Një adoleshente në Oregon të SHBA, i ka shpëtuar vdekjes teksa udhëtonte me autobus.
Një plumb ka përshkuar një nga dritaret e autobusit, duke kaluar fare pranë vajzës, e cila ka arritur të ulet në momentin e duhur.
Gjithçka është regjistruar nga një kamera sigurie, ndërsa një nga drejtueset e policisë së Oregon-it, ka deklaruar se, nëse reagimi i vajzës do të kishte ardhur disa sekondë më vonë, ajo me siguri do të kishte mbetur e vdekur.