Lojërat Olimpike të këtij viti, më tepër se sa për spektaklin e sportistëve, kanë rënë në sy për dështimet spektakolare të disa prej tyre.
Ka qenë atleti nga Haiti, Jeff Julmis, ai i cili është rrëzuar në mënyrë dramatike qysh në nisje të garës.
Hulmis po bëhej gati të niste garën e vrapimit me pengesa, por është rrëzuar që në pengesën e parë.
Megjithatë, haitiani ka deklaruar për mediat, se do të largohet krenar nga lojërat Olimpike, ndonëse nuk arriti as ta niste garën e tij, e jo më të merrte një renditj të mirë.