Tifozat fallco!

19 Gusht 2016, 16:20Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze

Partizani ka humbur sfidën e parë në fazën e “play-offit” kundër skuadrës së Krasnodarit, me rezultatin e thellë 4-0. Një humbje e rëndë që duhet t’i bëhet një analizë mjaft e hollësishme nga ana e drejtuesve të kuq, dhe pse duhet të jemi koshientë që skuadra ruse është shumë herë më lart se Partizani më lojtarë mjaft të mirë dhe me experience, dhe ka një buxhet prej 80 milionë eurosh.

Pra, që Partizani është më poshtë dhe shanset për të kaluar janë minimale kjo dihet, por që të akuzosh pa fakte siç ne në fakt ne e kemi zakon, duke thënë një shprehje që sa herë skuadrat tonë humbin në Europë, që është ndeshje e shitur, kjo është banale.

Sepse janë po këta njerëz që deri para sfidës së djeshme ngrinin në qiell skuadrën e Partizanit për kalimin spektakolar të turit të dytë në Champios League.

Janë po këta që nuk lanë fjalë të mirë pa thënë për të gjithë lojtarët që bënë ndeshje mjaft të mirë.

Janë po këta që e bënë hero, Alban Hoxhën atë natë, për atë gol spektakolar dhe pritjet e tij historike që mundësuan kalimin për në fazën tjetër.

Dhe janë po këtë “tifozat e zjarrtë” dhe mendimtarët e mëdhenj, që hedhin akuza për të njëtën skuadër dhe për të njëjtët lojtarë duke i ofenduar në mënyra banale dhe akuza prej pijanecesh dhe bastexhinjsh pa asnjë fakt.

Këta nëse e quajnë veten “tifoza të zjarrtë” në këto disfata duhet që të jenë përkrahësit më të mëdhenj të skuadrës dhe lojtarëve, dhe jo t’i braktisin menjëherë duke i ofenduar dhe akuzuar.

Skuadra nuk do të njoh gjithmonë fitore dhe pse dëshira nuk mungon, por dhe humbjet duhet që të pranohen dhe janë pjesë e futbolli.

Në rast se këta kanë fakte për këto akuza që ndeshja është e shitur shumë mirë! Do të ishte shumë herë më mirë që t’i dërgojnë në prokurori, ndryshe të thuash e “shitën” nuk tegojnë gjë tjetër veçse veten e tyre prej disa tifozësh fallco dhe bastexhinj.

Këto lloj akuzash që janë tërësisht pa fakte nuk tregojnë gjë tjetër veçse i ulim sa më shumë imazhin futbollit tone!

2 komente në “Tifozat fallco!”

  1. "BALASHI" says:

    Bravo Fatjon.

  2. DhjeroMuti says:

    Çuni i Dhjero Bazes je ti që do të mbulosh mutin me shurrë?!
    Po ça duhet të katranosnin më shumë trajneri me mbrojtjen me në krye Hoxhën nga Cërriku “fajkoin” e Gaz Çamit ?!,Ça të bënin më shumë?! Të gjitha të zezat i bënë!!! BËNTE MUUUUUUUUUUU!!!!
    LOQE DJALË MOS SHKRUAJ MË KARLLIQE SE DO BUDALLALLEPSESH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje