FOTOT/ Gati përfundimi i "Pazarit të Ri" në Tiranë

20 Gusht 2016, 15:59Sociale TEMA
FOTOT/ Gati përfundimi i "Pazarit të Ri" në Tiranë

Pazari i ri në sheshin “Avni Rustemi” në kryeqytet ka nisur të marrë formë. Punimet për realizimin e këtij projekti madhorë kanë ecur me ritme të larta dhe është parashikuar që në vjeshtën e këtij viti të ketë përfunduar faza e parë e ndërtimit të Pazarit të Ri. Këtë fakt e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili në rrjetin social twitter ka postuar edhe disa foto nga punimet që po kryhen në teren.

“Mjeshtrat po ecin shpejt te Pazari i Ri. Mbaron në vjeshtë Faza I-rë e projektit që më shumë se treg, krijon komunitet”, shkroi Veliaj në komentin që shoqëron këto foto. “Pazari i ri” në sheshin “Avni Rustemi” falë mbështetjes edhe të Fondit Amerikan të Zhvillimit shumë shpejt do të kthehet në një hapësirë që do shërbejë jo vetëm për tregti e biznes, por edhe si një zonë relaksi e turistike. Projekti parashikon rehabilitimin total të sheshit “Avni Rustemi” dhe zonës së “Pazarit të Ri”, restaurimin e ndërtesave tradicionale të zonës, ndërtimin në të ambienteve të nevojshme moderne për tregtarët dhe e shoqëruar kjo me një hapësirë pedonale.

 Kjo pasi projekti synon që ta kthejë një hapësirë multifunksionale, ku gjatë paradites të shërbejë si një treg për banorët e zonës dhe pasdite në një shëtitore dhe ambient relaksues, ku nuk do të mungojnë baret dhe restorantet që gatuajnë ushqim tradicional shqiptar, artizanë, duke u shndërruar kështu në një epiqendër të turizmit në Tiranë. Ky projekt do të realizohet në disa faza, pas kanalizimeve do vijohet me nënkalimin dhe më pas me fazat e tjera të ndërtimeve në sipërfaqe. Zbatimi i projektit ka nisur në muajin tetor dhe aktualisht po punohet me rrjetin e kanalizimeve, ndërsa ka nisur dhe ndërtimi i markatës së fruta-perimeve. Më pas puna do të vijojë me ndërtimin e markatës së mishit dhe të peshkut. 

6 komente në “FOTOT/ Gati përfundimi i “Pazarit të Ri” në Tiranë”

  1. astrit says:

    Deri tani kane ecur me hapin e breshkes. Per nje vit duhet te mbaroje.

  2. Petro says:

    Hekur i madh ne mes te qytetit.Mjere banoret perreth!.Ne qytetet e medha pazari eshte levizes, neper lagje.Nje here ne jave ne secilen lagje, me mjete te lehta e te zhbllokueshme lehte.Naten vijne punetoret e pastrimit e ne mengjes rruga kthehet ne gjendjen e meparshme.Don Kishotet injorante gjoja duan te kthejne traditen e Tiranes se vjeter qe dikur ishte aq sa kjo lagje.Sa do te vuaj ky vend nga prania kudo e politikes se fasades qe i shpenzon taksat e qytetareve per rrush e kumbulla.

  3. Vendali says:

    Po ndonje peme do kete ketu, apo vetem mish e peshk????

  4. Tarrasi says:

    Edhe Duçja interesohej ne menyre direkte dhe te posacme per kantiret ne Rome dhe ne gjithe Italine.
    Dhe kete e bente jo kot , por qe tu shpelante trute njerezve duke ju theme :

    Shikoni se cfare eshte ne gjendje te beje Fashizmi !

    Erion : me mire merru me fiqte !

  5. Bazarhesap says:

    Kjo eshte si ti vesh buzekuq dosave!
    Shtepite per rreth jane renuar dhe jane ne gjendje katastrofike sepse kerkohen akoma zarfe te fryra per lejet e ndertimit(jo pallate) kur aty eshte bere nje gje fallco dhe momentale per te mashtruar disa budallej qe te vijne nje here si turiste dhe mos te duken me.
    Jepeni lajmin po te dyja krahet,tregoni dhe shtepite e Tironcve etnic qe jane ne pike te hallit pastaj na trgoni ku do shiten fiqt!

  6. Ditmir says:

    ore per borxhet na tregoni. Pse Bashkia ka 100 milion € borxh. Po fagura te papaguara?
    Akoma me fasada ju?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje