Manjani: Kushtetuta projektoi një gjyqësor mbi çdo pushtet tjetër, tani gati ligjet

21 Gusht 2016, 15:52Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një koment në lidhje me reformën në drejtësi. Në rrjetin social ai shkruan se Kushtetuta e re projektoi një gjyqsor të gjithëpushtetshëm.

“Kushtetuta projektoi një gjyqsor mbi çdo pushtet tjetër. Tani duhet thjesht ta zbatojmë këtë projekt duke filluar me miratimin e ligjeve!”, shkruan ministri i Drejtësisë Manjani në Twitter.

Ndërkohë që ditën e martë do të mblidhet edhe konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën e mbledhjes së Kuvendit për të miratuar 7 ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi.

E cila në përcaktimin e rregullores do të jetë një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje