“Ne jemi popull që moralin e kemi të shtrenjtë, prandaj duam paradhënie. Sikur Jonida e ndjerë të ishte e pasur”

17 Gusht 2016, 09:40Sociale TEMA

Nga Olti Curri

Nëse Jonida do të kishte shpëtuar gjallë nga duart e Sokratit që e mbytën duke i marrë jetën për teka dashurie të një 65­vjeçari të lidhur me një vajzë 30 vite më të re, të kishte ikur, të bëhej e pasur edhe të kthehej në vendlindje, bashkëfshatarët dhe komshinjtë që sot nuk shkuan t’i hidhnin një grusht dhè, do ta dënonin me vdekje plakun që i mori rininë, mjaft që ajo t’i premtonte para.

Pazarin e ndyrë të njerëzve që na rrethojnë, që peshore të çalë përdorin moralin, e ka qendisur që në 1956 autori Friedrich Dürrenmatt me “Vizita e damës plakë”, ku qyteti priti si mbretëreshë vajzën e varfër që e dëbuan vite më parë si prostitutë, vetëm se i prishte punë një tregtari me lekë që ishte i martuar dhe njëkohësisht përfitonte nga varfëria e vajzës së re për ta çuar në shtrat.

Ajo ofroi një milion dollarë investim për qytetin dhe qytetarët, ish­tregtarin që dikur e respektonin, e dënuan me vdekje thjesht për një kapriço të ishprostitutës hallexhije, tashmë miliardere.

Kjo m’u kujtua sot, teksa lajmet flasin për historinë e trishtë.

Sikur të kishte një milion dollarë Jonida e re, ose ta dinte se do t’i bënte një ditë, skena do të ishte ndryshe, varrimi i saj do të ishte si ceremonia e vdekjes së një presidenti amerikan, ndërsa qivurin e Sokratit që sot e lartësuan si shtëpizën e fundit të një njeriu bamirës, do ta hidhin në greminë pa mëshirë.

Ne jemi një popull që moralin e kemi të shenjtë, më saktë të shtrenjtë, pikërisht për këtë kërkojmë paradhënie, pastaj ta lëpijmë bythën si të duash…

10 komente në ““Ne jemi popull që moralin e kemi të shtrenjtë, prandaj duam paradhënie. Sikur Jonida e ndjerë të ishte e pasur””

  1. Shqiptar says:

    Ne Shqiperi fajin gjithmone e ka viktima.

  2. viktor says:

    futja kot i thone kesaj, a thua se “vizita e dames plake’ eshte shkruar ne terrenin shqiptar. Do te ishe shume me i besueshem nese shkruaje se ky eshte morali i pothuaj cdo shoqerie.
    Viktor

  3. tuli says:

    Keq me vjen po eshte e vertete.

  4. lona says:

    Vrasesi respektohet me shume se viktima!!!!!!!

  5. Ed tironci says:

    Keta qe vrasin grate jane impotente dhe pa karakter.iu prehte shpirti ne paqe jonides…kurse ky gerxhoja shkofte ne ferr…

  6. Emanuela says:

    Ky shkrim eshte si leshte e Currit. Pa pik logjike.

  7. aristoteli me kok gjeli prej teli ke bab el mandeli says:

    ne gjith boten njerzit njilloj jan.”qihen ne byth per pare”!
    vetem ne komunizem,ku parja s ka vler,njeriu esht tjeter, esht tamam bir I natyres,porse I vesh me rrobe moderrne.
    porse qe njeriu te vishet me rrobe moderrne u dashka ajo dreq paraje,sepse s parkerka rrug tjeter.
    kshtuqe prap se prap ke parja shko muhabeti. dhe natyrisht qe parja I bo njerzit bythqima.

  8. aqif tahipi says:

    Sad but true.

  9. shqiptari i vertet. says:

    shum shum e sakte. bravo Olti.

  10. Centauri.al says:

    Ne pergjithsi, te gjitha shkrimet per tragjedine e Jonides, por edhe te Sokratit, qe kam lexuar deri tani, perfshire edhe shumicen e komenteve te bllogjeve, kullojne paragjykime, kullojne poza moralizuese, vuajne nga nje cektesi dhe cinizem i pashoq, nga nje mosdashje e qellimte per tu ndalur nje moment, per te mare fryme thelle dhe per te pare brenda vetes, nese kane pasur ndonjehere ne jetet e tyre ndonje marrezi apo verberi te nje pasioni dhe dashurie, nga ato qe nuk pranojne llogjike, nga ato qe shkelin mbi tabute si mbi copa letre pa vlere dhe per te cilen do te ishin gati per cdo marrezi.
    Tragjedia Jonida-Sokrat eshte krim pasioni.
    Si cdo krim, edhe ky, eshte i denueshem.
    Por kursejani vehtes pozat, deklaratat dhe retorikat perbaltese dhe perbuzese.
    Maskat, sidomos kur ato vihen mbi fytyrat e anonimeve te rrjeteve sociale, nuk ju bejne as me te mire, as me te moralshem dhe as ju mbushin ndonje boshllek shpirteror, boshllek ku zakonisht zvarritim jetet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje