Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës dhe PD-së për një shtesë në një pallat në pronësi të deputetit socialist Sadri Abazi.
IKMT thotë se akuzat e Bashës janë qesharake, pasi ajo leje është dhënë në vitin 2012, kur kryebashkiak ishte pikërisht ai.
“Nuk jemi të çuditur nga sulmi i Partise Demokratike lidhur me një shtesë kati të realizuar në vitin 2012 kur kryetari i PD Lulëzim Basha ishte kryetar bashkie dhe Tirana ishte vatra më e nxehtë e ndërtimeve pa leje!
Sepse nuk është hera e parë që ish-kryetari i bashkisë sulmon dhe përbalt punën e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. E vërteta është se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon, apo më saktë shpif Partia Demokratike, është një rikonstruksion me të gjithë dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në Hipotekën e Tiranës.
Kështu që duke e ftuar opozitën të kontribuojë në denoncimin e rasteve të rralla të ndërtimeve pa leje, hedhim poshtë pretendimin e saj në këtë rast. Qëllimet politike të opozitës nuk janë arsye për të shpifur e hedhur baltë mbi institucionet”, thuhet në reagimin e IKMT.
Uhahahahaaaaaaaaaaaaaaa