Industria e bakshishit, ja si funksionon në Shqipëri

18 Gusht 2016, 12:30Sociale TEMA

Nuk do ta besoni, por bakshishet realizojnë rreth 29 miliardë euro në vit të ardhura në ekonominë botërore.

Por, falë Bookatable është realizuar një guidë e cila sqaron truket e bakshisheve në botë.

Kështu nuk do të mund të gjendeni përballë ndonjë situate të pakëndshme.

Të dish sesa bakshish duhet të lësh mund të jetë një avantazh veçanërisht në ndonjë vend të panjohur.

Ka vende kur bakshishi është i detyrueshëm e të të tjera ku nuk është.

Në hartën e Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria bakshishi është diçka mëse e pranueshme, shkruan Monitor.

Nuk ka asnjë vend ku mund të konsiderohet si diçka fyese.

Vendi ynë bën pjesë në kategorinë e vendeve ku shifra që duhet të lihet zë 10-15% të shërbimit që keni marrë.

Ky nivel bakshishi konstatohet në pjesën më të madhe të Europës.

Dy janë vendet ku bakshishi nuk është i detyrueshëm, Ukraina dhe Zvicra.

Gjermanët janë personat që lënë më shumë bakshish në botë. Rreth 69% e gjermanëve lënë bakshish në udhëtimet e tyre jashtë. Në Gjermani bakshishi i duhet lënë direkt në dorë kamarierit dhe jo në tavolinë pasi konsiderohet e ulët.

Në Francë bakshishi në vlerën 15% është i përfshirë në faturë dhe nuk është e detyrueshme që të lini të holla në tavolinë.

Në SHBA, bakshishi nuk është një zakon konsumator, por diçka e detyrueshme në pjesën më të madhe të restoranteve. Amerikanët dhe Kanadezët duhet të deklarojnë të ardhurat nga bakshishesh, që janë të tatueshme.

Në Japoni është fyese të lësh bakshish, pasi ofrimi i shërbimit me standarde konsiderohet si detyrim.

Sipas këtij studimi 1 ne 3 udhëtarë nuk dinë sesa bakshish duhet të paguajnë.

Fjala bakshish e ka origjinën nga Anglia dhe i përket periudhës së shekullit të 16.

6 komente në “Industria e bakshishit, ja si funksionon në Shqipëri”

  1. trump says:

    Fjala bakshish nuk e ka origjinen nga Anglia por persishtja.

    https://en.wikipedia.org/wiki/Baksheesh

  2. Klimax says:

    Fjala “bakshish” nuk e ka origjinen as nga Anglia dhe as nga anglishtja, por nga persishtja dhe kryesisht nga nje dialekt gjuhesor i persishtes i folur ne periudhen e viteve 250- 600 e cila eshte transportuar si shprehje nga Lindja ne Perendim nga Perandoria Mongole te pakten 10 shekuj me pare shekullit te 16-te, nje periudhe ku vet anglishtja ishte akoma ne fazat e para embrionale!

  3. anonim says:

    Kerko “Baksheesh” ne wikipedia. Thote qe vjen nga persishtja (Irani).

  4. T5 says:

    “Fjala bakshish e ka origjinen nga Anglia”.

    Ai perkthyesi automatik i google eshte analfabet funksional. Turp per google qe perdor perkthyes automatik te ketij niveli.

  5. Korabi says:

    15% ne Europe eshte e ekzagjeruar. Askush nuk le kaq bakshish ne France dhe as ne Shqiperi. Ne nje tavoline qe kushton 100 mije leke i bie te lesh 15 mije bakshish dhe per 300 mije leke 45 mije. Eshte e rralle, dhe ndodh vertet nqs eshte sherbim ekselent. Per nje sherbim normal, bakshishi eshte rreth 5 mije leke, ne 100 pra 5%.
    Ne SHBA bakshishi eshte i detyrueshem sepse kamarieret paguhen nepermjet bakshishit ndryshe nga Europa, ku nje kamarier ka nje rroge minimale te njejte me nje punetor. Ne SHBA 10% eshte per nje sherbim te keq, 15% per nje sherbim normal dhe 20% per nje sherbim shume te mire. Sa per termin nuk po zgjatem se e kane sqaruar komentuesit e tjere se nga vjen. Qe kur e shqipton duket qe eshte nje term oriental.

  6. WHAT?!?!?! says:

    Gjermanet lene me shume bakshish????
    Hidhi dhe pak rigon te lutem. Puq fort

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    海外 ラブドール こんにちは!私のFacebookグループの誰かがこのウェブサイトを私たちと共有したので、私は見に来ました。私は間違いなく情報を楽しんでいます。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje