Këto janë pamjet e rrëmbimit të djalit të bosit të narko-trafikut, El Chapo nga pjesëtarë të një bande rivale.
Jesus Alfredo Guzman, 29-vjeç u rrëmbye pak ditë më parë në një resort luksoz, ku po kalonte pushimet bashkë me disa miq të tij.
Siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, në restorantin e hotelit kishte edhe klientë të tjerë, të cilët janë mbajtur nën kërcënimin e armëve.
Ndërkohë, autoritetet meksikane kanë deklaruar se ushtria është vënë në gjendje alarmi, në pritje të një lufte totale.
“Nëse ata do ta vrasin Alfredon, pasojat janë të paimagjinueshme,” ka deklaruar prokurori i Haliskos, ndërsa ka shtuar se, “Rrugët e Meksikës do të lahen nga gjaku.”
Si ne Shqiperin e Rilindjes dhe hashashit.