Bamir Topi: PS-LSI mund të rinegociojnë për zgjedhjet, fatkeqësi që opozita shpreson tek Meta

23 Gusht 2016, 21:38Politika TEMA

Për kreun e FRD, Bamir Topi koalicioni aktual qeverisës që kryesohet nga dy forcat politike, PS dhe LSI do të vazhdojë mandatin deri në fund, madje sipas Topit këto dy forca politike mund të rinegociojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërsa opozitën, kreu i FRD e konsideroi si një fatkeqësi që bën llogari për lëvizjet politike të kundërshtarit.

“Edhe në momentet kur të gjithë ishin të bindur se do këtë një çarje të këtij koalicioni unë kam qenë i bindur për të kundërtën dhe jam shprehur që për të njëjtat arsye ky koalicion është ndërtuar, për të njëjtat arsye ky koalicion do ta vazhdojë mandatin deri në fund.

Sot kemi zëra që vijnë nga partitë respektive që janë në koalicion që cilët shprehen se do ta cojnë mandatin deri në fund dhe sipas meje nuk është çudi që të rinegociojnë për zgjedhjet e reja.

Fatkeqësia është pastaj te kampi opozitar, të cilët fillojnë dhe bëjnë llogari, fantazojnë mbi bazën e lëvizjeve politike të kundërshtarit dhe e kanë të vështira për ta parë si kundërshtar apo si aleat”, tha Topi për Ora News.

I pyetur për një koalicion të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme Topi nuk preferoi të japë një qëndrim

Ne jemi të predispozuar të shkojmë në koalicion, por nuk mund të thuhet sot”, tha ai.

3 komente në “Bamir Topi: PS-LSI mund të rinegociojnë për zgjedhjet, fatkeqësi që opozita shpreson tek Meta”

  1. Maçu Piçu says:

    Akoma flet ky loqja? Nuk e di ky qe pervec vehtes se tij nuk perfaqeson kerkend, ndofta Flamurin, po edhe Flamuri i gjore tashti harron ne darke cfare ka thene ne mengjez.

  2. @ says:

    Nga pamja duket vetull ngrysur..
    Nga veprimet, popullorce i thuhet “pa bythe”, ose pa shtylle kurrizore.
    Duket sikur coc do thote, por eshte vetem ne pritje per ndonje kocke..
    Ne Durres e kapi nje post nenkryetari..

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Dhe ta mendosh qe ka qene Nr 2 i PD.
    Ketu ska derman
    O njerez mblidhni mendjen e Ikni nga syte kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje