Me 31 çerdhet dhe 23 kopshtet e rikonstruktuara plotësisht vetëm në harkun e një viti, Bashkia e Tiranës jo vetëm është bërë dhe një model që duhet ndjekur, por edhe ka treguar se kur ka vullnet dhe vizion gjerat mund të bëhen më mirë dhe më shpejt.
Këta tregues nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga kryeministri, Edi Rama i cili në kuadër të prezantimit të “Rilindjes urbane në arsim”, ka sjellë në vëmendje pikërisht transformimin e të gjithë infrastrukturës arsimore dhe sociale që prek çerdhet dhe kopshtet në Tiranë.
“23 kopshte e 31 çerdhe të rindërtuara mbi gërmadhat e trashëguara vetëm një vit më parë, janë fytyra rrezatuese e Rilindjes në Tiranë.
Pas katër vjet rrënimi e pluhurosjeje të përgjithshme, që ishte fytyra kuptimplotë e boshllëkut të vizionit, ideve, aftësisë së kryebashkiakut të ikur siç hyri, sot kryeqyteti ka rigjetur drejtimin e duhur”, shkruan Edi Rama në rrjetin social facebook.
Por jo vetëm kaq, ai thekson se falë drejtimit të ri të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti është shndëruar në promotorin e Rilindjes Urbane.
“Tirana po rilind çdo ditë, nën lidershipin shembullor të kryebashkiakut të ri dhe falë edhe programit kombëtar të Rilindjes Urbane, kryeqyteti është kthyer në kantierin e ambicies për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.
Qentë le të lehin karvani do ecë përpara”, mbyll komentin e tij kryeministri Rama ndërsa e shoqëron atë edhe me një album fotosh ku tregohet transformimi I çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet.
Mos u mburr se ke bere ndonje gje te madhe … Ca tulla, llac dhe boje me okë…
Berisha beri 10 here ne shume, dhe perseri e theu qafen…
Po ky qeni i gjate cfare ka qe leh? Perse nuk rri rehat edhe kur eshte me pushime ky qen grindavec. Ky edhe shkaterrimin e stadiumit e shiti per sukses.
I pari klysh qe leh qenka ky cun tirone , ti mund te jesh cun shpellari se vetem ata nuk e kuptojne te bukuren, dhe nga toca si puna jote te kenaqur me berishen prandaj jena bo si kandahari, veliaj per nje vit ka punu sa per 25 vjet, bavo erjon….
Bravo Erioni ,djale puntor dhe i zgjuar,po ku e gjetiRama kete Dritan Lelin per Vloren qe ka kaq shume nevoje per rruge ,kopshte e shkolla.Dritani e ka mendjen te shkoje te parukierja se per pune?_______________zero me xhufke ,themi ne nga Vlora. Kur do ikin keto 3 vjet qe i kane mbetur.
Qe ky nuk i beson as vete ato qe thote, kete e dine te gjithe, por pyes, ke do te genjeje ky me kete variantin e para 20 vjeteve ( kur ishte vete kryebashkiak) prish tenxhere e bej kanace. te reja nuk po shohim, vetem fasada me bojra qe te velin qe diten e pare qe i shikon. Vetem sheshin nene tereza e kane ndryshuar, e kane bere rentabel per bizneset e tyre.