Europa League/ Krasnodari poker përballë Partizanit

18 Gusht 2016, 20:22Sociale TEMA

Partizani ka pësuar një humbje të thellë në sfidën e parë të “play-offit” të Europa League përballë skuadrës së Krasnodarit.

Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 4-0 duke shuar mundësinë për të shpresuar tek një kualifikim i mundshëm në ndeshjen e kthimit.

Vendasit arritën që ta sigurojnë fitoren që në pjesën e parë ku arritën që të shënonin tre gola me anë të Joaozinho, Smolov dhe Jedrzejczyk.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë me rusët që arritën ta dominon tërësisht ndeshjen duke shënuar dhe golin e katër me anë të Ari.

Një fitore që i hedh poshtë mundësitë e Partizanit për të përmbysur rezultatin duke bërë një paraqitje zhgnjyese.

2 komente në “Europa League/ Krasnodari poker përballë Partizanit”

  1. New York says:

    E shiten Morat E Kuq lol. Ti zbojne edhe nga uefa per 5 vjet edhe nga Kampionnati per 5 vjet. Haha si flisnin per Skenderbeun duhet denuar, ti hiqet titulli. E shikoni o mora si vijne kohet tani. Ajde SKENDERBE Kampion per here Te 8 apo Te 9 e nuk ka rendesi Kampion perseri edhe kete vit.

  2. astrit says:

    Nje ekip qe rrihet nga Kamza, c’mund te pretendosh se fiton ndaj nje skuadre qe financohet nga nje miliarder?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje