Ambasadori shqiptar Minxhozi: Ja çfarë kërkoj nga deputetët e Kosovës

22 Gusht 2016, 08:54Rajoni TEMA

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka bërë me dije se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është në rritje.

Ai ka thënë se ndërmjet bashkëpunimit të dy shteteve shqiptare ka shumë risi që po ndodhin kohët e fundit me një trend pozitiv.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Minxhozi ka thënë se Shqipëria vazhdon të jetë zë i fuqishëm në të gjitha institucionet ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Ambasadori shqiptar ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi ka thënë se kësaj çështje përgjigje duhet t’i japin deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“E ritheksoj se demarkacioni është një kërkesë shumë e rëndësishme e BE-së dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Faktori politik këtu duhet t’i japë një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje”, ka deklaruar Minxhozi.

3 komente në “Ambasadori shqiptar Minxhozi: Ja çfarë kërkoj nga deputetët e Kosovës”

  1. capi says:

    Mire thote Lomi i Deliut.
    Sepse edhe une ashtu mendova per nje moment, por kur kendova fjalet e amabasadorit tone, Qymes, ne thonjeza, e kuptova qe Titulli, sensasioni, gabimi, rreshqitja eshte i/e redaksise – On line. Sorry.

  2. Likja says:

    Ne fakt,Titull pa asnje lidhje logjike !!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje