Fatos Lubonja: Shqipëria dhe Kosova, dy vende të dështuara dhe mafioze

22 Gusht 2016, 12:58Rajoni TEMA

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim sot, duke u nisur nga debate që shkaktoi largimi i Milot Rashicës dhe disa futbollistëve të tjerë, ngë Kombëtarja e Shqipërisë, tek ajo e Kosovës.

Lubonja thotë se debate është përqendruar tek dallimet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Porn ë fakt, sipas tij, debate duhet të përqendrohet tek të përbashkëtat e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat na ndajnë.

Lubonja shkruan për gazetën Panorama, se Shqipëria dhe Kosova sot janë dy shtete të dështuara, dhe është kjo gjë që na ndan.

Pa dyshim Kosova ka probleme specifike nga ato që nuk i ka Shqipëria, që lidhen me pavarësinë e papërfunduar plotësisht, por definitivisht mund të them se ajo që, paradoksalisht, na ndan më shumë nuk janë diferencat, si 20 e kusur vjet më parë, por ngjashmëria e problematikave. E përbashkëta dramatike shqiptare sot është se edhe Kosova ka hyrë në fazën e Shqipërisë dje dhe sot, ku nuk i lipset më çlirimi nga armiku i huaj, por çlirimi prej të keqes që vjen nga të vetët.

Sepse të dy palët sot kemi ndërtuar, si askund tjetër në Ballkan, shtete të kapura, të dështuara.

Sepse nëse në vendet e tjera mund të flitet për shtete që kanë edhe mafiet e tyre, në dy vendet tona mund të flitet për mafie që kanë shtetet e tyre.

Në të dy vendet besimi i qytetarëve tek institucionet e tyre të shtetit është minimal, për të mos thënë se shteti shihet si armik i tyre.

Në të dy vendet flitet për një bjerrje dramatike të shpresës, për një atrofizim të ndjenjës së revoltës dhe protestës; për ikjen nga vendi si shpëtim.

Në të dy vendet njerëzit kërkojnë të vijnë të huajt tu vendosin drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.

Në të dy vendet ka zgjedhje të kontestueshme nga palët.

Në të dy vendet konflikti midis forca kryesore politike i ngjason luftës së bandave për kontroll territori dhe përfitimesh. Në të dy vendet po bjerr gjithnjë e më shumë sistemi i vlerave, kultura dija.

Në të dy vendet rruga e çlirimit nga kjo e keqe shihet me parandjenjën e një fundi dramatik.

Me fjalë të tjera, sot e përbashkëta dramatike që na ndan është se si shqiptarët edhe kosovarë jetojnë keq në vendet e tyre, sepse relacionet njerëzore në të dy vendet janë përkeqësuar dramatikisht; sepse njëri-tjetrin e shohim gjithnjë e më shumë vetëm si instrument për ta përdorur, si klient apo si viktimë për ta vjedhur; sepse deri trashëgiminë dhe natyrën e përbashkët dhe publiken, që lidhin njerëzit, shqiptarët e shohin si plaçkë për ta privatizuar dhe grabitur për interesa paraje dhe pushteti.

Në këtë klimë, ku jeta si njeri i ndershëm, i lirë dhe me dinjitet bëhet gjithnjë e më e vështirë, ku burimeve si natyrore edhe shpirtërore po u vjen fundi, ndjenja të tilla si miqësia, dashuria, besimi i njeriut te njeriu zveniten. Këto janë të këqija të përbashkëta që, detyrimisht, na ndajnë po qe se nuk bashkohemi dot t’i luftojmë, siç nuk po e bëjmë dot. Këtë janë më keq se një pushtim i huaj sepse pushtimi edhe të bashkon, siç ka bashkuar kosovarët dje.

Në sajë të këtij pushtimi nga të vetët sot bijtë e atyre kosovarëve që nuk arrinin të kuptonin shqiptarët që iknin në fillimvitet ‘90, besoj se i kuptojnë sot shumë më mirë. Sepse ata po ikin edhe vetë në Evropë (apo edhe deri në Siri për të luftuar në krah të ISIS-it), si pasojë e bëmave të të vetëve. Harrova të them: të përbashkët si në Shqipëri dhe në Kosovë kemi edhe faktin se kryepërgjegjësit e këtij “më keq se pushtimi” mbi shqiptarët kërkojnë ta mbulojnë këtë masakër duke u rënë tambureve të atdhedashurisë, të miqve dhe armiqve të huaj të përbashkët apo duke tundur flamurin kuq e zi nëpër stadium”, shkruan Lubonja për Panoramën.

13 komente në “Fatos Lubonja: Shqipëria dhe Kosova, dy vende të dështuara dhe mafioze”

  1. Visi says:

    Pavarësisht se nuk më pëlqen Lubonja,fatëkeqësisht në këtë rast ka plotësisht të drejtë.

  2. jani says:

    C’te te shash me pare ty . Ti per lek shet cdo gje. By…en e ke shitur qe ne burg dhe nuk te ben pershtypje asgje.

  3. qintorijanoriqi says:

    tamam ke qellu ne shenj o dobic sferik! sepse i shef gjonat ne te gjitha dimensjonet dhe jo vetem ne nji apo dy,ashtu si sfera.
    thon qe universi esht sferik.
    edhe tos lubonja osht universal.
    me pak fjal ka thon sakt dhe gjithcka sesi esht /
    vecse ka harru me shajt njicik,me thon “a jua q!fsha ropt o rrac muti,knej e anej kufinit”!

  4. Osmani says:

    Ka të drejtë njeriu. Pikë!

  5. Nickname says:

    BIG LIKE, gishti ne plage,sta luan as topi kete shkrim!EPO sic ti e di mire LUBONJA e verteta nuk kaperdihet kollaj nga ky milet e atyre me mire u pelqen te kendojne o sa mire me kene shqiptar sesa te ftillohen per keto te verteta te medha qe ne kete rast po ja u plas ne fytyre!!E shume mire ben pavaresisht se azgje nuk do ndryshoje…SELANIK E TATEPJETE SIC KA QENE EDHE DO JETE!

  6. Arben says:

    I VETMI QE FLET ATE QE MENDON SOT PER SOT NE SHQIPERI,

    GJITHE TE TJERET QE LLAPIN LART E POSHT NEPER GAZETA, VETEM LEPIHEN PER NDONJE KOCKE, OSE E BEJNE NEN EFEKTIN E DOSJES SE SIGURIMIT TE SHTETIT.

    DISA PREJ TYRE, KANE DENONCUAR VELLEZERIT E VET TE SIGURIMI, SEPSE KANE DASHUR TJU QIJNE GRATE, KESHTU QE NUK KANE NGA E DREDHIN BYTHEN TANI.

  7. çentrale says:

    Ti zoti Lubonja keni ndihmuar maksimalisht per kete

  8. shqiptari says:

    Fatos, per mua ben pjese ne grupin e gazetareve qe u ke mbajtur iso politikaneve te keqinj. Vendi yne ka nevoje per njerez te mire sepse gazetaria ka mijra vjet qe behet. Ju qe doni apo duan tu quajne njerez poblik o delni ngrini nje problem e qendroini deri sa te zgjidhet ose…. c’fare te te them more Fatos.

  9. enter"" says:

    Lubonja eshte nje personazh qe ne ditet e tija me te mira thote perla.
    Kjo eshte nje nga ditet qe ai eshte zgjuar mire.

    SHTETE MAFIOZE DHE TE DESHTUARA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! BRAVO!!!!!!!!!!!!!!

  10. nje ish myslyman says:

    Arben , ke haruar ate shprehjen e qelbur ALLAHU TE HAJE BAR . Yyyyy , zarbe turke !

  11. k says:

    SHQIPERIA DHE KOSOVA JANE SI MUTI DHE KAKA.
    I NGRYSHON VETEM EMRI.

  12. gr says:

    Hera e pare qe se permend Ramen! Urime or KOS!

  13. Andrea xhane says:

    Jo shqiptaret dhe kosovaret, eshte gabim.
    Duhet thene, shqiptaret e Shqiperise dhe te Kosoves.
    Kosova eshte nje krahine e banuar nga shqiptaret, jo nga kosovaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje