Çamët, PDIU: Islami përgjon te vrima e çelësit, të tjerë ekzistojnë në politikë me video-shantazhe të kryera në Tiranë, Peshkopi e Londër

23 Gusht 2016, 19:12Politika TEMA

Vetëm pak kohë pas deklaratës së deputetit të PD, ish-socialistit Kastriot Islami i cili thotë se Shukriun e përgjuan përfaqësuesit e PDIU, reagon kjo parti me një deklaratë për mediat.

Pasi i kujton Islamit se është një përgjues te vrima e çelësit dhe se ASHE ka kandidat Muharem Ramën, PDIU i kujton Islamit se janë të tjerë që e kanë varur ekzistencën politike nga video-shantazhet e regjistruar në Tiranë, Peshkopi e Londër.

Po botojmë të plotë deklaratën e PDIU:

Islami akoma nuk e di që në Dibër kandidon në emër të ASHE, Kandidati Muharrem Rama i PS.

Deklarata e Z. Islami i ngjan Panairit të Kotësive. Por meqë deklarata e tij është bërë publikisht dhe duket që Kastriot Islami ka përgjuar pas vrimës së çelsit te përgjuesit, i bëjmë thirrje prokurorisë të administrojë këtë deklaratë e të zbardh të vërtetën, në kuader  të procesit ndaj Shukri Xhelilit.

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, nuk ështe marrë asnjëherë me filmime apo video, sepse preferon të bëjë politikè pozitive e të drejtpërdrejtë për qytetarin e nuk ka as pasion e as zakon të vendosë veshin a syrin tek vrima e çelësit.

Janë te tjerë ata që e kanë varur egzistencën e tyre në politikë me video-shantazhe të kryera në Tiranë, Peshkopi apo Londër.

Gjejmë rastin gjithashtu dhe i bëjmë thirrje dibranëve të kryejnë qetësisht këtë fushatë elektorale dhe të mos bien pre e provokimeve apo diversioneve dhe më 11 shtator të votojnë si qytetarë europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje