Artur Zheji: Lojërat verore të Ramës, në fillim bleu Idrizin, Blushin dhe dy deputetë të Metës. Por më pas rrëkëlleu gotat me verë me Metën

18 Gusht 2016, 11:47Blog TEMA

Artur Zheji shkruan sot, se kryeministri Edi Rama ka bërë një betejë të egër këtë verë, pas presionit të Ilir Metës për qeveri teknike.

Sipas Zhejit, Rama bleu Ben Blushin, dy deputetë të LSI, Idrizin dhe deputetë të opozitës.

Porn ë fund, sipas Zhejit, ai rrëkëlleu disa gota verë me Metën dhe u pajtua.

Ja çfarë shkruan Zheji në faqen e tij 360 gradë, në komentin e tij me titull, “Tre fitore të Ramës dhe rënia morale”:

Kryeministri, fitoi fill mbas 21 korrikut të paktën tre beteja të rëndësishme që lidhen me pushtetin.

E para, me anë të sekserëve deputetë, super të pasur dhe të superpasuruar nën pushtetin e tij, ai ja mbrriti të krijoi një “kundërlojë” ndaj frikës së Metës që kërcënoi, diku hapur, diku tërthorazi, se do ta rrëzontë qeverinë. Me “blerje” të deputetëve të opozitës, me oferta të “pakundërshtueshme” ndaj të paktën 2 deputetëve të Aleatit, kryeministri e mbushi një pjesë të “gropës” që do të hapte Meta.

Së dyti, në mënyrë magjike dhe të pakuptueshme, ai vuri në “gjumë” dhe “bleu” heshtjen e të “rrebeluarit elokuent” Ben Blushi. Se si ndodhi, e se si nuk ndodhi, askush nuk e thotë dot qartazi, por ndonjë postier enigmatik do të ketë hedhur në kutinë e postës të Ben Blushit, letrën me “recetën” dhe “formulën” çudibërëse. Dikush thotë ofertë e sigurtë e një posti të rëndësishëm, dikush tjetër thotë një temë për një roman, dhuruar nga kryeministri shok dhe armik, dikush tjetër, diçka krejt tjetër dhe më materiale. Por në fund të fundit kjo nuk ka fare rëndësi, në një periudhë shumë të vështirë për kryeministrin, Blushi, përmes heshtjes dhe strehimit në Dardhë apo diku tjetër, la të kuptojë se do të votonte një Qeveri Rama 2. Efefekti Blushi ishte shumë i rëndësisishëm për Ramën sepse i siguronte atij një demoralizim të “rrebelëve” apo të pakënaqurve të tjerë potencialë.

Fitorja e tretë, ka të bëjë me një apo më shumë shishe me verë që rrëkëlleu sëbashku më Aleatin, Metën, pas një ftohjeje reale dhe shumë të gjatë. Një Armëpushim politik, që i jep mundësinë qeverisë së tij të dështuar, të ecë përpara, me numra të rregullt. Tanimë në koalicionin e nënvizuar PS-LSI-PDIU, ku PDIU e Idrizit, është rezerva e dytë, mbas nënshtrimit apo “hipnotizimit” që Rama u bëri fraksioneve në brendësi të PS. Është e habitshme, ndoshta jo e paparashikuar, që PDIU, u bë gati në rastin e krizës reale qeverisëse, të rrëmbente vendin e Metës. Ndonëse Idrizi, mbante deri vonë, një pozicion të barazlarguar ndaj Metës dhe Ramës.

Armëpushimi në të vërtetë, i shërbeu Ilir Metës, edhe si një “stërvitje terreni” që vuri në sprovë, deklaratat nga aktet dhe fjalët nga veprat, e mjaft aktorëve politikë dhe jo vetëm. Meta, me këtë rast, bëri një bilanc të ri, real dhe të prekshëm, të miqve të deklaruar dhe kundërshtarëve të padeklaruar dhe këtu mjeshtërisht e detyroi ai vetë Ramën, që të nxjerrë zbuluar kartat e veta sekrete të “situatave të jashtëzakonshme”.

Dhe strukturat e “kollonave të pesta” te kryeministrit dolën hapur përgjatë 48 orëshit që pritej veprimi i mocionit të mosbesimit nga ana e Ilirit. Mocion që nuk bë asnjëherë, pavarësisht se u çua psikoza e përgjithshme, se ishte çështje orësh dhe minutash.

Është e vërtetë që Meta e humbi këtë rast dhe ky është një minus i fortë taktik për të, por njëkohësisht pati rast që të kishte mbi tryezë listën e vërtetë, të “tradhëtarëve” në radhët e tij dhe të të tjerëve që në zyrë të tij, përbetoheshin në mënyrë të rreme, për kokën e tij dhe kundër kokës së Ramës.

Por Rama nuk është as i shqetësuar dhe as i dëmtuar shumë nga kjo. Ai synon shumë më tepër, ai synon të paktën mposhtjen e Metës në mënyra të tjera dhe përgjysmimin e partisë së tij, në terren elektoral. Sepse Rama, nuk do një fitore të pjesshme, por një fitore të plotë dhe të përgjithshme kundër tij.

Kush ishte disfata morale e kryeministrit?

Në panikun e emergjencës së rënies së Qeverisë së vet, ai, përpara të gjithë atyre që sidoqoftë ruanin ende një pritshmëri tejet të durueshme, rrëfeu se ishte gati të fuste në qeveri të vet çfarëdo malli dhe çfarëdo plaçke dhe që vinte nga çfarëdo origjine.

Duke zbardhur publikisht se nuk kishte as edhe një pengesë morale, përkundrejt panikut e të mbeturit pa një pushtet kryeministror. Duke vetërrëzuar kësisoj, krejt ngrehinën e rreme të deklaratizmit të tij, për një gjoja “Epërsi Morale”, të partisë së vet të rilindur dhe të grupit të tij drejtues.

Jo se nuk e dyshonte apo nuk e mendonte njeri, porse kësaj rradhe u detyrua, ai vetë, kryeministri, ta afishonte me gërma të mëdha.

E pra, nuk ishte ai që kish nevojë për çdo “qelbësirë” për të mposhtur Berishën dhe për të sjellë në jetë qeverisjen e tij.

Por është qelbësirllëku i pushtetit që ai kërkon me çdo kusht, kalbësira morale që qelbet kaq shumë nëpër Shqipëri.

Kalbësira e sistemit të shëndetësisë.

Kalbësira e moskontrollit të krimit dhe drogës.

Kalbësira e aleancave me çfarëdo segmenti gri apo të zi të shoqërisë shqiptare.

Kalbësira e antivlerave, që ai, kryeministri, një shitës i shkëlqyer i çorbës së prishur, shet çdo ditë si ushqim shprese për një Shqipëri më të mirë dhe të rilindur.

19 komente në “Artur Zheji: Lojërat verore të Ramës, në fillim bleu Idrizin, Blushin dhe dy deputetë të Metës. Por më pas rrëkëlleu gotat me verë me Metën”

  1. vb says:

    ……………. e ç;far duhet të bëje të hajë “buken e helmuar”, te mender aleatit dhe tufes se çakejte te sojit tend, oligarkine me perverse qe i ka hipur ne qafe ketij populli. T’ju lere te lire qe ju ta perdorni shqiperine si placke lufte ,si deri tani ?

    1. Edkari says:

      Po erdhi puna ke blerja e deputetit kryeministri yne
      nuk ka gje ne terezi po me mire te mendoj se ku do
      mshifet e kete pak kohe qe i ka mbetur te c’mallet
      me Zahon se kryeministri Rama e ndjen fundin e tij
      qe dita dites po i vjen dhe per te nuk do kete piken
      e meshires.
      edi rama eshte nje kriminel ordiner pamvaresisht
      se eshte kryeminister se dhe talebanet me vote erdhen
      ne pushtet dhe i perzune me pushke.

      1. kamoro says:

        Sic ke emrin dhe pergjigjen…

    2. Revolucionari says:

      Zheji, meqe na kujtove kalbesirat, po te them qe ti je nje super-kalbesire ose me mire KERME. Je nje kerme qe ju vjen rrotull per te perfituar ndonje gje, te gjithe ish kryeministrave kerma. Do t’i kishe ardhur rrotull edhe ketij kermes qe ka pushtetin tani, por ta ka perplasur deren ne surrat.

  2. temujin says:

    Nuk ka karta mike dhe karta kundershtare…ka vetem duar me karta…mur fillin loje e re kartat perzihen perseri…mire shahun qe e humbi turi, po nuk njihka dhe pokerin…

    1. babo says:

      Nje qelbersire mediatike si Artur Zheji , nuk mund ti mbush mendjen Shqiptarve se aleanca e qelbesirave te korrupsionit LSI+PD (Meta+Berisha) – do ti sjelle ndonje ndryshim Shqiperise, pervec se ta katandise ku e ku me keq.

  3. temujin says:

    Nuk ka karta mike dhe karta kundershtare…ka vetem duar me karta…kur fillon loje e re kartat perzihen perseri…mire shahun qe e humbi turi, po nuk njihka dhe pokerin…

  4. shqip says:

    se ç’u tha e se ç’u be , askush se mori vesh. te tilla aludime mund te vijne natyrshem, ose ne kohe vere, ose pasi ke konsumuar shume vere. ky i tha , qe ai ta kuptoje. po kur e zbuloi, nuk arriti ti degjoji. po llogaria nuk i doli, se kur bleu dy, e treta i doli e prishur. tani, me qetesi dhe dashuri. ju te tjeret moret vesh gje nga keto perçartjet e turit? ja pata sugjeruar qe te veje ne ndonje vend e te shplodhet. se vapa vetem sa e koplekson. po duket qe ka probleme financiare. diku ka bere ndonje investim te gabuar, e tani kerkon onoraret me te gjitha mjetet. vetem se lexuesit per fat te keq i prish gjuhen. keq, shume keq turi. me keq nuk ka si behet. po nuk eshte edhe shume faji yt. faji eshte i rames qe ekziston. eshte ai, pa jane edhe çmendurite e tua e te bejtes- balliut, andos se hysniut, e fevzo mavriut.

  5. pedro i ri says:

    z Zheji, mjaft me analiza pa buke. Bej edhe ti nje pune .

  6. Fshatari says:

    Zheji qelbet nje ore drite larg qe eshte prostitute mediatike…ky kumarxhi ben bllof dore per dore sepse ka shume kohe qe s’i ka kartat ne rregull…te fala sat’eme-themi ne NGA fshati

  7. TJ says:

    ” Renie morale” thote “moralisti” pa moral Zheji! Vetem per moral nuk mund te flitet ne Shqiperi,sidomos keto 26 vjet! A ka moral Arthur kur shkon “hu me hu”? A po ka moral Berisha? Apo berishianet qofte deputetet apo militantet apo media qe, u krijua nga ai vete dhe Zeni?! Poshtersia,hajdutlleku,krimi,pabesite, vrasjet dhe tradhetite ndaj kosoves dhe Shqiperise jane boshti i politikes keto vitet e “demokracise”! Kush e besonte qe, ne veren e 2016 do te kishim kete gjendje, me lulen kryetar i PD! Ne te s’emes shkofshi te gjithe!

  8. aqif tahipi says:

    Ky i shkreti ngeli me gisht ne goje pas sproves qe tentuan padronet e tij kunder reformes Nuland. Me te merziturit , nga sprova e fituar e Rames per te siguruar mbi 71 deputete dhe e ambasadorit qe i tmerroi disa “te ndershem ” me listen e zeze ,paskan mbetur kabineti virtual ,i portaleve “te pavarur” , me ne krye lylin dhe ministrat arthur dhe nik sorra. Kandidati per deputet me sa duket shpresonte qe eksodi i ndodhur nga shqupi drejt lsi ne 2013 dhe 2015 te ndodhte edhe nga rradhet e ps drejt lsi.Ky gabim ne llogaritje sic duket e paska mllefosur ish kandidatin per deputet E cuditshme qe nuk e njihka sa dhe si duhet te majten reale .

  9. Valentyn says:

    ec aty dhe nje foto me zahon e vogel…..suksese vetem suksese,,,bravo quna

    1. labi 100% says:

      Shkruhet çuna jo quna. … qurrash fillon me “q” jo çunat.mesoni pak shqip se nuk eshte mëkat.

    2. antikamunist says:

      Qa po thu ?? Kush je qimi apo qani ???

  10. england says:

    Zhele ke me teper se 6 muaj qe po mundohesh me cdo forme te besh te mundur qe kjo qeveri te bjere!
    Por si ti dhe Tosi Lubos,Qimi Pekes,Mandi Shkalluar dhe Andi Bushtres si monstra qe qendroni ne te njejten linje nuk do ja dilni dot,dhe e dini perse jeni ca morra qe nuk ju degjon askush,jeni ca genjeshtare qe jetoni me rrenat tuaja neper shtypin shqiptar,thjesht jeni pjesa me e poshter e asaj shoqerie,pavaresisht se e shisni lekuren si te pacmuar duke dashur gjithmone te beni protagonistin,dhe ne fund jeni ca qene qe nese ju hedhin ndonje kocke vraponi pas saj nga do ane qe te vije kocka.

  11. lali says:

    o zheji jane specialiste socialistet ja futen likes

  12. logjika says:

    Kam frike se Edi Rama do te jete kryeminsiter , te pakten dhe per dy legjislatura te tjera dhe kjo s’me gezon, bile me ligeshton se nuk dua qe gjithe keto qe ka bere deri me sot te fillojne te humbasin ne rrjedhen e mevoneshme. Une e di qe do merziten shume njerez nga ata qe shohin endrra naten dhe i shkruajne diten ose nga ata qe i sajojne vete enderrat fantazme si Artur Zheji, Lubonja qe eshte çmendur fare, ka dale nga binaret, apo dhe ndonje Shkullak qe Zheji thote se ma tha Shkullaku , ndersa ai thote qe genjen Zheji e deri tek ata qe veshtrojne dashin mos i bien koqet rruges, por s’ka gje. Rendesi ka qe te rregullohen e vihen ne rruge te mbare ca gjera ne vendin e cfilitur nga intriga, hajduteria, tradhetia, krimi, prostitucioni, droga, urrejtja per njeri-tjetrin, por me shume nga padrejtesia e vendosur ne sistem nga kryebanditi Sali Berisha.

  13. inf says:

    o turi o turi qen o turi ujk o turi kamarrxhiu i turi servili o turi i eger dhe o turi mut
    hiq dore nga shpifjet se nuk e rrun kush per ty
    pse do ti post nuk e rrun kush
    ke disa jave qe je Terbuar o turi kak dhe e dini ju pse se ka ngel pa llove te thata dhe i
    iku petlla per Bixhoz per kumar ,nuk thone kot kuamaari eshte si droga
    je bo gazi i botes ke familje ti atehere neqofte se ne ginjejme pyte tet shoqe se sa i shemtuar
    je bere me kto ide qe vetem fusin lufte brenda shtetit pyte o horr o kerme o kumarrxhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje