Ky është momenti tronditës kur një protestues “paqësor,” i cili po lutej përpara kishës së Shën Rita-s në Paris, dhunon një kalimtar.
Në një video të publikuar në Youtube shihet një grup fondamentalistësh katolikë, të cilët janë duke protestuar kundër mbylljes së kishës, por gjithçka është ndërprerë kur një person me ngjyrë kalon pranë tyre. Në atë çast, një prej protestuesve ngrihet dhe godet me grusht në fytyrë kalimtarin, duke e rrëzuar në tokë.
Sipas përshkrimit të videos në Youtube, thuhet se kalimtari ishte duke dëgjuar muzikë me zë të lartë në telefon pranë grupit të personave, të cilët po luteshin.
Kisha e Shën Rita-s, e ndërtuar në vitin 1900 ka shërbyer si vend lutjesh për një grup katolikësh tradicionalistë, të cilët pretendojnë se ushtrojnë besimin kristian si në periudhën e mesjetës, por nuk është njohur nga Vatikani, ndërsa ka qenë vazhdimisht pjesë e skenave të dhunshme.
E parapergatitur ?
eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeepo me katholik ska shaka, shpresoj qe edhe Tourkopordhos-it t´i ndodhe e njejta!
Pse thoni Katolike, kur nuk njihet nga Vatikani ?!