Alban Hoxha qëndron tek Partizani, dështon transferimi te Gaziantepspor

18 Gusht 2016, 15:47Sociale TEMA

Alban Hoxha do të jetë pjesë e skuadrës së Partizanit dhe për sezonin e ri. Portieri kryeqytatas i cili kërkohej nga skuadra e Gaziantepspor që militon në superligën turke, nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me kete klub.

Sipas mediave turke dështimi i transferimit ka të bëjë me shumën e majme që klubi i Partizanit kërkonte për kapitenin e saj, e cila ishte 400 mijë euro.

Gjithashtu dhe kërkesat e gardianit të kuq për pagën e tij kanë qene të larta për klubin turk, pasi shuma që Hoxha kërkonte ishte 1-milon euro në seznon.

Në këtë mënyrë Gaziantepspor ka mbyllur përfundimisht tratativat për të afruar në skuadrën e tyre portierin shqiptarë që do të mbetet dhe këtë sezon në kampionatin shqiptarë./TemA TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje