Shqipëri-Maqedoni, nis shitja e biletave

18 Gusht 2016, 15:59Sociale TEMA

Shqipëri-Maqedoni është ndeshja e parë kualifikuese e kampionatiti botëor “Rusi 2018” e cila do të luhet në stadioumin e ri “Loro Borici”.

Për këtë sfidë të parë të kualifikueseve që luhet më datë 5 shtator, Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozat se ka nisur shitja e biletave për këtë ndeshje.

FSHF njoton se për këtë sfidë në shitje jane bileta nga te gjithe sektoret perfshire ketu edhe ate vip.

Një risi tjetër është dhe abonimi që tifozat e kombëtares mund të bëjnë, ku do mund te perfitohen bileta me nje cmim te reduktuar prej 15 %.

Çmimet e biletave nisin nga 1,000 lekë të reja për tribunat mbrapa portave, dhe vazhdon me 1,500 lekë në tribunat anësore C1, C5 dhe E1, E5.

Në katër sektorët e tribunës D biletat kushtojnë nga 2,000 deri në 3,000 lekë të reja, ndërsa në tribuën qendrore në sektorët A dhe B çmimi shkon në 8,000 lekë të reja./ TemA TV

1 komente në “Shqipëri-Maqedoni, nis shitja e biletave”

  1. Alby says:

    Di njeri ku blihen biletat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje