Zgjedhjet presidenciale në UEFA/ Kandidati Ceferin vizitë në FSHF shpalos platformën

19 Gusht 2016, 19:24Sociale TEMA

Aleksander Ceferin është kandidati i rradhës për president i UEFA-s që vizitoi ditën e sotme Federatën Shqiptare të Futbolli.

Arsyeja e vizitës së Ceferin që është dhe njëkohësisht dhe president i Federatës Sllovene të Futbollit, ishte arsyeja e kandidimit të tij duke shpalosur platformën e tij.

Në konferencën për shtyp ku i pranishëm ishte dhe kreu i FSHF-së Armand Duka, Ceferin u shpreh se projekti që ai ka është serioz për të ngritur institucionin e UEFA-s pas skandaleve, edhe pse nuk dha shumë detaje në lidhje me platformën e tij.

“Kemi një projekt serioz për të ardhmen. Ka mundës për të krijuar një Superligë Europiane. Por nuk mund të jap shumë detaje. Kontaktin e fundin me Kombëtaren shqiptare e kam pasur në Lubjanë, por edhe gjatë Europianit. Me Portugalinë luajtët shumë mirë. Futbolli shqiptar me atë slloven kanë gjera të përbashkëta me të njëjtat probleme. Megjithatë mund t’ju them që ju keni një lidership shumë të mire.” tha Ceferin

Ndërkohë Duka u shpreh se FSHF do të dëgjojë të tre kandidatët dhe në fund do të vendosë për kë do të votojë. Zgjedhjet për  presidentin e UEFA-s do të zhvillohen  në muajin shtator./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje