''Qentë e Luftës'', komedia e zezë për Gërdecin dhe djalin e Berishës sot në kinema

19 Gusht 2016, 12:01Bota TEMA

Autori i librit “Armët dhe çunat”, Guy Lawson, ka folur rreth filmit ”War Dogs” që do të dalë sot në kinema në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Libri im ‘Armët dhe çunat’ ka frymëzuar prodhimin e filmit që do të dalë nesër. Është një prodhim i Hollywoodit, me regji nga i njëjti person që ka bërë serinë ‘The Hangover’.

Kështu që ky është një moment emocionues, është vërtet emocionues”.Kjo është një histori paksa ndryshe, por ka Shqipëri brenda saj dhe besoj do të jetë një moment emocionues edhe për Shqipërinë. Dua te them edhe diçka: Hollywoodi do të nxjerrë këtë filmin, që është një komedi e zezë”, shprehet  Lawson.

“Por, Hollywoodit nuk i bëhet vonë shumë për historinë e vërtetë, sinqerisht as New York Times nuk i bëhet vonë. Janë njerëzit që e duan Gërdecin që duhet të ushtrojnë më shumë presion që e vërteta të dalë një ditë”, tregon për dritare.net Lawson.

Filmi ‘’War Dogs’’(Qentë e Luftës) me protagonist tregtarin amerikan të armëve Efraim Diveroli dhe David Packouz do të shfaqet në kinema sot.

Historia e filmit e bazuar në një ngjarje të vërtetë është shkruar nga Guy Lawson dhe është publikuar më pas në librin ‘’Armë dhe Çunat’.

Kjo histori që është trajtuar në film flet për dy trafikantë të rinj të armëve David Packouz dhe Efraim Diveroli që morën një kontatë me vlerë 300 milionë dollarë për furnizimin e armëve të trupave amerikanë në Afaganistan.

Efraim Diveroli, u dënua me 4 vite burg për mashtrim, pasi me skemën e tij spekulative vuri në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipërinë.

Kontrata me kompaninë e Diverolit “Aey” hodhi dritë mbi një seri aferrash korruptive ne Shqipëri, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Diveroli u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.

Filmi me regji të Todd Phillips nuk lë pa shfaqur si pjesë te kësaj afere korruptive edhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berishën i përfshirë në tragjedinë që u mori jetën 26 personave.

Kohëzgjatja e këtij filmi është 114 minuta dhe trajtimi i ngjarjeve vjen sa në mënyrë komike aq edhe tragjike.

18 komente në “”Qentë e Luftës”, komedia e zezë për Gërdecin dhe djalin e Berishës sot në kinema”

  1. Andi says:

    Po ku e dini ju e shfaq apo jo djalin e Berishes kur filmi nuk ka dale akoma

    1. REAL says:

      Ka plot informacione online. Nje SEARCH i thjesht ne internet dhe mesohet pa pasur nevoje te shohesh filmit.

      1. Andi says:

        Real meqe e ke pare online skenen ku del pse nuk na thua dhe ne ku ekzaktesisht se trajlerin e kam pare dhe une ai nuk del askund. Pastaj boll genjyet njerezit ky film ska asnje lidhje me Gerdecin por me fisheket qe dergoheshin ne Afganistan dhe jo ato qe demontoheshin ne Gerdec.

    2. Po pse o andi djali ,,,,ke ndonje dyshim ti per pjesmarrjen e zensypeskaqenit,,,ai ishte truri i gjith atij biznesi te piste,,,,,megjithate ne qofte se plaku mere ka paguar miljonat qe i biri mos te permendet tek ky filmi,,,edhe mundet qe mos te flitet per cunin e babit,,,

      1. niko says:

        domethene po nuk doli nuk ka genjyer mero por jane korruptuar producentet e filmit … hahahahahahahhahahahahah hajde pjerdhje hajde

      2. ardit says:

        Me thene te drejten deri para se te vinte PS ne pushtet nuk kisha asnje dyshim. Sot 3 vjet pasi ka marre pushtetin kur shoh qe PS as ka nxjerre publikisht prova apo fakte te reja, as ke hapur dosje, as ka derguar gje ne prokurori e mendoj plotesisht te mundur qe te kene shpifur. E di qe do thuash drejtesine e kontrollon sala qe prape nuk eshte plotesisht e vertete se e kontrollon dhe rama, por megjithate sic ka derguar Rama ne prokurori ministra te Berishes mund te dergonte dhe djalin e tij. Nuk e ka bere dhe nuk besoj se e ka lene mangut nga dashuria qe ka per te. Gjasat jane ose te kete genjyer ose mos kete prova.

  2. Baxhanaku says:

    Sypeshkaqeni i Berishes,eshte si i biri i Gadafit apo i causheskut,kontrabandist,kriminel,i pangopur deri ne jete femijesh,ka fitu miliona euro me ndihmen e plakut berishe,-shpenzon miliona per jete qefi,ndonese nuk ka punuar asnje dite.Berisha plak “sulmon” kedo,duke bere lojen e tij te vjeter -sulmi eshte mbritja me e mire.Drejtesia qe mezi po e presim do veproje,per te pastru kete plehre,nga jeta e shqiptareve????????

  3. Filmi flet per ngjarje te verteta,,, dhe zen sypeshkaqeni talllet me pasurin qe vuri ne kurriz te 26 viktimave te gerdecit,,,,dhe njerezit dalin ne proteste per parkun e femijeve tek liqeni,,,,,o sa mir me qen shqiptar o hej o hej,,,,

    1. dak ulqini says:

      100% i sakte, bravo

    2. Artemisa says:

      Ne fakt “O sa mire me qene shqiptar” shkon per te gjithe ju qe cfaredo PORDHE qe leshon Rilindja dhe Mero Baze e quani me te Bukuren dhe me te Emblen ne bote.
      Si ka mundesi qe KURRE nuk e vini ne pune Dyshimin dhe t’i thoni vetes : – More keta Edvinet, Ballet, Saimiret dhe Bazet a ka mundesi qe te trillojne dhe me artin e tyre te mashtrimit po na manipulojne si dele?
      Nuk besoj se do t’ju ndodhe ndonje e keqe sikur VETEM NJEHERE ne jete te mendoni keshtu.
      Nuk do te keni asnje pasoje te mendoni se : Nese te gjitha keto qe thote Qeveria qenkan te verteta atehere PERSE i duhet te vere ne pune te gjithe arsenalin e Propogandes qe zoteron ? A nuk jemi valle te zote te shohim dhe kuptojme ate qe eshte “ne drite te diellit”?
      Boll u sollet si DELE, sepse nese vazhdoni te silleni keshtu, nuk kane faj te gjithe ata qe j’u trajtojne si dele( te zgjebosura madje).

  4. akrepi says:

    mos u ekzaltoni kot
    hollivudi ka bere me mijera filma por ka pas dhe raste kur ka nderhyre shtepia e bardhe, cia apo pentagoni
    ky eshte nje nfa ato rastet e famshme
    doni sdoni ju apo une berisha e arriti dhe njw here te tregoje se sa force ka
    a e dini ju qe ky film ka deshtuar, apo eshte pezulluar dy heret e para
    me 2011 u pajtua will smith si aktor protagonist, por nuk u be
    ideja ishte film aksion drame me ngjarje te vertete ku dhe zeni do dilte me figure ne minutazh skenik
    ne 2013 u be projekti dyte
    edhe ky deshtoi me sukses, u pajtuan si protagoniste aktoret e njohur shia le bouf dhe eisenhoueri qe luan edhe mark zukenbergun te filmi per historine e facebook
    dhe ja ku jemi viti 2016 behet nje film per te qeshur me lot
    pra shaka, ishte nje shaka, per inat te vjehrres
    shijojeni filmin dhe kerkoni me lupe zenin
    ahaha
    pse me gjithe mend kujtoni ju se bradley cooper do ishte producent dhe episodok ne rol. kur ai prodhoi snajperin amerikan me clint eastwood dhe fituan oskar dy vjet mw pare
    mund te bjere aktori me i kerkuar ne kto nivele
    ahaha po thjesht ka vene emrin aty per tu shitur folmi se e kane bere si dokumentar
    po pse histori per film komedi ishte gerdeci aaa?
    apo kontrata 300 mln usd e pentagonit
    ja pra qe krisma nuk ka pasur
    edhe nese po kane qene larg ne galaktikeee, nderyjesi

  5. Emigranti says:

    Vetem, kure te hetohet, SHkelzen Berisha, si menaxhuse direkt i kesaj firme qe vrau 26 qytetare, midise tyre dhe te mitur, plagosi 300 te tjere, shkateroi nje fashate te tere, dote qetesohen shpirtrat e te vrareve qe kerkojne drejtesi. Deshrojme qe kete filme mba shtatorit ta shikoi ne kinema meljum edhe plaku Berisha qe e emeroi djalin e tije si kordinatore kryesore ne kete biznese. Pore fatkeqesisht drejtesia e kooruptuar dhe e varur ga Berisha se mori ne hetim fare. Presim cfare dote beje drejtesia mbase rrformimit.

    1. erl says:

      Shko shihe ti emigrant njehere se eshte komedi qe ska asnje lidhje me gerdecin

  6. Merohuana says:

    Dikush e shpjegon mire nga komentatoret. Une kuptoj qe berisha beri kontrat me pentagonin per ato fisheke. Njerez te fuqishem fshihen pas kontratave te berishes edhe kur furnizoi luftera te tjera me armet e enverit. Nga bosnja vendet afrikane, amerike latine, afrike, lindje te mesme. Prandaj i them meros dhe ngjeles, mbaheni me shkume se berishes nuk i hyn gjemb ne kemb.

  7. MeteH says:

    Si gjithmone,ka komente bardhe-e-zi.Te shohim kur te dali filmi,besoi do e shofim dhe ne.Jini te duruar o njerz te mire se Amerika di te flasi edhe Shqip,te ngre e te ngre..e pataj te vendos kastravecin ne sumatriçe.Nuk besoi ta fali akoma Saliun per krimet e tij 25 vjeçare.Kembengulja e SHBA per te bere reformen ne dtrejtesi e tregon mesemiri kete gje.LU ka thene se:”.. ne e dim kush e pengon reformen ne drejtesi…”Dhe PD,LSI..po lekunden akoma..,po zvarritin me qellim miratimin e 7 ligjeve.Po 40 ligjet e tjera? Keta..kerkojne qe ta shtyjne kete proces pas 2017-tes,se besojne do i fitojne zgjedhjet kuvendore e “ta bajne vet reformen”siç din e duan ata.Filmi,po qe real per Gerdecin,do jete nje shuplak e rende per dhendrin e UDB-se e KO,fundin e tyre.Besoi ketu e kishte fjalen Rama kur tha ne Kuvend..:”Nuk keni pare gje akoma..”.Nga nje Mallakastriot qe ja do te miren keti vendi,por jo si KAÇI ZI.

    1. erla says:

      Ore Mete po si mund te jete filmi per Gerdecin kur eshte komedi. A jeni ne terezi. I therrisni rradakes se late nam. Ky film nuk ka asnje lidhje me Gerdecin pervec deshires se mediave ketu per ta lidh me cdo kusht me te birin e saliut.

  8. Akrepi says:

    Merohuana
    te falenderoj se e paske kuptuar sic duhet
    Por keta qe komentojne se kuptojne se si funksionon Bota
    Le te shohin filmin e Nicolas Cage, “Zoti i Luftes”, se aty i mesojne te gjitha te vertetat
    Ai film eshte bere gjashte muaj para Gerdecit
    dhe kur plasi Gerdeci tingellonte sikurse ishte bere per ate
    Jo se une mbeshtes Berishen
    Por duhet te dini nje gje
    Nese nje njeri me pushtet te pakufizueshem, me njerez, me financa dhe me CIA-n nga pas per operacione te zeza, operon ne keto fusha, nuk e gjen gje kurre
    Sepse edhe nese gjendet ne veshtiresi, punon sekonde per sekonde qe t’i fshije gjurmet, zbuse demin, zhurmen dhe te mbijetoje
    A e kuptoni mor njerez se nese ai film behej sic edhe nisi, Berisha dhe familja e tij do damkosej per jete te jeteve????!!!!!!!!!
    Po, po
    Per jete te jeteve, sic jane damkosur shume e shume te tjere
    Si ka mbijetuar ky njeri deri tani??
    Pyeteni veten
    Me operacione te zeza o njeres
    Ndihmo CIA-n, Pentagonin, UDB-ne dhe ec perpara
    Paraja nuk i mungon
    Ca e pengon Zenin te udhetoje ne lagjen Holliwood, te takoje Bradley Cooper apo bossin e Warnet Bross dhe t’i thote
    Sa te ben filmi o zoteri???
    50 milione euro…
    Na urdho cekun ketu dhe hajt mirupafshim, mos e bej fare kete, mbylle ne kasaforte, bej nje tjeter film dhe i ke fitime te gjitha ne xhep
    Por neve qe jemi fukarenj e xhepgrisur i bejme llogarite me xhepat tane jo me ate qe kane ata per te cilet flasim
    Te kuptuarit eshte si te shikuarit
    Sa me larg te jete objekti, aq me shume veshtiresi kuptohet

  9. sulo says:

    O ikni o koqe se na rruajtet trapin, keni 6 muaj me kete War Dogs! Shifeni njehere se per ca flet filmi, pastaj prishuni kolektivisht bashke me Mero dhe imaxhin e Xen Peshkaqenit, meqe ju del neper endrra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje