Bien super pagat dhe pensionet në drejtësi: Do të falimentonin shtetin

23 Gusht 2016, 09:57Politika TEMA

Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi konteston pagat, bonuset dhe pensionet e çmendura të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët do t’i mbijetojnë skanerit të trefishtë të Vetingut, ndërsa fatura e rëndë financiare nuk është konfirmuar as nga Këshilli i Ministrave.

Komisioni ka ngrirë kapitullin për trajtimin financiar të magjistratëve në projektligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa ka kërkuar rishikimin e formulës për pagat dhe pensionet të njerëzve të drejtësisë së re, raporton Shqiptarja.com.

Sipas deputetes Vasilika Hysi, një shpenzim i tillë financiar ‘do të falimentonte shtetin’, pasi bëhet fjalë për një faturë financiare jo më të vogël se 45 milionë dollarë në vit.

Por cila është zgjidhja për moskorruptimin e gjyqatrëve dhe prokurorëve?

E përditshmja ‘Panorama’ zbardh një nen interesant të projektligjitligjit ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas nenit 112, një nga format e ndëshkimit për gjyqtarët dhe prokurorët është ‘vërejtja publike”.

“Vërejtja publike është një formë e masave disiplinore publike që deklaron publikisht kryerjen e sjelljes së papërshtatshme të magjistratit”, thuhet në këtë nen.

4 komente në “Bien super pagat dhe pensionet në drejtësi: Do të falimentonin shtetin”

  1. kafe e hidhur says:

    hajde debila hajde..leruani rrogen aq sa e kane se nga veshet kane per tu dale ato lek qe po kurseni..sa ti hane drejtoret tuaj lerini te paguhen profesionistet..po juve su le hunda te shikoni larg..shikoni mjeket .i paguani 300000 lek ne muaj..keto nga buxheti i shtetit.po nga xhepat e qytetarve sa dalin????po flet per klecken e vetme nga niset te behet shteti.drejtesia eshte celesi.ju thoni buxheti..do ua kursejne nga koncessionet qe do ua kapin nen hunde

  2. ILIRIA says:

    Ndonje afat per mbylljen e 1 procesi gjyqesor ka ky ligji i ri i drejtesise sepse parat do ti nxjerin keta gjyqtaret ose nga shteti ose nga privati por duhet te kete afat kohor ose me numer seanse psh. nga data e nisjes se gjyqit 3 muaj kohe ose deri ne 5 seanca me afat 15 ditor cdo seance dhe keshtu mbyllet procesi e shumta per 3 muaj dhe njerzit nuk mbeten tere jeten dyerve te gjykatave duke paguar qimet e kokes me vite me radhe dhe duke mos marre asnjehere drejtesi. Faleminderit

  3. tironsi says:

    Doni te behet puna. Mos u jepni rrog fare, po perqindje nga sekuestrimet e kapjen e bosave hajdut e vrases

  4. Artan says:

    Me keto rroga e pensione te cmendura duan te krijojne kasten e re te prokuroreve dhe gjyqtareve te oborrit.Gjoja me keto rroga do frenohet korrupsoni.Bejne sikur harrojne se i korruptuari e ka ne gjak korrupsionin.Po qe se gjyqtari eshte si natyre i korruptuar,ai prape do kerkoje para. Ndryshimi do jete vetem se sa me te larte ta kete rrogen gjyqtari aq me shume miliona do kerkoje nen dore per te bere”ndere” duke shkelur ligjin dhe te drejten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje