E vërteta e katit pa "leje" të Sadri Abazit

24 Gusht 2016, 20:19Politika TEMA

Prej ditësh opozita sulmon Sadri Abazin, deputetin e Tiranës, por me origjinë nga Dibra lidhur me një kat që po ndërtohet në një pallat dikur në pronësi të tij. Top Channel hetoi mbi vërtetësinë e këtyre akuzave dhe zbuloi se më shumë sesa e vërteta që tregojnë dokumentet, sot ka rëndësi përfshirja e tij në fushatën për kryetar bashkie në Dibër.

“Një kat i tërë me qindra metra katrorë në zemër të Tiranës, vazhdon të ndërtohet pa leje, por me bekimin e Edi Ramës”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Por cila është e vërteta? Top Channel i kërkoi zëdhënëses shpjegime përmes tri pyetjeve. Në pritje të përgjigjeve të këtyre përgjigjjeve, Top Channel u interesua mbi ligjshmërinë e këtyre punimeve në institucionet përgjegjëse.

Në Bashkinë e Tiranës thonë se punimet që po kryhen janë të ligjshme. Pronari i godinës është duke kryer punime për të unifikuar katin e fundit, i cili ka qenë i ndërtuar dhe nuk po ndërtohet rishtazi.

Sipas Bashkisë, në bazë të një vendimi të Qeverisë të majit 2015, ku përcaktohen ndërhyrjet në ndërteë që nuk kërkojnë leje, punimet që po kryhen në këtë objekt, ndërrim vetrate, punime elektrike dhe unifikim i fasadës kërkojnë vetëm një deklarim në bashki nga ana e të interesuarit.

Bazuar në këtë vendim, më datë 26  korrik njësia administrative numër 9, ku ndodhet ky objekt i ka kthyer përgjigjie të interesuarit për të vijuar punimet pasi nuk nevojitej leje ndërtimi. Top Channel iu drejtua zyrtarisht edhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit duke e pyetur nëse ishte legalizuar pallati në fjalë dhe a ishte i përfshirë në proces legalizimi kati i fundit i këtij objekti.

Përgjigjia zyrtare zyrtare është një dokument që në vitin 2015 Usluga sh.p.k ka marrë leje legalizimi për 3 objekte, ku përfshihet edhe kati i fundit. Pas dy ditësh pritjeje, nga Partia Demokratike nuk erdhi asnjë përgjigje.

Ditën e dërgimit të e-mail, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka sulmuar sërish Sadri Abazin, por për një çështje tjetër dhe në të njëjtën ditë kur ky i fundit ndodhej për fushatë në Dibër.

“Një tjetër tender është vendosur dy ditë më parë për Sadriun e Ramës në kundërshtim me ligjin prej 1.73 miliardë lekësh për rivitalizimin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër”, deklaronte zëdhënësja Ina Zhupa.

Mesa duket, më shumë sesa e vërteta për pallatin e tij është e rëndësishme fushata politike ku ai është përfshirë.

3 komente në “E vërteta e katit pa “leje” të Sadri Abazit”

  1. Sul Pumi says:

    Eshte kafshuar e po kafshohet shqiperia ne menyre te perbindeshe nga ju zagaret e ketyre 25 viteve. Mos kini merak, ju kini bere lek , nga zgjebarkse dje e sot milionere , ju do drejtoni politiken e rrini e flini rehat.

  2. Vince says:

    Keta te TCH te investigojne po fort fare sic dine keta, ashtu si investiguan dhe vdekjen e 17 vjecarit te landfilli i Sharres, ai qe administrohej nga Bashkia. Me qe ra fjala, tio gezoni kjoskat. ju shkojne shume.

  3. Spartaku says:

    Pd-ke nuk di çfare bene.Me sa duket ajo nuk ka pune tjeter,por ndersen qente dhe bushtrat e saj te lehin e te shpifin, e te fasin disa gjera kot qe nuk ekzistojne.SI NUK U VJEN TURP ATYRE QE DALIN ZBULUAR PARA ELEKTORATIT TE TYRE?.Pse kjo eshte detyra e tyre te shpifin e te genjejne haapur ne mese te dites? A nuk e mendojne keta te pd-ke qe keto kane kosto te madhe,ne humbjen e kredibilitetit para popullit? Qofshin ata,se keto nuk i pranon asnje femije.Rrumpall esapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje