A do të ndëshkohen keqbërësit e korruptuar sot në Shqipëri?
A do të gjenden burrat dhe gratë e ndershme, që do të kryejnë Reformën?
Ajo që konstatohet sot në jetën shoqërore në Shqipëri është fakti që brezi i ri po ngjizet me një karakter të fortë patriotik. Në shpirtin e popullit shqiptar diçka pozitive po ndodh.
Më ka bërë shume përshtypje ky fakt.
Është një rizgjim kombëtar, që nuk ka ardhur nga lufta, as nga shtypja e të huajit apo ndonjë pushtuesi, por thjeshtë si rezultat i zhvillimit të brendshëm shpirtëror të shqiptarit që po kërkon të mbrojë jetën e vet në atdheun e tij.
Shqiptarët e kuptuan më në fund se janë të tradhtuar nga krerët e tyre: ata e panë veten të vjedhur, të poshtruar, të grabitur dhe të përbuzur. Ata tani kuptohet se kanë vetëm një shpresë që vjen nga kjo pyetje që bëjnë përditë: a do të ndëshkohen keqbërësit që janë tallur me ta dhe me fatet e atdheut të tyre?
Ja, kjo është çeshtja e brezit të ri dhe të gjithë patriotëve shqiptarë sot: a do të vendoset drejtësia në vendin e tyre? A do të shkatërrohen çerdhet abuzuese që kanë shitur interesin shqiptar?
A do të krijohet një drejtësi perëndimore në Shqipëri që edhe shqiptarët të hyjnë në strukturat e Bashkimit Europian? A do të kenë dhe shqiptarët atdheun e tyre me personalitet që nuk do të drejtohet më nga larot e korruptuar?
Të gjitha këto do të ralizohen…megjithatë, brezi i ri ka të drejtë të jetë disi skeptik. Por gjithçka do realizohet.
I gjithë sistemi shoqëror demokratik nuk funksionon sot në Shqipëri, sepse është infektuar nga pushteti gjyqësor.
Ai është vatra e infeksionit shoqëror, e cila ka infektuar të gjithë sistemin politik. Nëse në një shtet nuk funksionon drejtësia ligjore, ai shtet sundohet nga korrupsioni, abuzivizmi dhe krimi.
Duhet të jesh profesionist që ta kuptosh Reformën në Drejtësi, sipas kushtetutës së miratuari në 21 korrik. Janë katër ingredientë të sistemit të ri që krijojnë sigurinë e suksesit: prokuroria speciale, gjykata speciale, hetimi special dhe vetingu.
Me anë të vetingut do të arrihet që hetimin special, prokurorinë speciale, dhe gjykatën speciale, t’i zgjedhin ekspertët amerikanë dhe europiano-perëndimorë.
Madje një numër jo i vogël shqiptarësh po trainohen ndërkohë në Amerikë për së mbari.
Që tani, të trainuarëve iu janë dhënë dosjet me emrat konkretë të personave të pushtetshëm që do të vihen nën hetimin, hetim ky që pritet të fillojë menjëherë.
Mbasi të kryhen hetimet, do fillojë funksionimi i prokurorisë speciale dhe gjykatës speciale, të cilat do të ndërtohen me shqiptarë të ndershëm dhe të ndërgjegjshëm, ata që kanë filluar të trainohen në Perëndim, të cilët e dinë sak se fati i atdheut të tyre dhe interesi i vetë shqiptarëve është i varur drejtpërsëdrejti te drejtësia ligjore.
Menjëherë pas nisjes së këtij procesi, fillon hapja e negociatave për në Bashkimin Europian: ne do të shohim njëherësh ndëshkimin e keqbërësve në një krah, dhe lundrimin drejt Bashkimit Europian me investime dhe zhvillim real të reformave tona, në krahun tjetër: reformën institucionale, reformën në arsim dhe reformën ekonomike; dhe, mbi të gjitha, do të fillojë ristrukturimi i tregut të mallrave dhe tregut të punës. Sepse ne sot, si pasojë e korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë, nuk e kemi as tregun ligjor të mallrave, dhe as tregun ligjor të punës.
Shqipëria dhe shqiptarët po shpëtojnë nga një rrezik i madh. Ne vetë nuk e ndërmerrnin dot shpëtimin tone; ndihma amerikane ka qenë jetike.
Këtu del një pyetje: a mund të ketë kthim mbrapa në Reformë?
Jo… kjo është një pamundësi absolute. Politika amerikane dhe ajo gjermane e kanë mbyllur këtë çeshtje, dhe Reforma tani quhet një “sistem i mbyllur”.
Le të vërtiten kot nëpër stacionet televizivë dhe nëpër gazetat e korrupsionit lakejtë mbrojtës të korrupsionit shqiptar: gjithçka është mbyllur. Prandaj prisni dhe shihni ditët që do vijnë.
Por janë të shumtë ata që pyesin: po ku do t’i gjejnë njetezit? Të gjithë të korruptuar janë… Po, si mendoni ju, që ndershmëria dhe dinjiteti i individit është varrosur në Shqipëri? Aspak.
Rrini të qetë se njerëzit e ndershëm dhe të kontrolluar do ta kryejnë këtë proces…. dhe janë gjetur që tani një pjesë, edhe do të gjenden edhe të tjerët.
Shqipëria ka mbijetuar nga heronjtë e ndershëm të saj: mos e harroni kurre këtë! Dhe nuk janë pak. Janë shumë… sepse ata na kanë nxjerrë gjallë nga tragjedia jonë osmane.
“Me jepni një hero, që të shkruaj një tragjedi”, kanë thënë tragjedianët e medhenj. Me heronj ka kaluar historia jonë tragjike dhe e dhimbshme, e cila ende nuk është shkruar mirë për periudhën e gjatë pa shkolla… pa jetë kulturore, të copëtuar, të dhunuar, por, vetëm me heronj dhe me folklor ama, dhe besnikë deri në vdekje të gjuhës sonë, kemi mundur të mbijetojmë.
Ende historia e Shqipërisë nuk është shkruar për të nxjerrë në pah të vërtetën tonë, se na kanë dominuar gënjeshtrat e fqinjëve që kanë brenda shtetit te tyre, dy herë me tepër territor shqiptarësh sesa shteti i sotëm shqiptar.
Gjithsesi tani jemi duke eliminuar infeksionin në fokuson tonë të ndërtimit shoqëror: po kryejmë Reformën në Drejtësi. Këtu fillon dhe hidhet pa dyshim hapi i madh shqiptar drejt dinjitetit, zhvillimit modren dhe mirëqenies shoqërore. Këtu!
Bravo Av Ngjela, me kete fryme duhet te shkruhet neper gazeta, sa me shume te sqarohet njerezit e thjeshte aq me te ndergjegjesuar behemi per te kuptuar rendesine historike qe ka kjo reforme ne drejtesi, Jemi me reformen pa asnje kthim mbrapa. Ata qe nuk e duan e kane nje arsye pse ? Jane te korruptura dhe kane vjedhur aq shume sa kane frike nga drejtesia,
Avokat ti je heroi i vertete i ndershmerise, moralit dhe integritetit. Nuk ke genjyer kurre dhe nuk ke marre kurre para nga familjaret e krimineleve. Nuk i ke asnje borxh askujt dhe qe kur ke dale nga burgu ke pasur perhere te njejtin qendrim pa e levizur bythen sa majtas djathtas.Me pak fjale lum reforma qe ka nje avokat si ty dhe Ibret Haxhine
shkryhet may jo mey…
–
sa naive jeni o njerez
–
shpresoni te Lu Lu, mik i Arvziut dhe Lu Lu Bashes, amerika qe mbajti ne pushtet dhe krijoi Saelh Berishen
–
Spartakut si ka dale narkoza akoma kur thote FBI Shqiptare???…… e ka fjalen per Visho Ajazin dhe Adriatik LLallen.
–
Z.AVOKAT,Ju po e mbani me kurajo popullin e shume-vuajtur 25 vjeçar.Jam une i pari qe nuk kam besim se reforma do beji gjene e duhur.Pse:1.PD po nxjerr hyçla per 7 ligjet qe po servirin nd/kombetaret,duke shtyre miratimin e tyre,besoi deri ne 2017-ten,po per 40 te tjerat?.Dhe kjo per hir te KONSENSUSIT medomozdo.2.Dhe kete konsensus e kerkon me çdo kusht LIKE FLORIRI.Dhe ky do vonoi mbledhjen e kuvendit.3.LU & FLAHUTIN,nuk po duken me..! Pse?4.Rama ka ngel vetem,i rrethuare.A do i rezistoi dot furtunes SALISTO-METISTE qe mund te nisi ne shtator me pretekse te tjera…PSH,” me mire pa E.Ramen Kryeminister…” Frika e lukunise SB,IM eshte e madhe,por dhe pengesa prej tyre eshte e madhe per kercenime…Siç po shohim e degjojme PD po krijon e pergatite PARAMILITARET e A.Hajdarit per terrorr ne DIBER per dhune zgjedhore.Dhe pasi ta beje ate..do ja veshi maxhorances si ne Korçe ku disa studenteve hallexhinje (ndofta PD-ist) u serviren si vjedhje votash nga PS.Pra,PD e bene dobiçin e ta le ne dere.5.Nuk besoj tu behet sekuestrimi i pasurise politikaneve siç eshte thene:”..nese nuk justifikohet pasuria me pagen..te behet seguestrimi..” Dhe kete do e beji drejtesia qe thoni ju:”…se ka midis tyre te mire qe do e bejne kete..” Por..korbi-korbit nuk ja nxjerr syt-thot populli.Nga L.E-Mallakaster
Qe me votimin ne parlament, ne fakt qe me date 6 Qershor ku u bene ca deklarata te rendesishme nga BE dhe SHBA, jam bere optimist. Optimist pas 26 vitesh pesimizem, dhe 20 vitesh pesimizem total (pas vjedhjes se zgjedhjeve te vitit 1996 nuk kishte me shprese per asgje). Drejtesia eshte hallka qendrore e shtetit. Me sherimin e saj i hapet rruge meritokracise dhe Shqiptareve e zote do ecin perpara. Brenda dy vitesh nje pjese e madhe e mediokritetit do jete ose ne burg ose aty ku mediokriteti duhet te jete – ne pune te rendomta.
Qytetaret jane skeptik, per nje drejtesi dhe politik te paster , eshte e pabesueshme qe te ndodhin keto cudira ne kete vend ku gjitheshka prej 25 viteve eshte kthyer mbrapsht . Vendi ka pesuar nje dem te madh ekonomik nga vjedhja e madhe e barbareve antishqipetar .Populli ka humbur identitetin e tij . E vetmja shprese shpetimi ,per tu kthyer ne normalitet ,eshte ndihma e Amerikes dhe Europes ,per ta futur Shqiperine ne shinat e drejtesise ligjore , pa ligjin nuk funksionon asnje shtet . Le te shpresojme qe ditet e mira do te vijne .
te lumte spartak,ju jeni nga te paktet shqipetare qe dini te thoni “THE GLASS IS HAF FULL” BIG GREETINGS
Spartak Ngjela : e bukur endra jote dhe e jona sigurisht , por po nuk shkuan ne burg dhe ti sekuestrohet pasuria : S.Berishes, F. Nanos, I.Metes, E.Rames nuk ka per tu bere asgje.po permend keta qe jane kryesoret, se te tjeret nuk na del koha dhe vendi per ti shkruajtur , kush ka pasur vend pune te rendesishem ne administrate dhe familjaret, sekseret, te gjithe qe e vodhen dhe e skllaveruan kete popull nga. 90 -ta e ketej.po te behet kjo shpetojme.ka aq shume per te thene sa lodhesh, gjera qe I di gjithe populli, nuk shpetojne dot po te behet seriozisht Reforma.
Jepi o Taku, jepi. Po ja e zgjidhem drejtsine, po Economise si do ja bejme? Po me pronat qe ju moren te zotit e I lame ne varfer cfare na thua? A mund te behet bujqesia me parcela nga nje dylym sejcila? Po per rrogat e gjyqtarve cfare na thua o avokat? Mos ma krijohen ca disproporcione me rrogtaret e tjere? A duhet te paguhet nje jurist me shume se nje mjek qe na Shpeton jeten? Si shume po na I vleresoni keta gjyqtaret. Se po na del qe ne duhet te Punojme ende per ata qe na kane vjedhur, edhe per pensionet e tyre.
Ka shume halle KY vend avokat. Dhe atyre qe s’ kane gjendje as qe u kercet per drejtsine, se ata duan te mbushin barkun avokat. Po te kujtoj hallet se ne kur meremi me nje ceshtje I harrojme te tjerat, ose e thene ndryshe nuk I shohim te lidhura me njera tjetren. Vertet drejtesia vlen po Economia vlen ca me teper avokat. Na shkruaj ca edhe per ekonomine.
Sa shkerdhata paskan pritur drejtesi nga legeni Ngjela
Mbushe dosjen the drejtoju Drejtesise.Mos kerko heroin te te tjeret.
Nuk ju kuptoj ju komentues te mesiperm cfare prisni nga taku qe te futet ne burg Saliu meta Rama duhet revolucion duhet gjithepershfirje duhet ngritur zeri ne protesta te medha ,duhet shembur ai parlament I ndyre dhe duhen varur plehrat per se gjalli brenda ne te ,Pse budall ishte Enveri qe ju mori pasurine disa plehrave ne vitet mbas clirimit.I luteni Saliut dhe Rames te ike.Derri do plumb jo llafe.
Kur lexon ato qe shkruan Avokati pa kuptuar te qesh buza sepse ai shkruan per shpresen, shkruan pozitivisht duke bere konstatime reale dhe parashikime optimiste. Pastaj lexon opinionet e popullit te thjeshte, vuajtesit direkt te pasojave te korrupsionit dhe menjehere te iken buzeqeshja sepse ne ato opinione nuk ka shprese por ka dyshim dhe mosbesim. Une nuk jam Avokati por jam populli dhe sigurisht, per kete ceshtje, kam mendimin tim . E para une jam optimist sepse: reformen nuk po e bejne shqiptaret, as shqiptaret popull, as shqiptaret politikane dhe as shqiptaret administrate. Me vjen keq qe e pohoj por, ne kurre nuk do ishim ne gjendje ti kunderviheshim atyre qe qendrojne siper nesh (arsyeja e kesaj mendoj qe eshte nje teme tjeter). E dyta mendoj se poshtersite dhe zullumet e politikaneve, gjyqtareve dhe drejtuesve kryesore administrative jane shtuar aq shume ne sasi dhe ne cilesi sa natyrshem ka ardhur kerkesa e nje ndryshimi cilesor (edhe shoqeria nuk perjashtohet nga ligjet e fizikes, mos harroni nje nga ligjet baze te saj qe thote se “Ndryshimet e vogla dhe te vazhdueshme sasiore grumbullohen zmadhohen derisa arrin te krijohet nje mase qe con ne ndryshim te madh e te menjehershem cilesor”). E treta natyra e shqiptarit luhatet midis servilit, ndaj atij qe ka pushtet te cfardolloji, natyre qe kemi shfaqur deri me sot dhe natyres tjeter te hakmarresit te ashper ndaj pushtetareve qe fillojne bihen nga fiku, ashtu si duket qarte se po ndodh sot e ne vazhdim. E thene ndryshe, ne qe deri sot jemi kaq apatike e servila, te paafte per ta iniciuar reformen do jemi promotoret kryesore qe do e vazhdojme ate te etur nga deshira e hakmarrjes ndaj padrejtesive te bera (bile kam dyshimin se mund te kalojme deri ne ekstremizma). Pra jam optimist.
Z. Ngjela!
ju jemi mirenjohes per gjithcka po beni per informimin e publikut rreth reformes ne drejtesi.
Zeri juaj eshte shume i rendesishem edhe per aresyen e profesinalizmit te larte qe ju karakterizon, por edhe per aresyen se, ndaj reformes jane ngritur lloj lloj zerash dhe analistesh te cilet kundrejt pagesave shume te majme, rreken cdo dite, cdo ore per te deformuar thelbin e saje. rreken cdo dite per te keqinformuar publikun, jo profesional, se gjoja kete reforme po e drejton Edi Rama per interesa te pushtetit te tije.
Keta analiste kurva te te gjitha pushteteve, jane nervozuar aq shume sa qe arrijne ne konkluzione aq absurde, saqe te vjen neveri ti lexosh dhe ne njefare menyre te vjen edhe keq jo per ta, por per faktin, se deri ku arrin degjenerimi i ndergjegjes intelektuale kur eshte fjala per para dhe per pushtet te pa merituar mediatik, per te cilen njerez si Zhei, Bushati, Peka e disa te tjere, kane investuar shume.
Ata nuk jane budallej, por te tille kane detyren, te flasin sa me keq per kete reforme shpresedhenese, me qellim qe te keqinformojne publikun, rreth saje, te krijojne peshtjellim ne popull dhe mundesisht te krijojne edhe nje front anti refome, mundesisht me rrevolta gjoja popullore.
Kjo ska per te ndodhur kurre per disa aresye:
1 Kete reforme e kerkon populli, si rrevolte te brendeshme dhe shprese per shpagim ndaj abuzimeve te permasave te pa imagjinueshme me pushtetin me parane publike, me te drejten per te qene te barabarte.
2 Kete reforme e drejton me ne fund me nje vendosmeri te madhe e madhja Amerike jo palaqot dhe hajdutet e te gjitha formave te cfacjes se saje
3 Kjo reforme do te triumfoje se perkrah saje jane rreshtuar njerez si Z. Ngjela por edhe pse kundra saje jane rreshtuar llumi i gazetarise dhe politikes, si p.sh Zhej e co me S. Berisha e co. Njerzit tashme jane ndergjegjesuar, kane kuptuar gjithcka rreth ketyre njerezve dhe manovrave te tyre pa shprese. Njerzit kane kuptuar se me venjen ne veprim te reformes, Zhei e co me se pakti, dalin ne pension, pasi ska me aleance mes tyre dhe drejtesise, absolitisht te korruptuar deri ne rrenje. Them me se pakti, pasi ka shume mundesi, qe tu analizohen, menyra se si i kane vene parate e tyre, keta njerez pa pike dinjiteti dhe personalitet te dyshimte.
Z. Ngjela ju pergjerohem, qe te vazhdoni edhe me tej me analizat tuaja te denonconi keto palo intelektual dhe njekohesisht me gjuhen tuaj te mprehte dhe te sakte te informoni sa me shume publikun.
Do tu jemi mirenjohes jo vetem ne, por edhe brezat qe do te vijne.
Ju faleminderit shume
Sigurisht kejo reforme ka rendesine e vet Z Avokat sepse konsolidon me mire sistemin e ligjit ne vend dhe ndoshta do kete dhe investime me shume sic shpreheni ju.Por problemet sidomos ato ekonomike do vazhdojne.Ka mjafte arsye per kete por po permend njeren qe edhe ju e keni permendur shkarazi.Thjesht per shkak te coptimit te kombit shqipetare ,shqiperise I kane ngelur ca gure dhe ca mocale sic ve ne dukje Ismahil Qemali pas coptimit te vendit.Hidhni nje shikim hartes se shqiperise Avokat::per te pare se cfare I kane ngele shqiperise..Nga 28mije km2 me shume se 3\4 e teritorit te mbetur jane male te thepiur guror qe premton fare pak mundesi zhvillimi apo investimi.Askush nuk preferon te investoje ne male sepse kostua rritet shume.E shumta qe mund te behet eshte rikthimi edhe njehere te shfrytzim perpunimi I mineraleve qe qeveria komuniste I vuri ne eficence por edhe kejo eshte e dyshimte pas braktisjes dhe shkaterrimit te madhe postkomunist.Sigurisht mund te hidhen ca pare per turizmin malor apo ate lumenjeve po nuk jame I qarte per gadishmerine e investitoreve ne kete fushe.Pra pjrsa me e madhe e teritorit shqipetare ajo malore nuk premton per mundesi jetese e punesimi qe eshte kryefjala ne shqiperi.Ajo qe mbetet jane ish mocalet e dikurshme te kthyera ne toke buke nga regjimi komuniste ,dhe pjesa kodrinore fushore ne Myzeqe dhe neMaliq: perkatesisht ne hapsiren Shkoder Tirane Berat E vlore ,ky eshte zhvilluar pjrsa me e madhe e qyteterimit te shqiperise dhe grumbulluar pjesa me e madhe e popullsise.Kejo eshte edhe pjesa qe premton zhvillim por e pamjaftushme per nje shtet si shqiperia qe ne Kohen komuniste mbriti te rreth 4 miljon njerez.Sic shihet shqiperia ska toke fushore apo toke buke sic e quajme ku mund shfrytezohet jo vetem per qellime te intensifikimit industriak por dhe per intensifikimin e prodhimeve buqesore pa te cilin asnje vend nuk mund te beje.Nderkohe edhe kejo zone gjate ketyre 25 viteve te anashise shqipetare eshte zvogeluar shume: nga 800 mije ha qe la komunismi tash sipas eksperteve eshte katandisur ne 400 mije ha.Kush do haje me perpara ne kete rryp toke Avokat ,vendasit apo malsoret qe po zbresin nga mallet e pabanushme.Kejo sigurisht sjell perplasje duke fituar kush eshte me I zoti,e pjesa tjeter qe ngelet pa gje shkarkon pertej adriatikut duke dobesuar dukshem fuqine dhe vitalitetin e shqiperise.Pra duket qe shqiperise I mungojne burimet per ekonomi te intensifikuar…toka ne radhe te pare..Edhe ca burime qe lulezuan ne periudhen komuniste si psh Shfrytezimi dhe perpunimi I naftes dhe mineraleve lideret tane post komuniste ua dhane te huajve dhe pjesen me te madhe te ketyre fitimeve gjigande jane perketo kompani e jo per shtetin dhe popullin shqipetare.Sidomos nafta qe ne Kohen moniste mbajti gjalle ekonomine jo kompetitive te asaj kohe e sot me ane te koncesioneve te pa denja dhe per vendet afrikane shkaterruan kete sector jetik per cdo vend bashke me te gjithe burimet e jashtezokonshme njerezore dhe institucioneve te saj shkencore e prodhuse.Shpresa e ngelur eshte vetem ngritja dhe zhvillimi I turizmit detare qe ende nuk po shfrytezohet si duhet qe shqipetaret te perfitonin dicka gjithsesi edhe ky burim nuk besoj se do mbuloje kerkesat e medha per punsim dhe zhvillim qe ka vendi sot.Me fjale te tjera duhet nje qeveri me 7 koka te zgjidhe problemet e shqiperise…gjithsesi shpresojme dhe ju falnderoje per ndjenjen e optimizmit qe percon te shqipetaret..
OPINIONE :
NE MOS KENI LEKET I GJENI …!
– – Ose me nje gure vrisni tre zogj
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ne nje bashkebisedim me komentuesit ne Facebook, Kryeministri Edvin Rama iu pergjigj kerkesave te tyre per me shume ujesjellsa, rruge, parqe…
Aii theksoi se per shume prej tyre parate jane dhene me pse pa tender jo njehere por dy e bile edhe me shume here. Ujesjellesat jane peruruar dy e nme shume here. Rruget po ashtu. Parqet gjithashtu.
A nuk u perurua dy-tri e me shume here Autostrada e Kombit!?
Me ze e me figure!
A nuk u perurua te pakten tri here autostrada e pa mbaruar ende Tirane- Elbasan!?
A nuk u dhane tri here parate e taksapaguesve shqiptare, jo te Sali Berishes, as Ritvan Bodes, as te Edi Rames as te Ilir Metes, per rrugen Bajram Curri- Valbone!?
Jane me qindra- mijera raste te tilla me ze dhe figure tek te gjitha kanalet televizive e gazetat shqiptare. Me ze e me figure!!!
A nuk kemi pare po ashtu me ze e me figure nje plake 80 vjecare me dy tre jetima te arrestohet per dy rrenje marihuane, Kanabis Sativa !
Nderkohe ne Lazarat lulezontr hashashi dhe bente ligjin Mafia e Kanabisit me koken ne Tirane e tentakulat ne mbare vendin…qe mori emrin Republika e Lazaratit nr mbare Boten …!?
A nuk kemi pare po ashtu me ze e me figure te rinj qe arrestoheshin e denohen me burg per nje telefon rrangalle celular apo nje pale kepuce 1000 lekeshe te vjedhura ne nje shitore!?
Ne rregull… Ligji eshte ligj dhe duhet te veproje ndaj cilitdo qe e shkele… Pike.
Ligji eshte Ligj !
Po ashtu ligji parashikon qe pasuria e vene me tregti drogash , me tregti njerezish, human trafik, me veprimtari te paligjshme te cfaredolloji!
A nuk jane ngritur per kete qellim edhe Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Gjykatat e Krimeve te Renda!?
A nuk ka nje nder misionet e tij kryesore edhe Komisioni i Kontrollit te Shtetit cdo abuzim me fondet publike, me taksat e shtetasve shqiptare, pasurite kombetare….
Po Ministria e Financave !?
Po Banka e Shtetit Shqiptar dhe dhjetra banka te tjera shqiptare e te huaja!?
Po Qeveria dhe ministrite perkatese a kane bere ndonjehere kontroll teknik dhe financiar te punimeve duke filluar nga ndertimi i banesave e deri tek grantet e BE-se dhe qeverive te tjera!?
Po? Po? Po ?
Si mundet nje qeveri, nje ministri Financash, nje Banke te miratoje fonde per nje objekt me vlera qindra miliona apo miliarda Euro si Autostrada e Kombit e te mos behet asnje kontroll per perdorimin e tyre!
Si mundet qe e njejta qeveri si e Berishes konkretisht te miratoje e levroje fonde per here te dyte per nje rruge si ajo e Valbones dhe te mos kontrolloje efektivitetin, perdorimin e tyre !?
Cila eshte zgjidhja!?
Te gjitha ato fonde jane dhene me dokumente, me nenshkrime, me … Te gjitha kane emrat e investitoreve, zbatuesve dhe kontrolloreve, nese jane bere ndonjehere kontrolle!
Te gjitha jane dokumente ligjore qe ndodhen ne arkivat dhe kompjuterat e institucioneve shteterore nga Keshilli i Ministrave, Ministrite perkatese e deri tek bankat e nivelit te dyte apo te trete!
Secili prej tyre eshte i kontrollueshem dhe e hetueshem, cka eshte detyre ligjore e seciles ministri, institucion shteteror apo privat.
Keshtu qe zgjidhja eshte fare e thjeshte. Hetim, kontroll financiar dhe teknik nga specialiste te mirefillte dhe jo nga financiere Kristali apo Vitrine…, Prokurore apo gjykates Plepash apo Domosdove!
Secili te pergjigjet per cdo qindarke te taksapsaguesve shqiptare.
Jo burgje… zgjidhja e fundit
Kushdo qe ka marre fonde nga buxheti i shtetit, nga qeveria apo taksapguesit shqiptare te jape llogari deri ne nje qindarke per zbatimin e projekteve apo tenderave nga me i vogli e deri tek Autostrada e Kombit !
Secili te pergjigjet para ligjit deri ne nje e nje per nje!
Nuk jam partizan i burgjeve …. Por nuk jam aspak kunder burgjeve !
Burgu te jete zgjidhja e fundit per cilindo qe ka shperdoruar qofte edhe nje qindarke te shqiptareve fakira.
Pse !?
Sepse burgu ka kosto gjithnje ne rritje… Duhet paguar ushqimi, qeraja e tyre, gardiante, personeli drejtues, sherbimi shendetesor…
Te harxhosh miliona te tjere per milaradat e harxhuar e vjedhur nuk eshte zgjidhja me e mire… Eshte zgjidhja e fundit per nje numer sa me te vogel kriminelesh e kusaresh me cizme!
Te veje Haka tek i Zoti- populli shqiptar!
Kushdo qe ka shperdoruar, vjedhur, keqperdorur qofte edhe nje qindarke te popullit shqiptar duhet tia ktheje popullit shqiptar.
Nese nje narkotrafikanti, humantrafikanti, kodoshi apo sekseri kruverie… i konfiskohet cdo pasuri e vene me krim aq me shume duhet tu konfiskohet ajo kusareve private apo shteterore, sherbetoreve Publike kushdo e kudo qofshin ata edhe ne Brazil apo Australi, ne Alaske apo Wellington…
Te veje haka tek i Zoti, sic thote sovrani!
Ky eshte dhe duhet te jete synimi dhe qellimi kryesor i Reformes ne Drejtesi! Cdo pasuri e vendosur me padrejtesi e krim duhet tu kthehet zoterve te vertete te saj taksapaguesve shqiptare me paga me te larta me sherbime me te mira, me nje jete te denje per te jetuar me djersen e mundin e ndershem!
Duke u vendosur perballe ligjit shperdoruesit dhe kusaret e cdo lloji e ngjyre, ata nuk do te ngurojne te denoncojne edhe bashkepuntoret me jaka te bardha,
perqindjet 20- 60 per qind qe u kane dorovitur qeveritareve dhe seksereve te tyre per te fituar padrejtesisht tendera e projekte te pamerituara e ne shkelje flagrante te ligjit
Tre zogj me nje gure
Me nje gur vrisni jo nje as dy por tre zogj njekohesisht !
Vendosni para pergjegjesise ligjore hajnat private e publike !
Ndeshkoni kusaret shteterore e qeveritare si bashkepunetore te tyre ne kusari!
Edukoni sherbetoret publike te sotem qe te llogarisin e perdorin cdo qindarke te taksapaguesve shqiptare sikur te ishin te vetit!
Ndaj Zoti Rama nuk eshte koha per te vajtuar per parate qe u mungojne!
Nuk kemi para nuk eshte zgjidhja..
Ka nje kenge popullore partizane per armatosjen kunder pushtuesve nazifashist:
” Nese s’kini armet ti gjeni
Ia rrembeni atij qeni !”
E njejta kenge vlen edhe per parate qe ju mungojne Zoti Rama…
Nese nuk keni, leket i gjeni…
Ia rrembeni atij qeni………..!
Avokat Ngjela President!
Nje vrime ne uje do te beni.E kote. E keni nisur nga bishti.
Lu dhe Vlahutin Reformen ne Drejtesi duhet ta fusin ne binaret e demokracise Amerikano-Perendimore. Te tjereve nuk iu besoj fare. Nuk besoj as ne drejtesine e Juaj z. Spartak. Ju e dini se Drejtesia eshte lineare:nuk lakon as ne te majte e as ne te djathte/ Nuk e kthen koken as mbrapa. Ajo cka eshte me me rendesi Drejtesia nuk eshte e ngjrosur me HAKMARRJE. Askush nuk mund te pohoje se ne Shqiperi ka sunduar ndonjehere SHTETI LIGJOR. Askush nuk mund te pohoje se funksioneret e medhenje shqiptare iu jane friguar LIGJIT. Nuk jeni frukesuar as Ju z. Ngjela. Per kete Shqiperise i nevoitet Drejtesia PROPERENDIMORE. Te shpresojme ne ndihmen e SHBA dhe BE!
Ishte nje njeri qe udhehoqi shkaterrimin ne zgjedhjet e pergjitheshme te Sali-plehres, ishte nje njeri qe e beri NUL ate pleher ne zgjedhjet lokale, dhe eshte po i njeti njeri qe ja dha te zgjebosur para drejtesise, kriminelin me te madh te ketij kombi. Ngjela, je i madh se ja nxive jeten dhe i paraprive publikisht te gjitha hapat destruktive te saliut dhe te tijve per te sabotuar drejtesine e mezimpritur.