DETAJET/ Nga drejtuesit, tek velinat: Ja të gjitha ndryshimet e “Fiks Fare”

24 Gusht 2016, 14:56Politika TEMA
DETAJET/ Nga drejtuesit, tek velinat: Ja të gjitha ndryshimet e “Fiks

Emisioni investigative Fiks Fare po pëson disa ndryshime në funksion të misionit që ai ka, për të qenë zëri i problemeve dhe halleve të qytetarëve.

Qe nga dita e djeshme neper portale kane filluar aludimet, shkrimet dhe fantazi pa fund.

Ne u interesuam pranë redaksisë të emisionit dhe mësuam se Fiksi do vijë më  energjik ne 5 shtator dhe ndyshimet që ka pësuar janë kryer të të cuar në një nivel edhe më të lartë këtë emision kaq të dashur për shqiptarët. Nese nderrohen paraqitesit (prezantuesit), nuk shperbehet emisioni

Mësohet se ka pasur një garë për moderatorët, ndryshime thelbësore në skenografi, zgjerim i stafit të gazetarëveë, Kamerat e fshehta janë perfeksionuar dhe gjithcka është gati për të startuar ditët e para të shtatorit.

“Fiksi ka zhvilluar një audiencë për moderator.  Janë disa raste, edhe gjatë kohës kur ky emision  drejtohej nga Saimir dhe Doktori dhe më pas ka pasur cifte të ndryshme që provonin të prezantonin emisionin. Ishin 20 vetë në këtë “garë” konkurim që tregonte edhe vëeshtirësinë e madhe në përzgjedhje ”, tha një nga drejtuesit e Fiks Fare.

Më tej mësuam se gjate tre muajve në garë kanë qenë jo pak por plot 10 cifte moderatorësh, midis te cileve aktore te njohur te humorit dhe  gazetare , të cilët  provuan disa herë prezantimin e emisionit,  drejtuesit e Fiksit dhe Top Channel vendosën që  prezantimi në sezonin e ri të bëhej nga dy moderatorë  të rinj.

Pjesë e kësaj audiencë ka qenë edhe Fiori me Doktorin, por fitues kanë dalë Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do jënë drejtuesit e rinj të emisionit.

Shumë emisione të ngjashëm si Fiksi në Europë shpesh përdorin ndryshimin e moderatorëve, për t’i dhënë energji të reja ekranit.

Fiksi këtë sezon pritet të jetë jo vetëm me drejtues të rinj. Skenografia e emisionit pritet të jetë edhe më magjike. Një skenë e re dhe një investim gjigand  nga Top Channel për emisionin investigativ më të ndjekur në ekranet shqiptare.

Nga ana tjetër është zgjeruar edhe stafi i bashkëpunëtorëve dhe gazetarëve. Tani Alisës, Fonit, Adit Rudina Demnerit (Paloma), Anteles etj..do t’i bashkohen të tjerë kolegë në misionin e tyre për të denoncuar dhe publikuar padrejtësitë që ju bëhen qytetarëve nga administrata, institucionet dhe zyrtarët e shtetit.

Velinat e Fiksit do jenë Anisa dhe Briseda, dy bukuroshet të cilat sezonin e kaluar ishin pjesë e emisionit vetëm ditën e premte, tani ato do jenë pjesë e përditshme e emisionit.

Surpriza të reja dhe si gjithmonë temat investigave, kamerat e fshehta dhe denoncimet të cilat janë edhe thelbi I këtij emisioni do vijnë vetëm pas pak ditësh në ekranin e Top Channel.

 

12 komente në “DETAJET/ Nga drejtuesit, tek velinat: Ja të gjitha ndryshimet e “Fiks Fare””

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-uut☆ says:


    Ehhh,
    kjo puna e gazetarit
    Qenka shumë e vështirë
    Duhet:
    1 herë Copy
    2 herë Paste
    Që lexuesi
    Ta kuptojë më mirë!
    ???

  2. Merohuana says:

    Kapitalizem i eger. Ta marin buken nga goja. Drejtuesit e rinj ne menyre mafjoze vendosin njerezit e vet. Nuk besojcqe publiku shqiptare deshironte zevendsimin e tyre.
    Ai qe humbi eshte topi.
    Doktorin skeni ku e gjeni. Kishte mare forme emisioni me te. Megjithate ju jeni vet zot vet shkop.
    Punebklanesh apo qefmbetjesh.

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Pa doktorin mos shpresoni qe tiu shohi njeri. Keta tipat qe keni gjetur nuk i shikonte njeri kur dilnin diten e diel.

  4. Stela says:

    Ne fakt ai qe duhej larguar nga “Fiksi” eshte Filipi. E ka kthyer emisionin ne lufte personale kunder Berishes.
    Kjo ishte arsyeja qe nuk e ndiqte me njeri. Po luftonte me mullinjte e eres.

    1. Bekimi says:

      Stela, me Saliun do mund të çmallesh kur ta rrasin brenda….pasi nuk të ka mjaftuar çdo të enjte në parlament.
      Pthu, farë e keqe…Paske dhe emër femre…apo je kurvë mashkull?

  5. Velua i Tatase says:

    Ke te drejte Thanas. Mos bre Topi. Pa Doktorin e.isilni esbte i deshtuar. Drejtjesit e rinj nuk jane per kete pune. Ben mire Thanas qe ta plas.

  6. prushi says:

    Prezantuesit te heqin mjekrrat se duken si terroristet e Al-Kaedes

  7. Uau says:

    Right stela …..!!!!????!!!???!!

  8. astrit says:

    Edhe ne Top-channel paska xhihadiste?

  9. Zani Burimi says:

    ME KETO QE LEXOVA, NA DUKET SE NA U HOQ DHE NJE EMISION QE E PRITNIM SI UJET E PAKET NGA TOPI. FJORI, ME EKSPRESIVITETIN E VET, E KALOI SAIMIRIN QE VETEM ZGERDHIHET ME BATUTAT E VETA DHE ATJE KU KA SHKUAR. DOKTORI MBETET IKONA E “FKSIT” FILIPI DUHET NXJERRE NE PENSION, SEPSE AI ESHTE KONTRIBUESI ME I RREZIKSHEM I MBUSHJES SE XHEPAVE TE TIJ ME ANE TE PRESIONEVE PER PERSONAT QE DO TE ISHIN PERSONAZHE TE “FIKSIT” PER EMISIONIN E RADHES.

  10. Albi says:

    Fiksi per mendimin tim eshte shtrydhur si format tashme, njelloj si portokallia, te dy vazhdojne per inerci, por sdq, per aq kohe sa ka audience, askush nuk e nderpret. Eshte ceshtje niveli kulturor te popullit.
    Per mendimin tim duhet te zevendesohet me nje format te mirefillte gazetarie investigative, me reportazhe, hetime te thelluara, dokumentim te fakteve, thellim te temave, informacione te zgjeruara per shkaqet dhe shkaktaret e fenomeneve. Te behet nje here ose 2 here ne jave, ne kete menyre njerezit reflektojne mbi problemet.
    Me emisione rutine 45 minuta cdo dite, njerezit thjesht presin te shohin ca do u sjelle darka per te shtyre muhabetet, deri te nesermen, ku cdo gje harrohet, se helbete, te nesermen ka dicka te re per te pare e per te bere thashetheme.
    Nje video e xhiruar ne rrethana te caktuara, ose nje muhabet i shkurter me nje person qe di dicka, nuk eshte i mjaftueshem per te nxjerre ne pah gjithe problemin, por vetem ushqen mendimin e njerezve qe “he, ja doli dhe nje horr tjeter…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje