Ministria e Zhvillimit Urban ka gati draftin e projektligjit të ri “Për programet sociale të strehimit” ku përcakton qartë si do të funksionojë kjo nismë që në bosht të sajin do të ketë strategjinë 10 vjeçare.
Një ndër opsionet për të rritur mundësine e strehimit të sa më shumë familjeve të pastreha dhe e deklaruar shpesh nga qeveria është ajo e mundësisë së partneriteteve publike private me biznesin. Pikërisht në draftligj gjejmë për herë të parë konceptin e pronarit social.
“Çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira për familjet në nevojë për strehim, regjistrohet pranë bashkisë me statusin e “pronarit social””, thuhet në projekligj.
Pasi nga bashkia kryhen procedurat normale të kontollit për të parë kushtet e banesave që ofrohen subjekti merr statusin dhe përjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat nga qiraja. Subjekti privat, pra biznesi që jep banesat me qira në funksion të programeve të strehimit të miratuara nga qeveria, duhet të përbushë disa kushte.
Së pari qiraja me të cilën ofrohet banesa nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lire.
Së dyti nënshkruan një kontratë me njësinë e qeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij.
Së treti nënshkruan deklaratën se, nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.
Marrëveshja mes njësisë së qeverisjes vendore dhe pronarit social do të ketë një afat minimum 3-vjeçar, parashikon masën e qirasë dhe mënyrën e shlyerjes së saj si dhe mënyrën sesi do të administohet.
Për ta mbështetur këtë nismë partneriteti janë menduar të paktën dy forma. E para ajo e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin dhe e dyta ajo e financimit për subvencionin e qirasë për familjet përfituese.
http://www.citynews.al/2016/08/qeveria-deshtoi-ne-realizimin-e-4-projekteve-per-permiresimin-e-sherbimeve-ndaj-qytetarit/1
http://www.citynews.al/2016/08/denoncimi-parkingjet-publike-kallzim-penal-kryebashkiakut-veliaj/1