Ai erdhi drejt nga prodhimi. Kishte punuar nëpër fronte të vështira si mekanik dhe me mik në ato vite shtatëdhjetë arriti të marri një emërim si mësues pune me dru dhe me metal në një shkollë të mesme të Tiranës.
I shkreti, bënte çmos ta mbante me thonjë e dhëmbë atë vend pune. Kjo meqë orët e mësimit nuk dilnin për një normë të plotë mësuesi.
Prandaj drejtori i kishte dhënë si detyrë që orët e mësimit që i mungonin t’i plotësonte me riparime dhe rregullime dyersh, bravash, xhamesh të shkollës.
Përndryshe rrezikonte vendin e punës.
Kjo e dyzonte të shkretin. Poqese kishte shumë xhama të thyer në shkollë, drejtori i thoshte: “Shiko ti Sabri, nuk punon fare, tridhjet xhama të thyer, dhjetë brava të prishura, dy dyer të dala nga çivitë. A punon ti apo jo? ”
Por, edhe kur pasi kishte punuar me djersë, dhe në shkollë nuk kishte asnjë xham të thyer, asnjë galexhant nevojtoreje të thyer, asnjë rjedhje uji, asnjë bravë të shkatërruar, përsëri drejtori i pakënaqur :
“Ore Sabri, ti nuk ke punë tjetër këtu veç mësimit, dhe norma mësimore është e paplotë, duhet të njoftoj në drejtorinë arsimore të të çojnë në ndonjë shkollë fshati!”
Tmerr. Hall të mos punonte, hall të punonte.
Por, më në fund e kishte gjetur zgjidhjen. Zgjidhja e tij ishim ne, nxënësit.
Vinte dhe na shtynte : He, çuna, nuk po bëni ndonjë lojë me top andej nga pas shkolle, te oborri i vogël, ngjitur me banjat dhe wc e shkollës?
Ja ku e keni topin o qullaca, he çfarë prisni?
Loja fillonte dhe topi endej sa andej nga njeri xham dritareje te tjetri. Bëhej kërdia…
Ai vrojtonte dhe sapo shihte që sasia e xhameve të thyer dilte e tepëronte për t’i hapur punë për të paktën një muaj, niste e bërtiste që ta dëgjonte drejtori :
Maskarenj, cuna të poshtër, aty e gjetet të luani me top??? Thyet gjithë xhamat, ububu çfarë nxënësish të poshtër, prishët pronën socialiste!!!
Maskarenj, notën në sjellje do t’ju thyejmë!
Ai ishte i kënaqur. Transferimi i tij ishte shtyrë dhe për një muaj.
Vetë shkatërronte për t’i hapur punë vetes, dhe po vetë rregullonte atë që kishte shkatërruar, për t’u dukur si i nevojshëm, si i pazëvendësueshëm, si i paheqshëm.
Rendimenti i tij në punë ishte zero.
C’jane keto NAIVITETE ! mos ! se na kujton GAZETEN bashkimi !
tamam si rendimenti yt –
H.M.H!
Prape na e nxoret kete rroten e kk****
Me falni ju akademike dhe anal-iste, por ky eshte mjerimi i inteligjences shqiptare. Akadem-iku qe çalon, jo vetem nga kembet- Artan Fuga, me aresyetimet e tija shvejkjane te papara, kete radhe eshte afer vijes se kuqe, duke felliqur vehten, akademine, lagjen ku jeton, dhe mbi te gjitha “Klubin e ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”, ku militon si anetar i asociuar. Me siguri ketu ka dore “Koka e Meduzes”-Rama.
Per kete radhe , Akadem-ikut qe çalon, jo vetem nga kembet- Artan Fuga, i jepet verejtje me paralajmerim dhe shenim ne Karten eAnetarit te Asociuar. Vendimi u morr njezeri nga anelare e klubit:
Kryetari -Arkitektit popullor, i shpifurit – Fatos Lubonja,
Nën Kryetari- Ironikut lolo-president i republikes Artan Hoxha,
Sekretarja-Bukuroshja e fjetur e TV AGON – Sonila Meço,
Anetarëve te asociuar:
1) Pinjolli i klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
2) Orangotangu – Armand Shkullaku,
3) Injoranti noterik -Çlirim Peka (Alias Çim Peka),
4) Akadem-iku që çalon ja vetem nga kembet-Artan Fuga,
5) E Dhirta- Desada Metaj,
6) Pinjolli i padenjë i familjes-Artur Zheji,
7) Sindroma “Bari Falliu”, Star Rakia-Ylli Rakipi,
8) Haleja alla turka – Frrok Çupi,
9) Bejtexhiu shakaxhi-Andi Bejtja,
10)Përç Shkrimtari –Preç Zogaj,
11)Katundar Hamza Çili- Alias Henri Çili,
12)Kaçi i zi që Thyen Kafkave-Pushti politik -Kastriot Islami,
13)Komunisti Antikomunist-Sindroma “Rrudhat e Ballit”- Bari Falliut(Alias Fari Balliut)
14) Junior Sali-konia e oborrit – Ervin(jo Edvin)SaliHani,
15)Qemal (Sagajava)Sakajevo-“Tigri” i sigurimit, lecca culo i oborrit-Alias Qemal Sakajeva
Presidenti i Nderit i Klubit:
MARESHALLI-Kashei i pavdekshëm
Professor keni nevoje te futeni ne shpelle sepse produkti yt filozofik le per te deshiruar
O Edo e ka fjalen per Ty, qe prish qendrat e vjetra te qyteteve dhe nderton te reja – sa pa pune te mos rrish !?.
Pra, gota gjysem bosh. Varet cilen hapsire shikon Fuga, dhe cilen Edi. Te dy jane ne rregull, me “kendveshtrimet” e tyre.
dallimi midis tyre eshte se: Edi eshte kryeminister, ndersa Fuga eshte shigjetari ne pyll; ku mund te besh kerdine. Tung.