Është hedhur paraditen e sotme në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti i kategorisë superiore për sezonin 2016-2017.
Ndryshe nga herët e tjera kesaj rradhe kampionati do të startojë më datë shtatë shtator.
Një edicion i cili pritet që të dhurojë mjaft spektakël, ku synimi i ekipeve pretendente është të zbresin Skëndërbeun nga froni, i cili do ta nisë këtë sezon në transfertë përballë ekipit të Flamurtarit.
Nënkampionët e shqipërisë Partizani sfidën e parë do ta luajë kundër Luftëtarin që ngjitet në superiore.
Ndërkohë, Kukësi e nis sezonin në transfertë përballë Vllazninsë, ndërsa Tirana do të lujë në “Niko Dovana” përballë Teutës.
Një sezon i cili do të jetë mjaft emocionues, ku pretendentët kryesorë për të fituar titullin janë, Partizani dhe Skëndërbeu, dhe pse nuk lihen pas skuadra si Kukësi apo Tirana./ TemATV
Java 1
Skënderbeu-Flamurtari
Luftëtari-Partizani
Vllaznia-Kukësi
Korabi-Laçi
Teuta-Tirana
Agim Tironcica eshte pretendent per ne Kat II-te!