Andres Roca Rey, 19 vjeç është ndoshta matadori më fatkeq i kohëve të fundit.
Një ditë më parë, Peruani ka qenë pjesë e një incidenti, teksa është sulmuar nga demi në Malaga të Spanjës.
Ka qenë një moment i vështirë, kur Roca Rey është goditur nga demi në të ndenjura, ndërsa i është dashur të qëndrojë për disa çaste në arenë, teksa pjesëtarët e stafit largonin demin, për t’i dhënë më pas atij ndihmën e parë.
Megjithatë, për 19 vjeçarin Peruan kjo ishte hera e katërt brenda një viti, që del nga arena me plagë të rënda.