Dibranët zgjedhin më 11 Shtator mes miliarderit Shehu dhe doktorit Rama

25 Gusht 2016, 14:41Politika TEMA

11 Shtatori është mundësia që qytetarët e Bashkisë së Dibrës të tregojnë se cilën rrugë do të ndjekin.

Do të mbeten majtas për të provuar shtimin e vëmendjes së qeverisë ndaj tyre apo do të rikthehen djathtas me shpresën se në të ardhmen në qeverisje mund të rikthehet një ditë PD.

Por përtej zgjedhjes mes të majtës apo të djathtës, zgjedhja e dibranëve është më e thjeshtë.

Ata do duhet të vendosim mes një dibrani që ka jetuar e punuar pranë tyre ose një dibrani që ka zgjedhur karrierën e tij personale duke u larguar drejt Tiranës për të ndërtuar jetën larg kësaj zone.

Ata do duhet të vendosin nëse do ti japin Sherefedin Shehut një karrige ku mund të dalë në pension siç vet e deklaroi apo do ti ofrojnë mundësinë doktorit Muharem Rama për të treguar çfarë mund të bëjë për këtë zonë.

Vota e 11 Shtatorit do të përcaktojë nëse Bashkinë e Dibrës do ta drejtojë mjeku që u ka shërbyer çdo ditë të majtëve e të djathtëve pa dallim apo një miliarder që rikthehet nga Tirana ndonëse u largua jo i tillë.

Gjatë këtyre ditëve të fushatës, Sherefedin Shehu ka deklaruar me mburrje se ka aftësi të jashtëzakonshme administrative pasi ka administruar Buxhetin e Shtetit.

Në asnjë rast ai gjithësesi nuk ka pranuar të rrëfehet se si ndarës i Buxhetit të Shtetit çfarë ka bërë për Dibrën në cilësinë e zv.ministrit të Financave.

Më shumë se kaq, në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe tre mandatet e drejtimit të Dibrës nga demokrati Ilir Krosi çfarë alternative e ndryshimi ka përjetuar Dibra?!

Nëse Dibra sot është e varfër dhe e izoluar a mban dikush përgjegjësi?! A jep Sherefedin Shehu llogari se çfarë kanë përfituar dibranët në 8 vitet e qeverisjes së demokratëve?!

Po në 3 mandatet e drejtimit të tyre në Bashkinë e Peshkopisë?! Kush është ai që e beson se varfëria në Dibër u shfaq në vitin 2015 kur drejtimin e morën të majtët?!

Angazhimi i Shehut si ndarës i Buxhetit të Shtetit nuk i ka dhënë asgjë Dibrës dhe dibranëve. Përkundrazi, çuditërisht sot Sherefedin Shehu raporton një pasuri të madhe financiare personale.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, që ai ka plotësuar me vullnet të lirë, ka deklaruar jo pak por rreth 600 mijë euro pasuri apartamente, prona e makina.

Shehu ka në pronësi 5 apartamente njërin prej të cilëve e ka shitur vitin e kaluar. Gjatë vitit 2015 deklaron se ka shitur një apartament të mobiluar me sipërfaqe 181 metër katror për shumën 160 mijë euro.

Po gjatë vitit 2015 Shehu thotë se ka likujduar detyrimet e mbetura prej 118 mijë eurosh për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 145.4 meter katror dhe garazh me sipërfaqe 31.45 meter katror me çmim blerjeje 190 mijë euro.

Kandidati për Bashkinë e Dibrës posedon një tjetër apartament me sipërfaqe 83 metër katror me vlerën 30 mijë euro.

Po gjatë vitit 2015 Shehu deklaron blerjen e apartamenti tjetër në Durrës me sipërfaqe 83 meter katror me vlere 40 mije euro. Sipas dokumentit që sjell Shqiptarja.com, në vitin 2012 Shehu deklaron se ka blerë apartament banimi me sipërfaqe 130 meter katrore ne Tiranë me vlerën 35 mijë euro.

Kandidati i opozitës ka lidhur një kontratë po për blerje apartamenti banimi me sipërfaqe 71 metër katror me vlerën 64 mijë euro. Shehu deklaron 52.675 euro detyrim për kredi për blerje toke në vitin 2007. Shehu është pronar edhe i një automjeti Toyota që e ka blerë 16 mijë euro. Gjatë vitit 2014 ai ka shitur dy makina tip Ford me vlerën 2.3 dhe 1.9 milion lekë.

Imagjinoni se sa i besueshëm është Sherefedin Shehu para qytetarëve dibranë kur flet për varfërinë ekstreme, për banorë që vuajnë për kafshatën e bukës dhe nuk kanë para për të likujduar faturat e energjisë apo për të blerë ushqimet më të domosdoshme.

Diçka është e sigurtë për gjithë dibranët. Nëse zgjedhin Sherefedin Shehun e dinë se do kenë një kryebashkiak në konflikt me qeverinë.

Ndoshta ai do mund të shtojë pasurinë e tij personale mbi 600 mijë eurot e deklaruara por dihet se do ketë shumë pak mundësi për të bërë realitet ato që dibranët kanë nevojë, duan dhe meritojnë.

Nëse zgjedhin Muharem Ramën e dinë se kanë qeverinë “Rama” nga pas dhe një kryebashkiak që do vazhdojë tu shërbejë të majtëve e të djathtëve pa dallim si dje kur ishte në dyert e spitalit të Peshkopisë. /Lexo.al

2 komente në “Dibranët zgjedhin më 11 Shtator mes miliarderit Shehu dhe doktorit Rama”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Hajde hajde cfare mendesie mbizoteron tek ne ne. Dhe presim populli te votoje. Nje propagande dhe asgje me teper vetem per te genjyer popullin fukara.Atehere behet pyetja kjo Qeveri qendrore deri me tani po i diskriminon bashkite dhe komunat ku drejton PD? Neqoftese eshte keshtu nuk kem te bejme me qeveri demokratike. Dibrane zgjidhni njeriun qe eshte profesionist. 600 mije EURO per nje ekonomist nder te rrallet ne vend, nje nder politikanet me te pergjegjshem, nje depuetet i disa legjislaturave etj etj nuk jane asgje. Krahasoni pasurine e Sherefedinit me pasurine e politikaneve dhe qeveritareve te rinje eshte shumehere me e vogel. Ai mund te kete blere shtepine ne vitet 1990 nga ajo kohe e gjate dihet qe leku eshte shvleftesuar afro 20 here beni llogarite se sa me shtrenjte shitet ajo shtepi sot. Paska shitur makine 1 apo 2 milione leke e cdo me thene kjo…te gjithe shesin e blejne dhe me i zoti fiton.Jemi ne ekonomi tregu paraja eshte mekanizmi levizes i ekonomise e per rrjedhoje i gjithe shoqerise. Popull mos u genjeni me propagande gazetash.

  2. ermal says:

    MILIARDER JANE RAMA ME METEN JO SHERO ME 600 MIJE € PO NGATARONI KARIN ME DOLLARIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje