Mes dhimbjes për humbjen e më të dashurve, frikës nga lëkundjet sizmike që nuk janë ndalur, ca në çadra, e shumica nëpër rrugë, mbuluar me ç’të mundnin.
Kështu ka kaluar nata e para pas tërmetit për banorët e prekur në Itali.
Gjatë gjithë natës në provincën e Rietit, Amatrice, Accumoli, dhe Arquata del Tronto pamja ka qenë më shumë se trishtuese.