Shkolla nis më 13 shtator, ja datat për shitjen e teksteve

22 Gusht 2016, 09:03Sociale TEMA

Data 13 shtator është caktuar si dita e parë e shkollës për arsimin parauniversitar për vitin e ri shkollor 2016-2017.

Me një udhëzim të posacëm ministria ka njoftuar edhe detajet për shpërndarjen e teksteve shkollore, procedurë që do nisë më 25 gusht.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shitja e teksteve shkollore do të vijojë deri më datë 12 shtator dhe të gjithë librat duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e MAS-it.

“Përgjegjës për shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore janë botuesit dhe distributorët përkatës. Shitja e teksteve shkollore bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera pranë shkollave, nga subjekte të licencuara.

Me kërkesën e botuesve apo distributorëve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të vënë në dispozicion falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore, për periudhën 25 gusht-12 shtator 2016.

Tekstet që shiten duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e MAS-it”. MASh sqaron se ndalohet shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore nga punonjës arsimorë, me përjashtim të teksteve për  nxënësit e pakicave kombëtare.

Një tjetër pikë e udhëzimit të MAS-it është se: “Subjektet e licencuara për shitjen e teksteve shkollore në pikat e shitjes të hapura në ambientet pranë shkollave nuk lejohen të shesin tekste që nuk i

përkasin katalogut”.

DAR/ZA-të kanë detyrim që, gjatë dy javëve që do të bëhet shitja e teksteve, duhet të raportojnë çdo ditë elektronikisht në MAS për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore. Katalogun e teksteve për vitin shkollor 2016-2017 mund ta gjeni në faqen zyrtare të MAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje