Një burrë në Boston të SHBA, është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi, ndërsa tenton të rrëmbejë një fëmijë.
Burri shihet në video teksa e hedh fëmijën pa kujdes në sup dhe shkon drejt daljes, i ndjekur nga babai i fëmijës.
Fatmirësisht, fëmija nuk është lënduar, pasi Stephen Brian e dorëzoi sërish tek i ati pas knfrontimit me të.
47-vjeçari është arrestuar më pas nga policia dhe gjendet nën akuzë për rrëmbim personi.