Vito Kapo: Ç’më tha Enveri për helmimin e Hysniut, pse i jam mirënjohëse Berishës (dhe diçka për nipin e saj, Andi Bushatin)

25 Gusht 2016, 14:19Politika TEMA

Vito Kapo në pjesën e dytë të intervistës për gazetën Dita, jep përgjigje për dyshimet mbi vdekjen e Hysniut, çfarë i tha Enver Hoxha, si dhe heshtjen misterioze të dr.Petrit Gaçes kur ajo e pyeste mbi këtë çështje.

Por edhe për marrëdhëniet mes Kapos dhe Mehmet Shehut, familjes Kapo dhe Sali Berishës.

Për këtë të fundit, Vito Kapo beson se pasi mori pushtetin në Shqipërinë “demokratike” dhe burgosi e ndoqi penalisht gati gjithë eksponentët e regjimit komunist, familjen Kapo nuk e preku pikërisht si shenjë luajaliteti ndaj shërbimit të dikurshëm….

Padyshim, e veja e Hysni Kapos ka diçka për të thënë edhe për nipin e saj, Andi Bushati.

“Vetë Enveri më ka thënë më pas se herën e parë kur shkoi në Paris (më 1978) Hysniun kanë dashur ta helmojnë…

Po, po, ma ka thënë Enveri vetë me gojën e tij. Po se kush ka dashur ta helmojë këtë nuk e mora vesh kurrë.

Në vijim Enveri më tha se herën e dytë Hysniu doli se kishte kancer dhe kancerit nuk kishim çfarë t’i bënim…

Kështu më ka thënë dhe besoj në këto fjalë të Enverit”, shprehet ajo.

Vito Kapo pohon se Sali Berisha ka qenë në ekipin e mjekëve të Hysniut dhe ka bërë detyrën që i takonte si mjek:

“Por edhe Hysniu i ka trajtuar me dashuri dhe respekt mjekët. Dhe mjekë Hysniu kishte Ylli Popën, Petrit Gaçen, Sabitin, Dinen dhe Saliun…

Nuk mund të dyshoj tek Saliu për këtë. Hysniu e dinte se Dine Abazi dhe Saliu ishin tropojanë dhe nganjëherë bënte dhe bejte si të gjithë lebërit që i sajojnë vargjet aty për aty. Është e vërtetë që ka bërë edhe një bejte për Saliun dhe Dinen e duke e kënduar qeshte.

“Dy doktorë kam nga Tropoja,

Të dy të bukur nga boja (nga shtati).

Skërfyelli, bilbil nga goja (për Sali Berishën)

Po këtë doktorin tjetër (për Dine Abazin)

E kam besnik të vjetër!”

Pra unë nuk dyshoj se Saliu ka përshpejtuar vdekjen e Hysniut. Ai nuk ishte i pari i mjekëve në Paris. I pari ishte Aleksandri, ai mjeku francez. Nga shqiptarët ishte Petrit Gaçja.

E kam pyetur më pas Petrit Gaçen: Po si ndodhi mo Petrit, pse na vdiq aq shpejt e papritur Hysniu? Më thuaj ndonjë gjë… Po Petriti mjaftohej gjithnjë me pak fjalë: “Shoku Hysni ishte një njeri shumë i mirë. Ruaj kujtimet më të mira nga ai…”. Dhe asgjë më shumë.

Pasi mendohet pak, Vito Kapo shton:

“I jam mirënjohës për një gjë Sali Berishës. Pasi vdiq Hysniu, iu luta mjekëve që njërën dorë të Hysniut ta derdhnin në allçi, pra të bënin një maskë të saj që ta kish si kujtim. Aty Saliu u hodh e tha: Pse dorën? Bëjmë maskën e fytyrës… Dhe ai ndihmoi shumë për këtë. E kam falënderuar për këtë… Po a e dini ju se vetëm tre vetëve u është bërë maska e fytyrës në këtë mënyrë? Të parit i është bërë Alqi Kondit, tim vëllai, pastaj iu bë Hysniut në Paris dhe të tretit i është bërë Enver Hoxhës…”

Më tej, e pyetur për sjelljen e Sali Berishës pas vitit 1990, kur ai la profesionin e mjekut dhe iu fut politikës, u bë president dhe kryeministër dhes i shpjegohet që ai e futi në burg Nexhmije Hoxhën dhe thuajse gjithë ish-Byronë Politike, ndërsa Vito Kapon nuk e futi në burg, Vito Kapo thotë:

“Edhe për këtë mendoj se ai ka shpërblyer respektin dhe besimin që Hysniu tregoi ndaj tij kur ishte gjallë. Saliu asnjëherë nuk e ka sulmuar publikisht Hysniun dhe familjen Kapo gjatë këtyre viteve…

Ju doni të dini se çfarë mendoj unë për Saliun politikan? Janë thënë aq shumë dhe e kanë kritikuar aq shumë sa unë nuk kam ç’të shtoj më shumë…”

Në një moment, gazetari Xhevdet Shehu qeë e ka intervistuar, bën një kapërcim dhe e pyet Vito Kapon si e ka njohur Mehmet Shehun dhe si kanë qenë marrëdhëniet e Hysniut me Mehmetin gjatë viteve? Përgjigja e saj ishte e thjeshtë dhe e qartë:

“Ka qenë një nga marrëdhëniet më korrekte dhe më shoqërore midis tyre. Ata njiheshin që nga koha e luftës dhe në zjarrin e luftës lidhën një miqësi të ngushtë midis tyre. E respektonin shumë njëri-tjetrin. Mjafton të them një fakt shumë domethënës: Të gjithë dridheshin para Mehmet Shehut, për shkak të autoritetit dhe të aftësive që kishte. Edhe anëtarët e Byrosë Politike (me përjashtim të Enverit dhe Hysniut, natyrisht) kur kishin punë me të. Kur kishin ndonjë material të vështirë që duhej të kalonte te Mehmeti për firmë, ata ia jepnin më përpara Hysniut dhe i thoshnin Mehmetit që e ka parë shoku Hysni këtë. Kur s’kishte firmën e Hysniut materiali, Mehmeti merrte në telefon Hysniun dhe e pyeste nëse e kishte parë iks material apo jo. Dhe pasi merrte përgjigje pozitive e miratonte. Njëherë Ramiz Alia tha: “Shyqyr që na nxjerr nga situata shoku Hysni, sa herë kemi punë me Mehmetin…” Ja ky ishte Mehmeti, i rreptë, i drejtëpërdrejtë, skrupuloz e parimor si ai…”

Megjithatë, për fundin e Mehmetit, Vito Kapo thotë vetëm kaq:

“Ishte i dhimbshëm ai fund. Ishte e turpshme ajo mbledhje dhe qëndrim i ashpër kundër Mehmetit në dhjetorin e 81-shit. Kryeministër si Mehmet Shehu nuk ka për t’i ardhur kurrë Shqipërisë… Ishte e trishtueshme përbërja e Byrosë politike në vitet e fundit. Enveri nuk kishte thuajse asnjë shok të shquar të kohës së luftës dhe me merita të spikatura që nga koha e luftës në byro më pas. Atëherë bëhesh politika e ngritjes në përgjegjësi të kuadrove nga klasa punëtore. Përjashtim nga të gjitha ngritjet që u bënë në ato vite mund të bëj vetëm për Themie Thomain. Kemi qenë bashkë ministre dhe ia kam çmuar gjithnjë aftësitë dhe intelektin. Për të tjerët nuk di ç’të them…

I thashë njëherë Hysniut: Mirë që i ngrini këta njerëz nga klasa punëtore, po të paktën zgjidhni njerëzit më inteligjentë dhe ata që dinë të drejtojnë.

Hysniu më dha të drejtë në heshtje…:

Ajo pyetet dhe se si i ka marrëdhëniet e saj me Nexhmije Hoxhën:

“Shumë të mira, -përgjigjet menjëherë. – Flasim shpesh në telefon pasi kemi thuajse të njëjtat probleme të moshës. Ja dje biseduam… Nuk e mohoj miqësinë dhe shoqërinë e gjatë që na lidh së bashku që nga koha e luftës”.

Më tej ajo më tregon për shumë miq e shokë që e vizitojnë thuajse çdo ditë në shtëpi apo pi kafe me ta aty pranë shtëpisë, mes të cilëve veçon ish-shoqëruesin e Hysniut, Naim Saraçin.

Gazetari e pyet dhe se si ndihet kur sheh në ekran apo lexon shkrimet e Andi Bushatit, nipit të saj.

Ajo thotë shkurt dhe qartë:

“Andi është djalë i zgjuar dhe i thotë me kurajo mendimet e tij. Ai ka krijuar tani personalitetin e tij dhe nuk pret ta mësojë kush për ato që thotë dhe shkruan. Bën edhe parashikime dhe nuk di të bëjë kompromise në kurriz të së vërtetës. E çmoj shumë Andin…”

Pastaj tregon edhe këtë fakt:

“Kur botohen shkrime për Hysniun dhe sidomos nga njerëz që nuk i dinë mirë këto gjëra, unë shqetësohem shumë. Ia shpreha këtë shqetësim Andit. De a e dini se si m’u përgjigj: Mos u shqetëso, nëna. Fakti që flitet aq shumë për gjyshin, tregon se ai ka qenë një njeri i madh e i zoti. Përndryshe do ta kishte mbuluar heshtja dhe harrimi…”

31 komente në “Vito Kapo: Ç’më tha Enveri për helmimin e Hysniut, pse i jam mirënjohëse Berishës (dhe diçka për nipin e saj, Andi Bushatin)”

  1. shqip says:

    maska e katert do i behet saliut. u be kjo pune si i teti ne allçi. me siguri matematikore hysniun e ka eliminuar saliu. si shpjegohet qe pas renies se komunizmit, erdhen ne fuqi tropojanet? sipas filozofise se fudit, i bie qe po te njejtat arsyetime andi ti kete edhe per saliun. m.q.s. per saliun flitet shume, madje aq shume sa nuk dihet shuma, ky qenka njeri me vlera dhe nuk mund te harroet.

  2. jani says:

    Skrrofe. Klan i poshter kapo. Varri do ju vithiset nga te ligat qe i bete ketij populli.gazetare plera qe merren me kufoma , me zhgarravina te komunizmit. Te marresh mendime nga kjo gerrmadha sot do te thote te kete shteruar lajmi dhe te kene vdekur profesionistet. Ysht plera

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    Hysniu dhe memeti ishin gjigand. Fatkeqesisht njerez me ate ndergjegje dhe perkushtim nuk i vine jo shqiperise po as njeeezimit. Bota po shkon ne hale te gomereve. Injoranca dhe maskaralleku drwjton.
    Fatkeqesi per brezat qe do vijne

    1. .......... says:

      O idjot, lere njerzimin menjane dhe shiko kete halen ku dhisnin edhe Mehmeti edhe Hysniu, e qe tani vazhdojne te dhjesin keta hajdutet e tjere. Na paskan qene gjignader keta katunaret e Corrushit dhe Terbacit. Torrollak.

  4. Mentari says:

    Mehmet Shehu me 9 vjet shkolle “Ishte” kryeministri me I afte.Kjo eshte fatkeqesia e Inteligjences shqiptare (Inteligjnce=O)qe na sunduan per 50 vjet ne shqiptaret. Kishte 7 vjecaren dhe 2 vjet shkolle bujqesore te Fulcit se shkollen e Italise si Enveri nuk dha asnje provim dhe per tju shmangur kthimit te parave te Burses (Kur mbet ne shkolle) iku dhe ja mbathi ne Spanje dhe me mbrapa shkoj ne Bashkimin Sum-llastik per kurse ushtarake dhe na erdhi Kolonel-general edhe pa e mesuar Rusishten,ja dhuruan Dipllomen sepse ishte bashkepunetor I Enverit ne krime ne shqiperi.Ishte dipllome 2 vjecare politike dhe jo e meritave.Ky njeri me 9 klase shkolle e dergoj ekonomine shqiptare ne Esfel (gremine,vrasje).Kjo po na e ben ish Idiotin Engjell,te edukuardhe te “Zote” zot fali keto Mbeturinat Enveriste Kok Lash e Kok more (Bari dhish e hajdute)

    1. CEO pa shkolle says:

      S’eshte e thene Mentor. Ka CEO ne Perendim, dhe keta nuk jane te paket, qe drejtojne kompani te medha edhe pse nuk kane kryer universitet por jane rritur me kompanine qe prej krijimit te saj dhe e njohin ne cdo detaj. Specialistet me Harvard apo universitete te tjera te njohur punesohen me paga relativisht te uleta nga keta CEO paga e te cileve eshte maramendese.
      Interesohu po te jesh kurioz te mesosh per te tille CEO, nuk jane te paket ne numur.

    2. Kaqaki Junior says:

      @Mentari, po Enveri a kishte ndonji titull apo grade akademike? Kom ndigju qi ishte shites duhoni ne nji kiosk atje ne Gjirokaster, a thu oshte sahi?

      1. Tap-topi says:

        Te gjithe morrat ekuq me krye MORRIN Ver Llapen me shoke ishin pa shkolle, por kriminele dhe parajonak ne kulm . E kishin shancin ta benin ate vend lule, po e varferuan dhe e shahtisen ate popull me ideollogji BOLSHEVIKE kriminale……

    3. analist says:

      Mehmeti pa shkolle?
      Mes te tjerash Mehmet Shehu ka kryer dy akademi ushtarake ne BRSS mor idiot dhe me rezultate te shkelqyera, akademite Voroshillov dhe Frunxe. Ai fliste rrjedhshem 5 gjuhe te huaja mor kaqol.

    4. Korabi says:

      Ka qene ç’ka qene Mehmet Shehu por i pa-shkolle nuk ka qene. Ka qene strateg ne artin luftarak dhe per kete nuk ja ha njeri meritat. Ekonomia per sa kohe ishte ai kryeminister u zhvillua, por ishin shpenzimet per mbrojtjen qe e gerryenin ekonomine. Kjo ishte pjesa ideologjike e zhvillimit te vendit dhe kesaj s’kish c’ti bente Mehmeti.

    5. ALI says:

      Pershendeje, Mentar!

      Nuk dua te bej debat se e shoh qe flet me mllef, por e shoh me vend te sqaroj qe ne nje nga vizitat qe kam bere ne shkollen larte ushtarake ne Modena Itali, ne ekspoziten e kesaj shkolle eshte historiku i studenteve dhe te diplomuarve ushtarake ne vite (qe nga krijimi ose para Garabiladit) dhe qe pasurohet/shtohet me ato qe diplomohen cdo vit, eshte edhe emri i M. Shehut si i diplomuar ne vitin 1940. Sa per shkollen e Fullcit ne Tirane nuk di c’te them, e ka bere apo jo, por di qe ka qene nje shkolle e mesme dhe qe pas saj M. Shehu (qe per ironi te fatit eshte nga familje me rrenje e taban dhe kuptohet edhe e pasur se edhe athere kishin deshire ti shkollonin femijet por nuk kishin takat dhe i linin deri te shkolla a priftit te fshatitme sakte atije ku kish prift….), fitoi te drejten per ne AU Mbreterore te Modenes, e cila si ne ate kohe dhe tani eshte FALAS (si cdo shkolle ushtarake ne bote), pra nuk ka burse, dhe ne ate kohe nuk kishte apo mendohej qe te braktisje shkollen apo ktheje parate e burses qe nuk egzistonte. Sa per ne Spanje nuk di c’te them kur iku e shkoi, por di qe kur mbriti ne Shqiperi mblodhi u be njeri nga komandantet me me peshe te cetave antifashiste ne jug (qe per ironi vetem jugu eshte ngritur per liri e mevetesi…….. se ketej lart nuk kena dit me bo shtet por vetem bajrak/kryetar fisi me sakte) ……

      Per Rusine nuk di dhe besoj ke te drejte…., se si shpejte vajti e erdhi,

      E sa per shtet me Ligje, rregulla e TJEGULLA, Shqiperine ai e beri e jo Enveri (qe kish ne mendje te vriste e priste shoket). Shiko nje fakt, dhe interesohu per ligjet qe ka bere (qe jane edhe sot te tij, pasi TAO-TAO, SALA, NANOJA, e soj e sorrollop) nuk kane bere e nuk kane per te bere asnje ligj per te qene por vetem kane kopjuar e ndryshuar ato qe beri Memeti per plot 26 vjet si KRYEMINISTER…..

    6. Peshku says:

      O MEN-KAR . Mehmeti kisht bere shkollen e Meshme Teknike Amerikane qe ishte e barabarte per kohen me nje univerdsitet dhe nuk kishte diplomen e universiteteve private te kohen se Demoshkerdhatokracise.

    7. DIA says:

      O Mentrapi persa i shkolluar ish Mehmet Sheu shih pasqyrat e ritmeve te zhvillimit ekonomik kur ai ish Kryeminister te flas per pasqyra qe i ka nxjerre Banka Boterore dhe Banka Evropjane, mos harro qe ne 1982 me vdekjen e Mehmetit kemi dhe vdekjen e ekonomise shqiptare.

  5. DAN DUPI says:

    e mira do ishte te flasesh ne kohen kur eshte per te folur por me vone……gjithcka behet e pa besueshme , populli vuante ne te gjitha menyrat , cdo gje tjeter nuk justifikon as sh.Hysni dhe sh.Vito e per te tjerat meret me mend ,sidomos me sh.Sali qe shkaterroi gjithe vendin. sh. Vito te kete te pakten nje cike dashamiresi per te shoqin bashkepuntorin me te ngushte te Enver Hoxhes per menyren se si e udhehoqen kete popull ku dhe pulat kishin armiqesi me njera tjetren per te tjerat cdo koment eshte i tepert, mosha ben te veten ,Andi Bushati eshte futur vetem ne treg,asgje me teper.PER MBIJETESE.

  6. Bazarhesap says:

    Eshte cmeduri qe ka njerez qe kane nostalgjii per ate regjim autoritar te drejtuar nga nje tufe koperativistesh qe perkraheshin nga turma analfabetesh.
    Love the uneducated ???

  7. PLAKU says:

    Ne fakt shumica qe komentojne sot jane buze qumeshtoret te cilet e duan Shqipërine rrumpalle ,ata nuk njohin as kohen as gjendjen e saj ne perudha te ndryshme kohore per te cilat keta njerez me ideale jo me dengla u perpoqen edhe per keta llomotites te cilet dine te lexojne, te shkruajne e te bejne gallate por qe nuk e kane idene e sakrificave mundit dhe perkushtimit te tyre Dikush permend dhe numuron edhe vitet e shkolles se tyre, Ajo shkolle qe behet me sakrifica mbinjerezore eshte e pa krahasueshme me vite jete pa le me shkollickat e sotme Une kam patur rastin t’i takoj rastesisht te dy keta njerez per te cilet behet fjale dhe jo vetem kaq por njoh mardheniet qe mbanin me njerezit e tyre ne krahinat respektive apo ne sektoret e ndryshem te ekonomise, ishin shtetare jo legena si shume te tjere qe kemi pare pas tyre Fjala dhe puna e tyre nuk donte komente por krahe mund dhe tru per t’u bere realitet

    1. oldman says:

      Meqe ne te dy, o PLAKU, nuk bejme pjese tek “buze-qumeshtoret” po te kujtoj qe ai sistem ishte i falimentuar ekonomikisht qe ne fillim, me zhdukjen e prones private. Ndersa diktatura ne kohen e sotme, eshte menyra me e keqe per te ndertuar shtetin dhe me e denueshme per te ruajtur pushtetin. Sot nuk e ka fajin sistemi, por mungesa e shtetit qe ka ardhur si pasoje e bandave te politikes qe kane krijuar qellimisht “Rumpallen” per te uzurpuar pushtetin. Po ti analizosh me kujdes kontigjentet e bandave te sotme, do te konstatosh qe pjesa me e madhe e tyre perbehet (nga biografia e tyre ose e familjes) nga komunistet, spiunet, mercenaret dhe hajdutet me te keqij te sistemit te vjeter qe ne te dy e perjetuam.

  8. shvejk says:

    O Mentar o intelektual , kush te tha ty qe Mehmet Shehu kishte 9 klase shkolle ? Apo pirdh pirdh se era do te ngelet . O Mentar , qe ti je me 8 vjecare kjo kuptohet lehte , Por qe Mehmet shehu ka studjuar ne shkollat ushtarake me ne ze te kohes kjo vertetohet akoma me lehte.

  9. plehra! says:

    hem, maska e dores ju behet atyre qe nuk kane nje grade te larte ne llozhe,…

    maska e fytyres ju behet atyre qe kane grade sh. te larte ne llozhe… shoqja vito, e kuptuam qarte mesazhin, por kujdes nga ata qe te qajne diten…

    Prof. Petrit Gace ishte njeriu me indershem ne ate grup dhe me i talentuari, ai nuke merrej me pislliqet e UDB-se si sali muti!

    dhe prandaj ka pasur frike te flase, por ti vazhdo shpreh mirenjohjen per monsterin qe krijuat vete!

  10. Emiljano says:

    Te paska ngel kalendari plaku

    1. Grigor says:

      Plakut nuk i ka mbetur ora mor djale,por ti dhe ai Mentari duhet te lexon me shume dhe te mos flisni apo shkruani ne publik per nja pese vjet derisa te vini pak mend.
      Se kush ka qene Enver Hoxha, kete e dime te gjithe. Qe socializmi deshtoi si sistem ne Shqiperi per aresye te caktuara, edhe kete e dime te gjithe.
      Por ne ate sistem diktature jetuam njerez, siç thote Plakut, njerez me ideale, qe nuk vishem nga Shqiperia çfarë munden. Ishte nje popull i tere qe besoj se po ndertonte diçka te madhe. Propagande boshe apo nje ideal utopik I paarritshem kete do ta analizojne historianet.
      Por djersa qe ka derdhur nje popull i tere per 45 vjet nuk hidhet poshte.
      Edhe kur analizohet politikisht ajo kohe nuk flitet si elifmatrak me argumente te vjedhur aty ketu.
      Eshte njesoj sikur te flasesh per Napoleon Bonapartit dhe te thuash ishte kriminel sepse humbi 600 mije ushtare stepave dhe tajgave te Rusise per nje ego personale qe te pushtonte Rusine. Nuk kam degjuar asnje historian qe ta krahasoje Napoleon Bonapartin me Hitlerin, megjithese shkaktoi lufterat me permasa boterore. Plus qe ne France vriteshin njerez me gjyq e pa gjyq. Mbasi ta Bonaparti, bonapartistet u ndoqen dhe u persekutuari me gjyq e pa gjyq. Nje gjeti shtrigash qe ka ndodhur edhe ne vendet e tjera. Ashtu siç u perndoqen komunistet ne SHBA gjate Makartizmit. E ora SHBA-te jane vend demokratik dhe nuk duhet te perndiqet njeri per aresye politike.
      Prandaj analizat behen duke marre parasysh kohen dhe jo me keto mend qe kemi ne sot kur dime shume gjera, kemi pare edhe se si ndodhen gjerat dhe tani bejme te gjithe si profesore.
      Gjykimin e kohes se Enverit nuk e bejne dot as injorantët dhe as kokat e nxehta. Aq me pak mund ta beje nje rronxho-bonxho si Blendi Fevziu.
      Asnje periudhe e njerezimit apo spoke e nje populli ka vetem and negative, apo vetem pozitive. Ashtu siç ka tani tere ato kane negative qe shajme ne tek politikanet tane, ashtu mund të shajme edhe ata qe udhehiqen Shqiperine nga 1945 ne 1990.
      Pse, demek Saliu na shpetoi nga diktatura dhe tani I kemi te gjitha? Mbas 25 vjetesh ne prape jemi nje vend qe e gerryen korrupsioni, maskaralleku, ryshfeti, mungesa e idealeve, makuteria per te vjedhur sa me shume etj. Prape Enver Hoxha e ka fajin? Edhe mbas 30 vjetesh qe ka vdekur? Ai e ka fajin per Reformen ne Drejtesi?
      Enver Hoxha ka fajet e tij, por ai vdiq. I mori me vete te gjitha fajet. Ne or ne qe jemi gjalle tani, çfarë mutin po bejme? Analizen e Enver Hoxhes le ta beje ai qe eshte historian. Ne duhet te presin vetem pse nuk kemi demokraci europiane akoma? Pse zgjedhim ne parlament disa idioter dhe hajdute, por nuk zgjedhim disa njerez idealiste qe mendojne per Shqiperine dhe kombin para shtepise se tyre?

  11. Shaba says:

    Znj. Vito, nja dy Pyetje:
    1) Perse nuk e thua se kush tentoi ta helmonte se oari Hysniun, dhe nuk ka qene ai qe e vdiq se dyti me nje marifet tjeter?
    2) Perse nuk e thua te verteten e vrasjes se Themo Vasit, qe u shpalle deshmor per lladine e Luftes?
    3) Pse ben sikur nuk e di, qe eliminimi I me te afermeve ishte ves I Perbinshit?

  12. PLAKU says:

    Emiliano
    Kalendari edhe te duash ti apo une e kushdo tjeter nuk stopon, varet pastaj si lexohet. …Une e lexoj per vehten time keshtu.

  13. Drini says:

    E moret edhe njehre vesh o demokrate pasues te sales aleancen e sales me familjen Kapo , ai nuk i futi ne burg ajo, Vito nuk thote assnje fjale te keqe per salen. Pale kur mbron edhe nipin , Andi pa moral e turp. Ta gezoni salen qe hiqet si demokrati me i madh i koherave

  14. Sami Juniku says:

    Me pelqeu shume intervista e kesaj gruaje zonje dhe bashkeshorte e burrit te nderuar te krahines se Laberise komisarin e ndritur te luftes na-cl. , dhe nje nga udheheqesit e lavdishem te partise Hysni Kapo , me pelqeu shume komenti qe i beri mbledhjes famekeqe te byrose politike qe vuri perballe nje tufe udheheqesish te paafte perballe Mehmet Shehut ketij komanandanti legjendar te luftes, dhe kryeministri legjendar i Shqiperise per 28 vjet rast unikal ne bote. Mehmet Shehu do mbetet padyshim kryeministri me i afte qe ka nxjerre Shqiperia me aftesi te jashtzakoneshme si burre shteti, gjenaral me aftesi te rralla ushtarake, ekonomist i shkelqyer, organizator i talentuar,njihte ne menyre te persosur 5 gjuhe te huaja, anglisht, spanisht, frengjsht, italisht,rusisht dhe fliste mire dhe serbisht. Ai ishte dipllomat ,inxhinier, karizmatik,burre trim para te cilit i gjithe shteti binte ne gjjunje me perjashtim te E Hoxhes dhe H Kapos. Nese ai nuk do ishte vrare shume me shpejt gjerat do ndryshonin per mire ne Shqiperi.

  15. Ledio says:

    Sa me gjate te jene ne pushtet Berisha, Fatosi, Iliri, Gramizi, Edi, Luli e te tjere, aq me shume ka mundesi qe kucedrat e kuqe ti duken si dele pjeses me te madhe te popullt shqiptar. Eshte si puna kur ndahesh nga nje e dashur edhe ze nje tjeter.Sa me e mire, me e bukur , me e edukuar te jete e dashura e re aq me shpejt e harron te paren, perndryshe te ngel koka edhe shpirti mbrapa..:)

  16. sokol says:

    Mehmet Shehu, o Menkar, dinte shkelqyeshem 5 gjuhe. Anglisht, italisht, spanjisht, rusisht, frengjisht e te tjera. Dhe i dinte shkelqyeshem. Mehmeti ishte nxenesi me i mire ne shkollen e Fultzit. I shkelqyer dhe Fultzi e ka thene kete me gojen e tij. Ne Itali nuk e mbaroi shkollen per oficere, por, ti, si injorant e bashibozuk, qe je, nuk e di se ai e mbaroi ate shkolle ne Shqiperi, ku perfundoi shkollen e plotesimit per oficere ne kohen e Zogut. Ne Akademine Ushtarake ne Bashkimin Sovjetik, ishte nga me te dalluarit. Nuk e mbaroi se e thirren ne Ministrine e Mbrojtjes, si shef shtabi te ushtrise. Kudo qe shkoi ishte perfekt ne detyren qe iu besua.
    Eshte tjeter gje se ciles ideologji i sherbeu dhe se si perfundoi.
    Po nuk do harrohet se luftoi, krahas demokrateve te vertete te globit, ne Spanje, vend qe i eshte mirenjohes dhe u ka dhene femijeve te tij shtetesine spanjolle.
    Gjate luftes se dute boterore u shqua si udheheqes ushtarak, duke qene komandant i brigades se pare, e cila dha kontributin kryesor per clirimin e Tiranes.
    Keto i dine njerezit me arsim normal ne Shqiperi. Ti, duket je nga ata qe shkollen nuk e njohin.
    Z. Baze, te pakten keto lloj komentesh, qe ju e dini se nuk jane te verteta, mos i botoni, sepse te shkruajturit online po kthehet ne ksehasje per injorante dhe maskarenj.

  17. Sul Pumi says:

    Shoqjq Vito , beje mire te mos dilje e te beje intervjura, Zili nuk ju kam pasur, si ca qe ju permendin bllokun. Njerezit nuk e dine, ju qe rrinit dhe vegjetonit nga frika e diktatorit, kur po na vjen rradha . Thuajani popullit, si ju kontrollonte sulo gadeci neper xhepa, kur shkonit tek datelindja e larg qoftit , e kam fjalen qe nga mehmeti ,Hysniu e me rradhe. Ah moj shoqja Vito , dikur , kishte nje perqindje komunistesh edhe te mire e te ndershem , por nje gje nuk ja u falim juve per jete te jeteve , pse zgjodhet mbas 1990 , komunistet me te pa bese ,me anti shqiptare rrugace gjithashtu dhe si ata dhe spiunet me rrugace per tna drejtuar , por kemi edhe ne si popull dele fain tone. , mos u merzit sh vito . . Kurse ato perqindje te ndershemit komuste i hodhet ne koshe te plehrave .Tme kuptosh une jo se jo s kam qene komunist por deri ne kusheri te 17 skam pasur komuniste , zotit te faleminderit . E per kete qe te permenda , kam te drejte, une dhe shumica e popullit, keshtu mendon .Po te isha une si ju, moj sh Vito ne kete intervju do thoshnja ,nuk i takonte Sali Berishes te shante gjoja Enverin , komunizmin se kishte bere nje betim. Saliut nuk i takon te shkoje ne kisha ose ne xhamia per vizite, se dikur ka bere nje betim, ja, keto principe duhet ti komentonit sh Vito. Kjo ishte dhurata me e madhe e ndyre qe na late ju bllokmenet peshqesh edhe fatkeqesia me e madhe per kete popull qe ka 71 vite e lufton per mbijetesen, Prandaj e fillove komentin moj sh vito me mire mos te beje koment.Megjithate ju uroj pleqeri te mbare Sh Vito.

  18. emigranti says:

    SHkolla e Fullcit o Kakiola nuk ishte 2 vjet por 5 vjet ,Mehmeti pasi e mbaroi ate , e mbajtn asistent te mekanikes bujqesore ne shkolle ,nga qe ishte i shklqyer .Pas kesaj shkoi ne Itali (Bolonje) dhe u diplomua oficer me graden aspirant

  19. gazeta 24/1 says:

    Kjo deshmi tregon fare qarte si forcen e Klanit Kapo, por
    edhe si e ka ruajtur SaliQëni Klanin Kapo ku bente pjese
    dikur, por qe tani e ka nen drejtim.Tani, kuptohen edhe
    shume ngjarje e veprimeve te disa anetareve te padeklaruar
    te ketij klani. Mos shkoni larg, veprimet e Mejdanit nen kete
    optike jane qartesisht te kuptueshme. Te tile ka shume te tjere.

    Rrofsh o Vito qe na sqarove edhe per te birin e Vjeres dhe Mediut.
    Vetem nen kete drite mund te kuptohen veprimet e tij.

  20. lili says:

    Ouah! Ku mesojme se per nje mask te dores te Hysni’se uji e shiti vatanin!….
    Kaq per ‘moralin’ komunist te saj edhe kujdesin per popullin!
    T’gezohuni berishes qe u vu ne krye te demokracise,sepse vito u kenaq me masken e burrit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje