonë, e ne rrimë këtu e u bëjmë temena pushtetarëve tane që kanë shitur interesat tonë për të vënë në favor të tyre para të pista?

Kjo ka ndodhur se shteti shqiptar nuk ka qenë me personalitet, sepse pushtetarët e korruptuar na i kanë imponuar këta që kemi rrotull e që i kanë formuar shtetet e tyre me shqiptarë që nuk i kanë lënë të deklarohen.

Ngritja e aleancës me Amerikën në një nivel të ri aktual, dhe përfundimi i Reformës Perëndimore në Shqipëri, do t’i japë fund dobësisë sonë. Pse, si mendoni ju, politika amerikane, kur vendosi të bombardonte Beogradin për Kosovën, nuk i dinte të gjitha këto? Nuk e dinte Uashingtoni se po formonte dy shtete shqiptarë në Ballkan, kur fqinjët tanë kanë dashur të fshinin nga harta dhe vetë Shqipërinë?

Personaliteti i shtetit shqiptar do ngrihet shpejt mbi vlerat e veta, ashtu siç i shpreha me lart, menjëherë sapo të vendoset moraliteti në Shqipërinë e reformuar. Sot, kur interesi amerikan në Ballkan dhe interesi shqiptar po aty, u puqën në histori, gjithçka do të ecë drejt suksesit dhe personalitetit të shtetit shqiptar. Të gjithë dëmet historike të Shqipërisë kanë ardhur nga të korruptuarit që kanë drejtuar shtetin shqiptar. Janë shumë në 100 vjet. Por ne do shohim të eliminohen e të dalin nga skena politike e drejtimit, këta të sotmit, që nuk kanë bërë kundër shqiptarëve më pak nga ata që kanë vdekur në këta 100 vjet.

47 komente në “Të gjithë tmerrohen nga historia jonë e madhe, por vetë ne shqiptarët asnjëherë nuk e kemi dashuruar historinë tonë. Për fat kemi SHBA në krah”

    1. ARIU says:

      Po mire o avokat,po per reformimin e drejtesise si nuk na the gje konkrete vec llogjeve te Kavajes?
      Po ne komisionet e reformes di nuk te futen,por moren ca te rinj?
      Prandaj ti merresh me perralla me mbret se per drejtesine nuk di cfar te thuash.

    2. Pellumb says:

      Spartak, njohurite fetare me japin te drejten t’ju cilesoj si avokat I djallit, detyra e te cilit eshte ti shmange njerezit nga rruga e Zotit te madheruar. Ti , ateist I thekur, je nje injorant ne fushen fetare dhe nuk mund te kuptosh qe ebraizmi, krishterimi dhe muslimanizmi jane nje zinxhir me hallka te te njejtes fe universale: ISLAMIT, te urdheruara dhe te percaktuara nga vullneti hyjnor i Allahut fuqiplote dhe i destinuar te triumfoje. Rasti i Turqise se Erdoganit eshte nje sinjal I forte dhe I qarte. Në te vertete ti avokat I djallit je nje pseudopatriot sepse je nje pseudokristian…

  1. kasemi ke treni says:

    hartim I bukur per shkollen fillore.

    1. Afrim says:

      Qe nga emri qe ve Kasemi te bene ty nje cop fshatar mysliman. Mortje. Rrofsh Avokat. Une qe shkruaj jetoj prej 20 vjetesh ne Kanada. Mos u dekorajo nga ca injorant.

      1. abc' says:

        Mut ju o avokat e mut ne.
        Ju 100 vjet shtet,ne 150 vjet.C’beri 100 e c’beri 150 ?!

    2. NAIMI says:

      Sic ke emrin ashtu ke dhe trurin O kasem. Ti je nje nga otomanet me tipike dhe keshtu ke per te dhene shpirt me callme nder dhembe. A ku di ti se c,eshte kltura perndimore dhe liria mor derdimen.

  2. asd says:

    Nuk u lodhe me monologje euforike ?
    Bej nje dite pushim o Ngjela.

  3. shqipe says:

    Te lumt lapsi o z. Al. Ngjela.
    Ti i jep zemer shqiptareve sepse e do atdheun tend.
    Urimet dhe respektet e mia jan per ty si drite qe je ne erresire

  4. kevin says:

    Dhi e zgjebosur e bishtin perpiet avokat.
    Ky eshte realiteti.
    Ne kemi 100 vjet shtet (i thencin) ku e shef ket lavdi ?!!

  5. Raimond vlonjate says:

    Shum bukur ke folur ketu. Ja keshtu flitet ,.

    Shkrimet brenda duhet te kene patriotizem shqiptar , qe te jene te besueshme se i sherbejne shoqerise sone shqiptare

    Dhe kritikat kur behen nen driten e oatriotizmit uane te shendeteshme dhe i sherbejn me te vertete shendoshjes s shoqeris shqiptare

  6. E VERTETA says:

    BRAVO, BRAVO, BRAVO. NUK KA SE SI BEHET ME PERSHKRIM I BUKUR. TE LUMTE AVOKAT.
    SALIH RAM SHEQERE BERISHA SE SHPEJTI DO DALI NE PENSION, DHE DO TE ZHVENDOSET NE NJE DHOME SHUME KOMODE, ME KOMODE SE E KA SOT. DO KETE TE GJITHA ORENDITE NE NJE DHOME TE MADHE 1.5 ME 1.5. NE DJALL TE SHKOJE ME GJITHE SOJIN E TIJ TE QELBUR. SHKERDHENI, DHENDURRET HAJDUTE ILEGALI DHE LEGALI, E BIJA HAJDUTE….ZOTI JU DHENTE DENIMIN E MERITUAR.

  7. artur says:

    Kryeveper Spartak, eshte pothuajse hera e pare qe nje shqiptar, haptas dhe troc fare shpreh keto pikpamje patriotike, te cilat nuk jane thjesht parulla, por te verteta historike. Te gjithe shqiptaret kudo qe jane duhet te ndihen krenar per historine e tyre te madhe, dhe mbi te gjitha ta mbrojne ate me cdo kusht kundrejt atyre qe perpiqen ta mohojne: greke, serbe, ruse, sllave ne pergjithesi, turq, shqiptare te shitur te djalli dhe te armiqte shekullore te kombit tone, etj.

    Kete qe po ben Ngjela si nje qytetar i thjeshte do te duhej ta benin ne rradhe te pare, politikanet dhe historianet inekzistente, si edhe media qe fatkeqsisht vazhdon te jete anti-shqiptare dhe e shitur te te korruptuarit dhe te huajt armiqsore.

    Por gjithcka do te ndryshoje shume shpejt per shume me mire se deri tani!

    Urime Avokat, te heq kapelen!

  8. capi says:

    Mire e bukur e ke shkruar. Si ne ate kohe, ehhh. Te na roc shoku Enver, marc na ditet tena.
    Por aq sa heroizmi, edhe qeneria shqiptare nuk shuhet dot !
    Ky mbetet problemi, per sot e mot.
    Zgjidhja. Mbase duhet gjetur ku ka perfunduar e pastaj duhet kultivuar, kush? Struktura sociale e kombit. Pune e veshtire. Zorr se arrihet ne kushtet e tregut te lire ekonomik, social, kulturor, historik, etnik.
    Mbase duhej te ruhej, duke e cveshur nga ideologjizimi i tepruar, ajo gjendje sociale, thelbi partiotik, krijuar pas LDBoterore, ne 45 vite, ku trimeria e mencur, nderi, dashuria per atdhe, shpirti komunitetit, fqinjesia e mire, respekti per punen e vet dhe te tjetrit, ndihma reciproke ne nevoje, miresjellja publike, pastertia fizike, shpirti luftarak, papajtueshmeria me perdhunuesit e nacionalizmit shqiptar, dashuria per minoritaret, po dhe kercitja e dhembeve ndaj shkerdhatareve, dashuria e dlire per Kosoven, Camerine, etj., gjera qe edhe popujt e tjere qe ishin nen komunizem i ruajten relativisht, dhe po i zhvillojne sot si shprehje konkrete, si fryma e pavdeksise kombetare.
    Shkurt hesapi. Ne hodhem nenen, beben, dhe mbajtem ujrat e ndotura te lindjes. A nuk eshte kjo qeneria kombetare shqiptare? Dhe krijuesi i kesaj race primitive shqiptare eshte Ramiz Alia me … . Po te ishte/ishin shqiptare, punet e demokracise shume me mire do te ishin ndare, bere, per te gjithe e per vatan.
    Ne dore te Zotit – qe as nuk e shohim, dhe as nuk e prekim dot – kemi mbetur.

  9. artur 1 says:

    Sa antishqiptare paska ketu ne forum.BRAVO AVOKAT

  10. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Te ngjitesh ne kodren e Kuzbabas dhe te mendosh se ndodhesh ne majat e Olimpit!!
    Nje te vertetet keni shkruar. Historia juaj fillon dhe mbaron me ottomanizmin.
    Pasardhësit e familjes së Botsaraion – Botsarit dhe familjes Tzavellaion- Tzavellas jan gjalle dhe flasin vete.
    Ketu i keni. http://news247.gr/eidiseis/afieromata/apogonoi-twn-hrwwn-toy-1821-sto-news-247-timh-kai-mnhmh-gia-ekeinoys-poy-mas-xarisan-thn-eleytheria.3973006.html
    Mema e tyre eshte Hellada, dhe do te jepnin jeten sot nese kerkohet, thone. Jane arvanites – jo Shqiptar. Jan nga Arvana e Epirit te Veriut, – prandaj edhe e quajn veten Arvanites dhe jo Shqipetar. Jane Kristian Orthodhoks me kultur dhe ndergjegje Helene.
    Ju vete vendin e quani Shqiperi dhe veten tuaj Shqipetar. Alvani ju quajten Greket per here te pare.
    Gjithsesi, ata me te cilet mburreni dhe luftuan per te tjeret si thoni. Perse nuk luftuan per shtetin Alvani ?!!! Ishin bullallenj?!!
    Greqia e fitoi Pavaresin 100 vjet para Shqiperis .Perse nuk erdhen keta me te cilet mburreni te clironin Shqiperin nga Ottomanizmi?
    Mburreni me Arvanitet qe luftuan poturezhinjt arnaut !!!,- mburreni edhe me dyzinen e Kryeministrave, zaradrazemave poturezhinj Arnaute qe i sherbyen ottomanizmit ?!!!
    Vendoseni, se dicka nuk shkon me ju. Jan heronj apo tradhetar?!! Jane budallenj i te zgjuar !!

    *Po Greket dhe Hungarezet te mburren me Sarkozin. Se babai i tij ishte Hungarez dhe gjyshi i tij nga mamaja eshte nga Selaniku .
    Po Keniatet te mburren per Obamen?!!

    Profesor Intelligence Quotient …zero !! leri tmerret qe ndjejn fqinjet ndaj jush. Beni ndonje shkrim per drogen qe po mbyt dheun aty se po ju merr mendjen !!

    1. like says:

      Injoranca Nuk te jep te drejte te jesh prepotent. une po te jap nje shpjegim te thjeshte perse heronjte tane ndihmuan shtetet e tjera para se te ndihmonin vatren e tyre. ti po deshe te kulturohesh me teper kulturohu vete, por pa u influencuar nga burime te dyshimta historike.

      se pari ne kohen e kalbjes se perandorise ne fjale, shqipria Nuk egistonte. ishte thjeshte turqi. ishte pjesa me e varfer dhe iñorante e gjithe perandorise dhe me e shtypura. se dyti vatani ish copetuar me qellim nga turqit dhe ato pjese ne te cilat heronjte ishin lindur u perkisnin vilajeteve apo zonave qe sot jane shtete te tjera. luftrat qe ata bene ishin me te mundshme atje ku u bene. qellimin mbase e kishin qe ta dobesonin sa me teper perandorine me shprese te bashkimit kombetar te mevonshem. qellimit per tu shkeputur nga turqia dhe ia arriten, qe ishte qellimi kryesor. parlamenti i pare grek ka qene shqipfoles. mos e harro kete fakt shume domethenes, dhe kujtojua arvaniteve qe flasin perçart.
      vuajtja prej turqise e ka bere kte popull ti duket mjalte helmi i grekut.

      1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

        Me thoni cfar gjuhe kendojn ne kengen Arvanite “Ra Kembana” dhe vete ky fakt do u bej te kuptoni qe s ka asnje lidhje me arnautet shqiptar por kendohet ne nendialekt grek .
        Po Arbereshet e Italis,cfar gjuhe flasin cfare kulture kane c’lidhe kane me Alvanin ?!!!

        1. Kaci says:

          Ore qenke idiot i lindur ti? Ra kembana eshte shqip apo greqisht? Mos ngateron si idiot qe je besimin fetar me kombesine? Kombesia eshte gjak, gjaku i nenes dhe babes ndersa besimi eshte dicka personale. Ate mund ta zgjedhesh ose te trashegosh besimin e te pareve. Sipas mendjes tende te mykur kush eshte orodoks eshte grek? Po shqiptaret ortodokse te Korces, Gjirokastres, Camerise e gjithe Shqiperise ca jane sipas teje grek? Ikin ore mendje mykurit e mesjetes. Po skeni faj ju greket se jeni mbarsur me lloj lloj racash dhe pa ortodoksine nuk keni taban si popull. Po tju besh ADN dilno me shumice arabe. Mir qe keni ndopak gjak shqiptari ne vena se me te zinj nga cjeni do ishit. Racd gabelesh. Arbereshet flasin dhe kendojne shqip vetem ti si idiot i lindur nuk e di kete.

    2. DIA says:

      Po shko mo te qifte derri nenen ne muzeun e Luvres ne France dhe ke te dokumentuar fjalet e Marko Bocarit qe i thote Pukevilit qe eshte shqipetar pasardhes i Skenderbeut dhe sa per djeni Shuljotet jane Gege dhe jo Toske dhe nje nga shenjtoret me te medhenj te tyre ishte SH MERKURI qe jevgjit e anadollit as qe e llogarisnin per shenjtor.

    3. joni says:

      Ha nje mut me gjith heladen

    4. Thespotia Ilire says:

      Kush eshte gjuha e nenes se Arvanitasve o grek? Kush eshte gjuha e nenws se Suljoteve e cameve?Pse Straboni i quante epirotet barbare dmth jo greke?Ku shtriheshin qytet shtetet greke perpara pushtimit romak? Perse patriarkana e Stambollit ra ne ujdi me porten e larte per ti quajtur greke ortodokset e perandorise bizantine dhe turq muslimanet?
      Pyetje nga nje ortodoks shqiptar jo grek!

  11. E po kjo pune! says:

    deri tani postet i kane patur plehrat e greko-serbit, me Ramen po duket ca dinjitet por kemi nevoje edhe per individe si avokati, deri ne presidence per te deshmuar dinjitet sic e meritojme ndaj plehrave ne rajon.

  12. K says:

    Ne jemi asgjë,sepse pretendojmë se jemi gjithshka. Për shqiptarët ,atdheu i ngjan asaj lopës që tjerët e ushqejnë kurse ne vetëm è mjelim. Po të kish pak histori, do të kishim edhe pak dinjitet kombëtar dhe nuk do të mbushnim Evropën me kurva,kriminela dhe drogë. Historia dhe dinjiteti, mbartin përgjegjësi. Pë çfarë të jenë krenarë shqiptarët. Për pronat e vjedhura për shtretin, apo drejtësinë ?NE JEMI BALTË.EDHE JU JENI BALTË.

  13. Bazarhesap says:

    Sa keq eshte kur sta vejne ne dukje qe ke rjedhur dhe ti vazhdon pafund me dogma dhe fantazira histerike

  14. Zara says:

    I persosur komenti I avokatit. Shqiptaret Jane treguar neglizhente ndaj historise se tyre te lavdishme. Ndersa politikanet e keqinj shqiptare e Kane Lene ne harrese historine me synimin ti ulnin koken shqiptare be, ti Benin pa dinjitet, qe ti sundonin me mire.
    Megjithate ne gene I ruajme qe te gjitha, gjuhen, traditat, historine.

  15. Shqiptaret jetojne ne 3….kontinente dhe kane historine me hyjnore ne bote ! https://archive.org/details/THOTIFLISTESHQIP

    1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      Tundeni kycin,,alo papa evagjelio!!
      https://en.m.wikipedia.org/wiki/Malakas

  16. Lennard says:

    Respekte Z.Ngjela.Penda jote Ballsam per shqiptaret dhe helm per Grekofonet.Vazhdimisht e ke mbajtur ndezur Pishtarin e ndergjegjesimit Kombetar.O SOT O KURRE!!!.Analizat e bera jane shume efikase.U eshte cjerre maska Hajduteve,Grabitqareve,te Korruptuareve,Tradhetareve.Nuk kane nga vene.Do te vazhdojne te votojne si CECOJA!!! Po do te votojne dhe FUNDIN e tyre

  17. irena says:

    shume bukur. Shkrim qe duhet ta lexojne e te mesojne te gjithe

  18. korcari says:

    Filloi ligjerata e zhdrejte e avokatit!O avokat c’fare pi? edhe nuk na jep edhe neve!Eshte vape gushti mos konsumo te skaduara?Fillojme te analizojme ato qe shkruan;E spo na i thua mire Spartak[emer grek]!Zakonisht je i sakte ne analizat,po ketu ke mare anen e pellumb xhufit me duket…..se ai thote nga keto.Po mire si nuk tregove kete ndjeshmeri edhe kur arabishtja e imamit arab degjohej ne shesh te heroit kombetar Kastriotit?per fiter bajram? edhe mijera shqiptare i kthyen bythen kastriotit per tu falur nga meka?nga ana e armiqeve te tij,te cilet luftoi sic thua ti,duke shpetuar krishterimin…ti sikur i shikon te gjitha!edhe nuk shikon kontraditen tone?Une di qe cdo hero kombetar,eshte simbol i kombit te tij,eshte ai qe te gjithe brezat duan ti ngjasin po kush?Ata qe i kthejne sumen[ose bythen ne shqip]kush?Shqiptaret jane shembelltyre e heroit tone kombetar?apo jane vellezer me armiqte e tij?Erdogani beri dicka me te rende se ajo historia me presidentin jo serioz shqiptar,ju tha ne mes te tiranes,se zemra turke reh qe nga afganistani deri ne adriatik,edhe asnje nga ju patriotet nuk i tha nje fjale,perse?nga jemi vellezer?nga floket?keto pse nuk i thua?apo ke frike?edhe ti.Me te hapur me shqiptaret,sepse nuk jane te gjithe qe hane bar[si ne kohen e atij qe te futi ne burg]Doni te na beni nacionalistin por gaboheni,historia eshte e shkruajtur edhe ajo nuk ndryshon,sic pretendon ti edhe disa te tjere….Beni nacionalistin ndertoni ate vend qe mos largohen,edhe ata shqiptare qe kane mbetur,edhe lere historine me don kishote etj…Mblidh mendjen avokat,sa nuk eshte vone….

    1. Grigor says:

      O ti historian emrash
      Emri Spartak nuk vjen ne Shqiperi nga Sparta e Greqise. Shqipetaret e vendi emer per nder te Spartacus, skllavit te famshem qe ishte ne fakt nga Thraka e cila ka qene banuar nga fise jo greke, kryesisht odrizianet ishin fisi me I madh.
      Thraka ishte atje ku sot eshte Bullgaria, por shtrihej edhe ne Veri te Grease se sotme. Administrata odriziane adoptoi gjuhen greke por gjuha e folur e fiseve te Thrakes nuk ishte greke. Avantazhi I gjuhes greke ishte se ishte gjuhe e shkruar.
      Askush nuk e mohon kulturen e Greqise se Lashte, por mos merrni kot te pervetesoni historite e kombeve te tjere. Ti nuk je as grek.

  19. grer says:

    Pershendetje Zoti Spartak Ngjela!
    Dua te te falenderoj per shkrimin, i ke rene Pikes! Pervec ketyre turqeve qe mundohen te te denigrojne, kij kujdes edhe nga europianet fodull q mund te xhelozohen! Sigurishte Greqia e mbushur me arvanitas qe flasin shqip dhe shkruajne shqipen me germa greke, nuk jane shqetesim. Ata e kane marre vesh kete histori. Gjuha greke me 26 shkronja, perflitet se eshte rrjedhur nga shqipja ( e vjeter ) me 36 shkronja. Prandaj ne mjedist te ndryshme, apo shkrime, ka filluar qe Greqia te quhet motra e vogel e Shqiperise. Dergoje kete shkrim edhe ne Greqi dhe do te shohesh se ata me mbiemra me 2 rrokje (stil mbiemri peollazg dhe ilir, laralkteristike per arvanitasit) do te pergjigjen me shume dhe pozitivisht.
    Pak me siper te falenderova sepse kjo teme qe ti po trajton per se dyti me sa dije, tek me shume se askush eshte objekt studimi dhe interesi per amerikanet. Kjoe shte e thjeshte, ata sot jane njeshi i planeteit dhe pergjegjes per shume cka. Kjo i detyron qe t’i dine gjerat sakte, ne menyre qe te ndertojne stradegjite tyre dhe te nderrmarrin veprime te pergjegjeshme per te ardhmen kur vjen flala per raportet e shteteve njekombeshe duke u mbeshtetur ne studmin e sakte dhe real te se shkuares dhe origjines se popujve qe mese shumti ka si baze gjuhen. E amerikanet ne studimin e gjuhes dhe te informacionit per origjinen e popllit tone kane shume! Sa askush se di dhe se mendon!
    Gjithsesi duke shpresuar se perseri ti do vazhdosh ne kete teme, kerkoj vetem qe te ruajme modestin dhe arme tonene te bejme te verteten, ashtu sic eshte, jo me egoizem, jo me mendjemadhesi, me realizem te dobishem per gjithe njerzimin, pa te perulur!
    Faleminderit!

  20. dritare says:

    per njerezit qe ju servirin palcolleqe ne historine tone
    dhe
    per injorancen jo vetem ne politike, por edhe per pseudointelektualet prof.dr
    pambaruar asnje kredit me djersen e ballit

  21. Ermal Gjonie says:

    I nderuar S.Ngjela, je pena dhe mendja me e qarte e ketij shekulli per Shqipetaret. Kurre mos u terhiq nga komentet e injorances dhe anti shqipetareve qe i kemi me shumice. Ju uroj shendt.
    Ermali, USA

  22. Qamili says:

    Avokati po ia qellon me mire se disa gazetare medioker, bravo spartak shendet dhe mos u dorezo. Qamili

  23. kleptofagos says:

    Ishe mire me reformen ne drejtesi, o avokat, megjithese nuk te kam pare te flasesh me gjuhen e profesionit. Ke bere dhe tifoza….
    Tani pse e ktheve pllaken tek patriotizmi? Nuk na mjaftojne Kokedhimat si patriote te shquar te kombit qe nuk e ndajne lugen dhe gaveten nga brezi? Patriote te atij soji, kemi me shumice ne PD. PDIU, PR, PS, LSI, etj, por kemi nevoje per specialiste qe te fusin ne burg hajdutet dhe te ndertojne shtetin. Kur te bejme shtetin ligjor ne Shqiperi, pastaj e bejme me nge edhe historine…

  24. spiro jani says:

    si do kete histori shqiperia kur brezat mohojne parardhesit e vet kishit nje shtet 50 vjet me industri bujqesi kulture shkence ushtri mbrojtje dhe e cuat ne zero sikur ishin te enverit pse se zhvilluat me tej ne gjoja demokraci cfare ka sot shqiperia te jete krenare asgje prape shqiptaret pervec kohes enverit punojne per te tjeret dhe do vij nje dite do thoni qe ai ishte shqiptar le te mburemi nuk e lene interesat e fuqive te medha qe te kete nje shtet shqiptar fene e perdorin te tjeret per qellimet e tyre prcarese shikoni komentet qe behen secili mbane anen e fes vet si rrjedhoj jo unik as ne thelbin ete qenit shqiptar avokati vet nuk thote ghje per periudhen e te jatit na tregoje fjalimet qe mbante ne kohe te e nverit trima mbas te vjelave tani shpresoni te amerika po su kuptua nga vete populli asgje ska per tu bere

  25. matador says:

    e kush na u tmerronka nga storja jon e madhe?! dhe ku esht madheshtija e storjeve me shqiptare kriminela dhe mashtruesa vrasesa e te pabes! madheshti burgaxhinjsh?,kurvash?korruptesh?.. aha! fusha e male te mbjell me hashash. bujqsi madheshtore! hashashi I madh sa nji pallat tre katsh.
    ekipet madhshtore te kurvave qe sherbejn semaforve pa drita
    dhe shum refugjat te madhnishem shqiptar!
    ne na kan ngordh m hu gjithnji te tjert o avokat. ne cdo luft ja kan hyp shqipnis fqinjt si kau peles. I kan bo pallim masiv,ne grup,njeri nga pas,lopthi,tjetri nga siper carin n goj,te tjeret duke prit rradhen me hajdar perpjet! tamam si film porno duket historija e shqipnis,prandaj edhe kemi kaq shum kurva sic duket,/

  26. Emigranti says:

    Si ka mundesi more avokati i perzgjedhur i perendive shqiptare, qe asnje avokat tjeter plepist, apo i drureve te jere te avokatise shqiptare nuk te ndjek? Si ka mundesi qe shqiptaret te lezojne pa reaguar? Sepse ti je perfaqsuesi me “ligjor” i vazhdimesise se komunizmite ne Shqiperi!

  27. timi says:

    Me teorine e konvertimit te turqeve ne shqiptare,avokati i pa nderuar po i ben jehone teorive greko sllave se shqiptaret muslimane jane turq.
    Kjo eshte antishqiptare dhe eshte per te ardhur keq,qe sherbimet greko serbe i vene teza te tilla ne goje qelbin ere.Kjo eshte e perafert me shitjen qe nje avokat i ben klientit te tij ne sallen e gjygjit,nuk e di avokat ne se ju e keni bere kete apo jo.Turp per ju avokat.

  28. shqip says:

    shqiptari i mohuar eshte me i pa dobishem se greku, serbi, turku, te marre se bashku. ne fund te fundit me ata s’te lidh asgje. as gjuha e as zakonet. po me qaramanet e ketushem, me keta eshte e keqja. une e kuptoj qe ne momente krizash shoqerore njerezia behen pesimiste. po ashtu edhe hileqare. dikush mohon origjinen se vendi ku ka lere eshte i varfer. po ky eshte absurdi. kane filluar te na behen greke e turq, vetem se shteti ame nuk eshte i forte ekonomikisht dhe politikisht. eshte fare e qarte qe ne si komb kemi pesuar trauma te medha, si rrjedhoje edhe deformime. por gjeja qe nuk e zhberi perfundimisht kete komb ishte forca e gjuhes. e asaj gjuhe qe arriti te asimiloje ne permbajtje edhe gjuhe te tjera. sigurisht qe edhe kemi huazuar fjale te huaja. po kjo eshte si puna e tregut. eshte nje marrje dhenije tamam si ne teknollogjite qe dalin here pas here. perderisa televizion, makine, telefon, e qindra e mijra fjale te tilla , fliten njesoj si ne kine ashtu edhe amerike. si ne afrike ashtu edhe ne europe. keshtu qe nuk ka sesi gjuha turke te mos depertonte ne ballkan e me gjere. nuk ka shanse qe shkembimet tregetare te grekeve, shqiptareve, maqedonasve, e me gjere, te mos gershetoheshin me njera tjetren. aq sa dhe latinishtja qe u perhap deri ne ameriken e jugut. po le ti kthehemi gjuhes si zanafille e komunikimit. ate qe z ngjela kerkon tua kujtoje delenxhijve qe kane pasaporte shqiptare, po qe s’dine se çfare jane. sot historianet, arkeologet, albanologet, e te tjere te fushave te ndryshme, nuk kane me asnje dyshim ne preardhjen e gjuhes shqip- ilirishte- pallazgjike. rrenja e gjuhes se sotme shqipe eshte pasardhese direkte e gjuheve antike te cituara me larte. per mendjen qyqare te disa pseudo grekeve, zotat dhe emerimet e tyre ne antikitet shpjegohen ose perkthehen vetem me gjuhen e skenderbeut e naimit. greqishtja e sotme nuk gjen asnje kontakt me deshifrimin e fjaleve te se folmes antike. po kjo eshte e stra provuar edhe te etrusket. edhe aty arti, shkrimet, etj deshifrohen dhe perkthehen me gjuhen shqipe. po perse duhet te na vije turp per preardhjen? jo, te na vije turp qe qeverisemi nga njerez te pa pergjegjshem. po, te na vij turp qe injoranca si shkalla me e larte e fukarallekut, i ben shqiptaret te mos vleresojne token e tyre. po e masakrojne perdite. te na vije turp qe ne mes nesh ka njerez te formuar arabisht qe te trembin me pikpamjet e tyre. kjo po. qe tejkalojne edhe vete orientin me çmendurite e tyre. qe njerez me njohje siperfaqsore marrin persiper te ndryshojne teorite e ligjet boterore. duke i kujtuar p.sh. unesko-s, se ata nuk dine e s’marrin vesh nga iso-t. kjo eshte per te vajtuar avokat. jo greker e turq qe s’ja dine as shijen bukes qe hame ne ketu. po keta, keta qe jane mesuar te bejne rrufjanin. qe duan te hane me ç’te munden. qe u pelqente stambolli se u jepte tapi e katandi. po qe me pas u pelqente athina se u jepte pensione . ne nje kohe qe vete greket jane katandisur kokoshi nje thele. dhe ju me thoni se greket i quajne vellezer barkat e dulet? ne nje kohe qe ca “prifterinj” ua heqin buken qytetareve te greqise , per te mbajtur bollanon me para. ore jeni ne vete , apo e keni humbur sensin e llogjikes. kujtoni se atij puntorit te varfer ne izmir, ti thuash se erdogani do ngreje xhami me parate e tua ne nje vend qe quhet albani, ai to hidhet me ovacione? e keni gabim si emigrant i shoh si funksionojne gjerat. popullsite vendase preferojne me mire nje ardhacak qe punon e mban veten. se sa nje “si vella” qe vetem ha e pi ne kurriz te tyre. vetem se qenkerka i te njejtes fare. mlidhni veten e kerkoni vetem ligje te mira. vendi eshte sikur nuk ka tjeter. gjuha eshte qe nuk flitet me e bukur . duhet vetem te bejme zgjedhjet e duhura e te kerkojme, kerkojme, kerkojme. bota ketej vetem duke kerkuar ka ardhur ne kete stad. me gjume e me kafe, ja do kemi disa te çmendur si barka qe do habisin unesko e okb.

  29. EMANTEU says:

    O te mbaruar antishqiptar qe jeni vetem per te ngrene bar, harrojeni se vetem ne kemi qene dhe do te jemi te pare, sekretet qe mbartin lavdine e pellazgeve dhe pasardhesve te tyre shqiptar jane te kyçura ne arkivat e Vatikanit, Anglise, Frances e Turqise. Po pse more dritshkurter budallenj jane ata qe nuk I kane publikuar asnjehere te vertetat e medha per shqiperine. Apo kane frike se na ulin pasi duan te na mbajne lart hahahaha… Ne shume shpejt do te marrim vlerat qe meritojme historine tone te vjedhur nga frikacaket pa histori te ballkanit ose ardhacaket se ne jemi autoktone…

  30. ATDHEU says:

    Z. Ngjela, nje pershkrim ne pak rrjeshta por teper i drejte( i sakte). Por mos harro se kundershraret kryesore kane qene dhe jane brenda kufijeve tane. Dhe do te shtoja se pas reformes ne drejtesi, reforma tjeter duhet te jete ajo ne historine tone.( te rishkruhet Historia e Kombit Shqipetar). BRAVO.

  31. Muzaka says:

    I nderuar avokat Ngjela!. Respekte e mirenjohje per temen qe ke trajtuar. Edhe pse s’jemi historiane perseri do na duhej vetem dy pare mend qe te zgjohemi, te kuptojme e reagojme per çfare i eshte bere e vazhdon ti behet etnise se mrekullueshme Pellazgo – Iliro – Shqiptare.
    Historia nuk fillon me ditelindjen e gjithsejcilit qe shprehet ketu. Albanologet Gjermane e Austriake edhe ne vitet me te zymta te diskutimit te egzistences se trojeve shqiptare jane mahnitur me zbulimet e tyre per vlerat e etnise tone qe ne kohet me te lashta. Qe nga koha kur mongolet e Xhinghis Khanit nuk ishin dyndur, kur nuk kishte dale ne skene edhe “islami” me myslimanet etj.
    Pozicioni gjeografik beri qe te gjitha dyndjet, pushtimet te kishin per fushe beteje, plaçkitje, shfarosje, tjetersim trojesh e konvertim ne popuj te tjere, teresine etnike Pellazgo – Iliro – Shqiptare!
    Ne “bota” na thote jeni me histori shume te lashte ne themi nga injoranca (padija) apo per interesa te barkut se skemi histori!!!
    Akademiku Arif Matjani (sot ne Kanada) i ka ftuar greket (e sotem) te perballen me analizen qe i ka bere ne Librin “E Verteta ePabesueshme e Nje Populli Para Helen”. Mbase nuk nxjerim gje ne drite per te kthyer historine e hereshme por trojet etnike shqiptare te cunguara ne kohet moderne edhe mundet te zgjohen nga terri i copetimit dhe i politikave antishqiptare te cilat dhe sot jane te hidhura e vepruese. Dhe qe ne rastin tone fatkeqsisht i bejne hosana llapaqeneria mediatike por fatkeqsisht dhe disa te “shkolluar”. Shih sa me mendjelehtesi kenaqen me filmin “Ertugrul”!!!
    Avokat! mos u merzit nga injoranca nihilizmi dhe sherbimi antishqiptare qe bejne. Besoj e kupton se kur hapen tema te tilla “disa” sikur i ha zegali (ajo miza ne nenbisht te kalit).
    Por te kemi dhe kurajon qe kushdo qe i ka sherbyer shqiptarise te mos kompleksohemi por tu japim vendin qe meritojne.
    Se mburren dhe ballistet, e gjithe bashkpunetoret e nazifashizmit, qe “luftuan per atdhe” por dhe per pak e bashkuan edhe territorin e sotem shqiptar me trojet e ndara!!!
    Qejfmbetur bufi u ankua se i perçmonin zogun e tije. Kur zoti u dha fjalen, po flisnin zogjte e tjere, por askush nuk mburrte zogun buf. I nevrikosur bufi mori fjalen dhe i tha zotit “E sheh qe edhe para teje po behet padrejtesia?” dhe vazhdoi – nuk keni sy edhe mend te shihni e te gjykoni! ka zog me te bukur se i imi qe ka koken e madhe dhe syte sa grushti? !!!
    Edhe greket mburren me gjuhen e tyre se e kane me shtate “I” – nje shartese qe e kane bumerang!.
    Ne Akropol murin e pranojne pellazg ndersa ndertesa eshte greke!.
    Edhe kur ka ndodhur lufta e trojes “greket” nuk kane egzistuar si etni!.
    Por harrojne se protokolli i pare ne parlamentin e pare grek eshte mbajtur shqip!. Por uzurpimi i kishes nga bjondet Xhighis Khanas e beri te veten.
    Gjate gjithe kohrave dhe tani e ne te ardhmen kunder interesave kombetare kane punuar, punojne e do punojne
    qelbaniket qe kane vetem “plenc” ose stomak dhe te ligjte patologjike.
    Shqiptari i qelbur qe ka vetem bark, stomak e aspak ndergjegje kthehet ne sherbyes te rrezikshem (mercenar) me i keq se pushtuesi. Ka mjaft shembuj qe pasi i kane perdorur keta tipa i kane hedhur ne grope si te peshtire qe nuk deshen vendin e tyre e jo te duan ata qe u vune ne sherbim per interesa!!!.
    Shkolla avokat shkolla ku e ka vene historine tone? Jo per mbivleresim te vetes por per te respektuar shkencen Albanologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje