VIDEO/ Oficeri i policisë sulmohet nga i burgosuri, nuk do ta besoni kush i vjen në ndihmë

21 Gusht 2016, 10:23Sociale TEMA

Kamerat e sigurisë së një burgu në Payne County, SHBA, kanë regjistruar një ngjarje jo të zakonshme.

Një nga oficerët e policisë së burgut shihet në video, teksa sulmohet nga një prej të burgosurve. Por, pikërisht kur dukej se polici e kishte humbur betejën me të dënuarin, një tjetër i burgosur afrohet me shpejtësi për ta ndihmuar.

Kaq ka mjaftuar që agresori të shtrihet në tokë, ndërsa përforcimet nuk kanë vonuar. Por, ngjarja është cilësuar si diçka e habitshme, pasi rrallë ndodh që të burgosurit t’iu vijnë në ndihmë rojave kur ata sulmohen nga të dënuarit e tjerë.

1 komente në “VIDEO/ Oficeri i policisë sulmohet nga i burgosuri, nuk do ta besoni kush i vjen në ndihmë”

  1. Landi says:

    Me shpejtesi jooo..Ai erdhi ne ndihme ngadale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje