Janë dy dyqane tregtimi veshjesh në Shqipëri, që duhet se po kthehen në të preferuarat e konsumatorëve dhe që po arrijnë të qarkullojnë miliona euro në vit, duke u renditur në listën e 200 kompanive më të mëdha në vend për vitin 2015 dhe duke pasur norma të larta fitimi.
Sipas të dhënave nga tatimet dhe bilancit zyrtar, dyqani më i madh i veshjeve në Shqipëri ka arritur që të jetë brenda pak kohësh ITX ALBANIA, në pronësi të grupit Zara Holding B.V., me dyqanet e saj Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull & Bear, Stradivarius, raporton Monitor.
Në vitin e dytë të plotë të aktivitetit, të ardhurat e tij ishin 1.93 miliardë lekë (rreth 14 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 61% në raport me 2014-n.
Dyqanet e grupit Zara, në pak kohë arritën të beheshin të preferuara në Shqipëri, të ndihmuara nga marka që ishte mjaft e njohur, sidomos nga të rinjtë.
Grupi Zara rezultoi me fitime të kënaqshme prej rreth 520 milionë lekë para taksave, me një normë fitim bruto prej 27%.
LC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k është operatori i dytë më i madh i tregtimit të veshjeve në Shqipëri, duke ia lëshuar në 2015-n Zarës vendin e parë (vitin e kaluar ishe ajo në vend të parë).
Sipas të dhënave nga tatimet, qarkullimi i saj vjetor në 2015-n ishte 1.63 miliardë lekë (rreth 12 milionë euro) me një rritje prej 22% me bazë vjetore. Fitimi para taksave ishte 337 milionë lekë, me një normë fitimi prej 21%.
Ndryshe nga Zara, që segmenton shtesën e mesme dhe të rinjtë, dyqanet e Waikiki tregtojnë veshje më të lira dhe për të gjitha moshat.
Në total, vetëm në këto dy dyqane, shqiptarët kanë shpenzuar për veshje rreth 26 milionë euro.
Ndonëse biznesi i veshjeve në Shqipëri është i fragmentarizuar dhe me një nivel të lartë informaliteti, këto kompani po arrijnë të mbizotërojnë në këtë treg dhe të kenë volume të larta aktiviteti.
Keto 2 kompani mbyllin me.qindra butike shqiptare.
Dmth qindra taxa bashkia pa paguar,qindra qera pa paguar,mijra punonjes pa pune.
Keto 2 kompani punosojne dhjetera vete dhe olaaa…kane gjetur parajsen me norma te tilla fitimi.
Nuk ka shume per tu gezuar me kete artikull.gazetar leshi …..apo po i ben isooo ndonjerit me paragrafin e fundit.
jo vetem aq…………por keto kompani, mire qe i bene te falimentojne gjithe rrugen e Durrsite dhe te Kavajes……….POR, kane influencuar tek qeveria qe te fusi dogane tek blerjet online……..sepse shqiptaret e kuptun qe online mund ti blesh me 70-80% ulje mallrat e ktyre……….ja keta jane monopolistat e rinj…………
Po sic duket nga varferia e madhe shkojne e shpenzojne per marka ne nj vend si yni. Me ca palaco qe e duan Shqiperine si ne 97 me piramida e gjithcka ne shitje buze rruge. Ky eshte kapitalizmi o te mjere te djathte te kompleksuar. Nuk eshte sic ju ka thene ai sekretari i partise qe doni ata beni simbol demokracie
Sa bukur ja beni reklamen Zamir Manes dhe teg e qtu! Ndaj u be dhe gjithe komplikimi i blerjeve online per te favorizuar ate.
pse jo tani dhe me ligjin e ri qe beri Zamir Mane me Edin, me shume do prish populli. ska me as blerje online.
ku do prplasen njerzit, tek plehrat e QTU/TEG qe nuk i kan as lire.
turp per kryeministrin
Buke me vaj dhe me kekel(sheqer),vetem breket ti kemi victoria secret, ketej bytha me mut….
ah ju hengert murdalleku
Vertete mbyllen shum dyqane po ne keto kohe keshtu po fuksjonon evropa dhe bota, shqiperia eshte akoma mbrapa ne kete fushe ne vrope 80 perqinte Xhirove behen ne qendra tregtare kurse ne shqiperi vetem 15 . nga ana dhe shtetit i interesone kjo qe klienti shqiptare te drejtohet ne qendra tregetare per te blere si per veshje dhe per ushqime. Nje hesap fare i vogel nga keto 26 miljon euro shteti e ka vjele 100 per 100 tvsh kurse po ta kishin bere kete xhiro dyqanet nuk do kishte mare as 10 perqinde. E gjithe evropa ka pasur problem per vjeljen e taksave nga dyqanet e paspecjalizuara dhe i drejtoje njerzit ne qendra tregtare. Se dhe kushe ka blere nga zara apo breska shitesi ta pret faturen aqe sa eshte vlera, dhe jo si ne dyqanet qe nuk te japin fature fare ose te japin fature 10 fishe me te vogel se cmimi.
mbyllin me qindra butike qe i paguante populli me harxhet e veta.
po qe se mua si konsumist me leverdis me mire te blej ke Zara, ia puthsha doren atij qe e hapi. po pati tjeter qe i bon konkurence Zares atje kom me shku. hajt para, se mu bo von mu..