“Vettingu” për gjyqtarët e prokurorët: Dorëheqje për të evituar kontrollin. Ja pagesa dhe si zëvendësohen vendet vakante

24 Gusht 2016, 21:25Politika TEMA

Dorëheqja është e vetmja mënyrë që kanë prokurorët dhe gjyqtarët për t’i shpëtuar kontrollit të Vetingut, që do të kalojë në skaner pasuritë, figurën dhe aftësitë e tyre profesionale.

Në rast të refuzimi masiv, janë parashikuar dy rrugë për të plotësuar vendet që mund të mbesin vakant.

Ligji i “Vettingut”, që pas miratimit në Komisionin e Reformës në Drejtësi pret votën finale të seancës plenare, u lë të hapur një mundësi të gjithë atyre prokurorëve e gjyqtarëve që nuk dëshirojnë t’i nënshtrohen kontrollit dhe vlerësimit të trefishtë: pasurisë, figurës dhe aftësisë së tyre profesionale.

Kush mendon se nuk është në gjendje të kalojë këtë kontroll të trefishtë apo për cfarëdo arsye tjetër nuk dëshiron t’i nënshtrohet atij, ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe të largohet nga posti që mban.

Neni 52 i ligjit të Vetingut thekson në pikën 1 se “subjekti i rivlersimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të Internetit të këtij institucioni.

Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlersimit”.

Me këtë formulim, drafti duket gati si një lloj amnistie për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duke u dhënë atyre mundësinë të dalin butë nga skena, por me para në xhep.

Pika 2 e të njëjtin nen shton se “pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlersimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare sipas ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Për t’i bërë ballë një vakuumi të mundshëm personeli në rast se refuzimi për t’i nënshtruar Vetingut do të rezultojë masiv, janë parashikuar dy rrugë.

Një është mundësia për t’u rikthyer në detyrë për të gjithë ata që kanë ushtruar më parë profesionin e që kanë minimumi 3 vjet eksperiencë.

Nga ana tjetër, Shkolla e Magjistraturës do të marrë përsipër barrën, duke nxjerrë këtë herë një numër më të lartë ekspertësh.

11 komente në ““Vettingu” për gjyqtarët e prokurorët: Dorëheqje për të evituar kontrollin. Ja pagesa dhe si zëvendësohen vendet vakante”

  1. Dmth ,vodhen 25 vjete,dhe i behet amnisti !!!?
    Me milionat e eurove ata munde te financojne terrorizem , pune te pista dhe zhulera te tjera .
    Nuk duhet ti gezojne pasurite e vjedhura.
    Duhet qe ky nene te rishikohet sepse eshte shume i padrejte.
    Cfare kuptimi ka reforma ?
    Vetem per ata qe do te vine !!!!!
    No coment !

  2. Spartaku says:

    Nuk me duket e drejte ajo, qe gjyqetari te jap dorheqjen vullnetarisht, dhe ti shpetoi RIVLERESIMIT.Ky do te jete nje gabim i madhe.Gjyqetari, te jap dorheqjen,dhe te hetohet me imtesi.

  3. A.Topi says:

    Me pak fjalë paskan ndërmend me sjellë mbrapsht gjyqtarët e afërt me Partinë Socialiste, që janë larguar nga sistemi gjatë periudhës 2005-2013.

  4. afrimi says:

    ME NJE FJALE NUK KA NDESHKIM. NUK DO KETE NDESHKIM PER ASNJE DHE PER ASGJE. FUCK YOU ALL.

  5. Sul Pumi says:

    Ju lutem mos beni me ,Filozofi , e Shkence , per keta punonjes ,legene pa dine e imane te drejtesise , qe kane punuar krah per krah me mafjen politike , e natyrisht i kane ndare te ardhurat e pista se bashku . Ne qofte se do te shoim vendimet e humbura derii tani , te dala nga gjykata e STRASBOURGUT, kunder shtetit shqiptar ( dhe pa marre as edhe nje mase nga keta gjygjtare idjoter e rrugace anti shqiptare nga shteti ose me mire nga min e drejtesise ), e te miret mase si ne europen perendimore , humbjet e milionave ,te paguara nga populli i mjere dele ,i bie qe mos te kemi kuadro ,e kjo do te thote te kerkojme juriste nga jashte (pamvaresisht qe kristali prodhon si zogjte e korentit gjygjtare e prokurore) Pra kjo, duam apo zduam ne si popull, eshte nje e vertete kokeforte . Peshku eshte qelbur nga koka . Duhet pa diskutim e pa humbur kohe, te meremi me politikanet shejtan budallenj e hajdute te pa skruoullt , e pastaj te meremi me drejtesine e kalbur te piset e me side e kanceroze.Peshku qelbet e eshte qelbur nga koka qe tash e 26 vite, te dashur popull dele shqiptare………. PS.Deri sa kryetaret e shtetit bashke me parlamentin e kane thyer dhe e thyejne e perdhosin vete e personalisht Kushtetuten , besoj dhe ngul kembe ,se kam te drejte.Mjaft me me hipokrizi se populli pamvaresisht fukara e i berbuzur, mos kujtoni se eshte dele.

    1. Emanuela says:

      KY NEN NK ESHTE TJETER VEÇSE INSPIRIM PER TE ZBATUAR PARULLEN VIDHNI ME DUAR E KEMBE SE DO TJU AMNISTOJNE, GRABISNi TROJE E TOKA DHE NGRINI VILA SE DO TJU AMNISTOJNE.

  6. Petro says:

    Ngjelaaaaaaa,pse nuk flet?

  7. Shqiptar says:

    Te dashur komentues une si ju munNud te jem shume i hidheruar por fatkeqsisht jane shume shume shume gjyqtare qe mund ti nenshtrohen procesit po ju nuk llogarisni kostot e hetimit . Duhen experte nga te gjitha anet qe te kontrollojne parate e fshehura dhe duhen shume shume shume leke per kte . Tani ku ti gjeje shteti keto ? Ju do thoni po tjua a marrin pasurite atyre dhe te paguajne ekspertet . Eshte shume me e komplikuar keshtu me ligjet e vendeve demokratike dhe rrezikon qe procesi te vazhdoje me vite e vite. Mos kujtoni se eshte aq e lehte te grumbullojne prova. Prandaj duhet mirekuptuar ky marifet praktik . Duhen me shume se 6 muaj hetime per te ndjekur nje person qe trafikon droge psh Imagjinoni kte te shumefishuar me 1000 si shembull shume i thjeshte. E dini sa i kushton nje shteti te varfer ? Nuk mund te behemi edhe kaq idealiste. Nga nje shtet i keputur me nje administrate tej mase te korruptuar qe fundja fundit mund te jene dhe pjestare te familjes tone ne nje spastrim dhe drejtesi toatale. jemi te gjithe fajtore pak a shume se nuk e kemi ngritur asnjehere zerin po tani u zgjuam e i duam te gjitha gjerat gati .

  8. i magjistruar says:

    Shkolla e Magjistratures?!?!?! Shkolla e korrupsionit thuaj! Shkolla e mgjistratures eshte korrupsion i gjalle qe nga krijimi. Hej, jeni ne vete!!!

  9. vjeshta says:

    Dmth i gëzofshin lekët e zhvatura!!!?
    Nuk mund dhe nuk dua te besoj!
    Ku jetojme, mjerë ne.

  10. ILIRIA says:

    Keta gjyqtaret dhe prokuroret qe mund te japin doreheqjen per shkak te vetingut nuk duhet te amnistohen por duhet te hetohen per arsyet e doreheqjes dhe per pasurite e krijuara sepse kane kryer krim dhe krimi ne cdo kohe qe zbulohet ai denohet sepse keta kane vjedhur per 25 vjet dhe kane vrare sepse kane liruar kriminele qe kane vrare njerez dhe tani dalin te lare nga mekatet qe kane kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje