Ky është momenti i frikshëm kur një makinë, e cila lëvite me shpejtësi të lartë përplaset dhe hyn brenda një dyqani.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Liaoning, në lindje të Kinës dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqanit.
Në video shihet se si makina hyn brenda dyqanit duke përplasur edhe një person, që po pastronte dyshemenë. Megjithatë, ai ka arritur të ngrihet dhe të dalë i palënduar nga aksidenti.