Ka rezultuar fals alarmi për bombë te redaksia e televizionit Report TV në kryeqytet.
Pasi ka bërë këqyrjen e ambienteve, policia ka deklaruar se nuk ka asgjë të rrezikshme dhe se alarmi për bombë, i dhënë përmes një mesazhi, ishte fals.
Burime policore konfirmuan për “Panorama” se ka qenë një mesazh dërguar nga një shtetas identifikuar si Shkëlqim T., permes të cilit njoftohej për praninë e një bombe në ambientet e brendshme të redaksisë.
Policia ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, vendosi perimetrin e sigurisë dhe nisi kontrollin.
Nga hetimet e para u theksua se “shërbimet policore në vendin e ngjarjes nuk po konstatojnë ndonjë pako të dyshimtë”. Kështu ka rezultuar edhe në fund të këqyrjes së zonës.