A është pushuar dosja 60 milionëshe, për Sherefedin Shehun?

18 Gusht 2016, 17:13Sociale TEMA

A i ka të pastra letrat e ish-zëvendësministri Sherefedin Shehu, që synon të marrë një post të ri publik, Bashkinë e Dibrës?

Ministria e Financave, në vitin 2014 ka bërë kallëzim në Prokurori për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode dhe për zëvendësin e tij Sherefedin Shehu.

Kallëzimi i Ministrisë u bë për shpërdorim të detyrës dhe për shkelje në barazisë në tendera gjatë procedurës së tenderit për kredinë prej 250 milionë eurosh që ka përfunduar në buxhetin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës- Morinë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kombit”.

Në atë kohë u ngrit edhe një task force, madje u morën në pyetje edhe nëpunësit e komisionit të ofertave, por nuk dihet se si kanë përfunduar kjo dosje.

Në kallëzimin e Ministrisë së Financave thuhet se Bode dhe Shehu akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë euro.

Kjo, pasi tenderi është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe kredia është marrë ne dy banka me interes 13 %, ku dëmi ndaj shtetit llogaritet 60 milionë euro.

Në kallëzim thuhej se i gjithë procesi është kryer në shkelje të ligjit “Për huamarrjen shtetërore dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit “Për prokurimin publik”.

Përzgjedhja e fituesit është kryer në kushte të pabarabarta dhe jo transparente, duke favorizuar një ofertues kundrejt të tjerëve, dhe duke kryer vlerësim të pabarabartë të ofertave.

“Përveçse një borxh shumë i shtrenjtë me kosto reale rreth 13.3%, si pasojë e veprimeve të mësipërme dhe duke blerë borxhin më të shtrenjtë midis gjithë ofertave të paraqitura, i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerën 60 milionë euro”, theksohej në kallëzimin e Ministrisë së Financave.

Nga burime të prokurorisë mësohet se, Bode është mbrojtur me faktin, që këtë kredi e ka miratuar me një ligj të posaçëm parlamenti.

8 komente në “A është pushuar dosja 60 milionëshe, për Sherefedin Shehun?”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Po mir more ti qe ben kete shkrim dhe flet per emra te vecante dhe specifikisht per te nderuarin Sherefedin Shehu, pse tregohesh kaq i ulet. Ke emer ti apo je si gjithe kafshet e tjera qe i therrasin me nje emer Gomar,Majmun apo cte te them tjeter se edhe qente dhe macet qe rriten ne shtepi si puna jote e kane nje emer. Fare e keqe i paburreri

    1. DASHAMIRESI says:

      Mire thua ti Majakovski, edhe une jam dakord me ty , por me ben pershtypje fakti ,
      se ti le krejt ne”harrese” ,problemet qe trajtohen ne kete shkrim . vertetesine e tyre !
      Mendoj se komentet dhe debatet duhet te behen rreth problemit qe shtrohet
      dhe jo kush e shkruan artikullin. Ky do te ishte ndoshta preokupacioni yne i fundit .

    2. Bushi says:

      MAJAKOVSKI! Avash se ke marre yrysh shume.Pse tu dhimbeset kaq Shehu ty,apo te ka dhene ndonje kocke.Hajduti eshte hajdute dhe duhet thene cope hajdut.prandaj mos e mbro hajdutin.

    3. NAIMI says:

      Po ti more mut ke emer qe me del me emera si Majakovski. Po ti nuk je as e pegera e Majakopvskit mor hale e mos guxo te perbaltesh te tjeret,o fare e keqe e Sali kriminelit qe e ka futur vendin ne kete lloj derexheje qe s’ka burre nene qe e nxjer.

  2. TJ says:

    Te gjithe nje mut jane! Por Berisha dhe Bode dhe te gjithe deputetet e PD jane deri ne ryke ne MUT!

  3. Bariu says:

    Po deklaratat e Bodes ne lidhje me pasurine e tij ,na lane pa mend,katundari nga Rakicka i Devollit,ishte troke,tani na Rezulton me 2 vila ne bregdet, dy vila ne Korce ,makine si ajo e Olldashit,120 000 euro,3 apartamente ne Tirane,konto bankare te majme etj etj ,ka ndonje shpjegim nga PD si i i ka bere? Po ky sherefejadindini ruante “vetem ” si Vidhte Bodja…..kupto o popull ,sa kane vjedhur ,ne ministrine e Bodes,sa edhe zedhenesi i kesaj min.Elvi Fundo,ka blere 2 vila ne bregdet.

  4. landi says:

    Ju qe shkruani kunder Sherefedinit, beni mire te lexoni fundin e artikullit. Kete kredi e ka aprovuar Parlamenti. E kuptoni? Parlamenti! Qe ne kete cast, mbi z. Shehu nuk mund te rendoje asnje akuze.
    Prandaj, prisni zgjedhjet dhe, pastaj, gezohuni per fitoren. Por, si veshtire qe fitorja t’i buzeqeshe PS. Se, edhe LSI, eshte, dhe nuk eshte, ne koalicion. Harrohen lehte zgjedhjet e nje viti me pare, kur PS votonte kunder LSI ne Pogradec, Mallakaster e gjetke? Mund te anshkalohet koalicioni prej 18 partish i PD, sic eshte ne kete rast? Mund te anshkalohet pakenaqesia e popullit te thjeshte, sidomos ne Diber, qe po ropatet per buken e gojes? Pergjigjen do e jape populli!
    Pastaj, a krahasohet nje menaxher i afte si Sherefedin Shehu, me nje mjek, sigurisht te afte, si doktor Rama? Ne bashki nuk behen operacione!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje