Dijar Xhema, personi i cili ushtroi dhunë dhe tentoi të rrëmbente 3 persona në Vlorë do të izolohet në spitalin e burgut.
Është kjo masa e sigurisë dhënë nga gjykata e krimeve të rënda, pasi avokati i Xhemës ka depozituar si provë, kartelën mjekësore ku sipas tij Xhema vuan nga çrregullime mendore.