Ka shkaktuar shqetesim, madje dhe irritim, sjellja e perseritur e kompanive te sigurimit, ne rritjen e vazhdueshme te cmimeve te policave te sigurimit per mjetet motorike.
Natyrisht, nen pergjegjesite e mia kam kerkuar gjithe informacionin per kete ceshtje dhe sot dua tu them:
Ne pikën 2 të detyrimeve për AMF-në, në rezolutën e Kuvendit për vitin 2015 thuhet:
“Brenda muajit shtator 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e Financave duhet të paraqesë në Kuvend amendimet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike etj..(nënkupto sistemin Bonus-Malus)”.
Projektligji i përgatitur ka si qëllim:
miratimin e detyrimit ligjor për zbatimin e sistemit të përdorur sot në të gjithë botën, për sigurimin e mjeteve motorrike, Bonus-Malus.
Ky sistem, në thelb, rrit përgjegjësitë për personat që shkaktojnë dëme dhe aksidente, duke i detyruar të paguajnë një prim më të lartë dhe, ul tarifat e primit ose çmimin e siguracionit për ata që kanë një performancë të mirë.
Ne dijenine time, projektligji i hartuar kryesisht në konsultim me industrinë e sigurimeve, eshte diskutuar në mbledhjen e Bordit te AMF, të muajit shtator 2015 dhe, brenda afatit të përcaktuar në rezolutën e Kuvendit- shtator 2015, ju dërgua me shkresën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, Ministrisë së Financave për ndjekjen e procedurës.
Njoftimi nga Ministria e Financave te Bankës Botërore, shkaktoi përmbysjen e plotë të procesit, pasi Drejtori Përgjithsëm Ekzekutiv i AMF, nuk kishte marrë fare opinionin e Bankës Botërore(?!) e cila, po asistonte nen nje marreveshje AMF me projkete specifike të asistencës teknike në tregun e sigurimeve.
Ne dijenine time, amendimet e propozuara nga Banka Botërore, kryesisht për mënyrën e funksionimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, duke ndarë kartonin jeshil nga fondi i kompensimit për sigurimet motorrike, u ridiskutuan në AMF për shumë kohë dhe kur ka kaluar thuajse 1 vit nga afati i rezolutës së Kuvendit, drafti nuk ka kaluar ende në Bord, megjithë kërkesat e vazhdueshme të Bordit-nen nxitjen e Kuvendit, për ta diskutuar dhe dërguar sa me shpejt për miratim në Këshillin e Ministrave e me pas ne vete Kuvend.
* Mungesa e sistemit Bonus-Malus eshte shkaku themelor i rritjes së primeve në treg
Neni 10 i ligjit aktual për sigurimin e detyrueshëm motorrik(Ligji nr. 10 455, datë 21.07.2011 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit””):
“Shoqëritë e sigurimeve përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit sipas kushteve të tregut”.
Duke patur parasysh se sigurimi i mjetit motorrik nga përcaktimi është “Third-Parties Liabilities-TPL-Përgjegjësi ndaj palëve të treta”, për të siguruarin, polica e sigurimit nuk ka përfitime të drejtëpëdrejta por i shërben të aksidentuarve për dëmet që mund tju shkaktojë mjeti I tij motorrik.
Për këtë arsye, çdo i siguruar kërkon ta përfitojë me çmimin më të ulët të mundshëm sepse nuk i shërben atij (ndryshe në rastin e siguracionit kasko psh ku ai do interesohej për emrin e mirë të shoqërisë së sigurimit, garancitë për pagesën e dëmeve potenciale etj), por palëve të treta dhe, elementi i vetëm i zgjedhjes konsumatore është çmimi.
Ky fenomen nuk ndodh për asnjë produkt-shërbim tjetër, ku si rregull, konsumatori përveç çmimit interesohet për cilësinë, funksionet, karakteristikat e produktit etj..
Në këto kushte, në vitin 2013 shoqëritë u futën në procesin e vetëpërcaktimit të primit duke ulur tarifat përfundimtare në nivelin 3000 lekë për kategoritë masive të autoveturave(B1/B2) ndërkohë që vetëm TVSH atëkohë ishte 2800 lekë(?!), duke ulur ndjeshëm aftësinë paguese të shoqërive të sigurimit, rritjen disa fish të provigjoneve dhe mospagesën e dëmeve.
Duke patur parasysh seritë kohore pak a shumë kush është probabiliteti i aksidenteve në Shqipëri dhe dëmeve të shkaktuara(sidomos ato me pasoja fatale), pra mbi këtë bazë, aktuarët llogariten primin e pastër të riskut (pa përfshirë tatimin 10 për qind, shpenzimet operacionale, komisione agjenti, brokeri etj) për kategorinë B1/B2 (mbi 1600 cm3); ishte 10,500 lekë për vitin 2015 dhe me një rritje shumë të lehtë për vitin 2016.
*shih linkun;(http://amf.gov.al/…/1520_34%20Vend%20miratim%20rregullore%2… ).
Si konkluzion, sistemi aktual ka dy zgjidhje:
ose përfshitjen e shoqërive të sigurimit në një process konkurrues me ulje të njëpasnjëshme çmimesh deri në rënien e aftësisë paguese;
ose shitjen në formën aktuale duke mbajtur të fiksuar tarifat dysheme të sigurimit të automjeteve nëpërmjet sistemit të brokerimit.
Por rrisqet, duke patur parasysh sjelljen disa vjecare te kompanive te sigurimit ne kete vend, do jene te medha.
Zgjidhja e vetme-jo vetem sipas meje;
është implementimi i ligjit të ri për sigurimet motorrike dhe vendosja e sistemit Bonus-Malus me 16 klasa sipas historikut te demeve, mjetit motorik dhe kohes se patentes.
Ne dijenine time, janë krijuar kushtet e para- lidhja online me sistemin e gjendjes civile dhe drejtoritë e transportit, janë akumuluar të dhënat për aksidentet.
Ajo qe nuk eshte bere deri tani, eshte projektligji, sipas detyrimeve te vendosura nga Kuvendi ne Rezoluten e tij.
Per tua thene troc;
Kjo vonesë është tërësisht e pajustifikuar.
Une kam arsyet e mia te them se kjo vonese eshte edhe abuzive, ne linjen qe u pershkova me lart- dërgimi i projektligjit nga ekzekutivi i AMF për miratim në Bord dhe më pas në Kuvend.
Komisioni i Ekonomise ka ne proces analizen e punes se AMF;
E ka nisur nga raporti i veprimtarise se institucionit per vitin 2015, ju them sot se: mospërmbushja e detyrimeve të vendosura në rezolutë nga Kuvendi për AFM, do të rëndojë shumë fort.
As une e as komisioni, nuk mund te mbajme me, pergjegjesine e nje institucioni, te cilit, i kemi dhene te gjithe fuqine dhe pavaresine per te bere detyren ne sherbim edhe te qytetareve ne kete vend dhe, nuk e ben.
*Kryetar i Komisionit të Ekonomisë
Z Brace keni sh te drejte,por problemi eshte vetem nje qe shqiperia nuk eshte i banuar nga populli si gjithe vendet e tjera te globit tokesor. Shqiperia eshte e banuar nga dele ku bariu i komandon vetem me nje te fershellyer. Ky eshte problemi i vetem.
Erjon Brace ben nje artikull per te justifikuar pse ndodh ky fenomen ne Shqiperi dhe per te mbuluar deshtimin e komisionit qe drejton dhe punen si deputet. E para kjo nuk mund te quhet indutri sigurimi (nuk projdhojn gje), por ne shqiperi jane bere karteli i sigurimit dhe erjoni e di shume mire cdo te thote kartel. ka tre vjet qe sigurimi ka krijuar njefare brokeri qe vendos cmimet sipas qefit. Mentaliti qe perdor rilindja eshte te bej krahasim me 2013 dhe kane kaluar 3 vjet e kusur dhe ne qe kerkonim ndryshimin dhe permirsimin e jeteses ne shqiperi po perjetojme nje degradim shum te madh. Por erjoni nuk e ve re kete gje sepse pushteti te verbon. Nje pyetje kam per erjonin a mban njeri pergjigjesi per kete gje qe ka bere amf deri tani dhe ti si kryetar i komisionit pse ke miratuar punen e dobet te amf keto tre vjet. Sistemi bonus malus duhet implementuar por ne shqiperi kompanite e sigurimit ose me mire karteli i sigurimit nuk te jep demshperblimin ne rast demitimi/aksidenti ose duhet te sorollatesh sa lart e posht dhe te presesh mbi nje vit qe te demshperblehesh. 2017 eshte afer erjon dhe berisha nuk e priste qe do humbiste ne 2013 por delet shqipetare sic i quan parafolesi e ndeshkuan pa pritur pa kuptuar qe sado vota te vjedhesh nuk do ja dilni.
Emancipimi i shqoerise ka filluar dhe ju nuk do mund ta ndaloni dhe do ndeshkoheni mbase me 1 milion shuplaka. Fati juaj eshte se opozita eshte cope cope sepse mban ne gjirin e saj akoma qelbesirat e qeverisjes se kaluar.
Jam shum kurioz se cfare do beni ne shtator me amf dhe bordin e sigurimeve erjon apo te ecim me iden qe cudia me e madhe 3 dite zgjate.
Keshtu ndodh ne vendin Qudirave
Ketu paguajnë si ai qe ben aksident si
Ai qe nuk ban aksident njelloj.
…rit korentin,rit ujin,rit taksat,ul rrogat ,pensionet ,abuzo me tenderat…saliu na coi pas Gjermanise….tani po ja kalojme……
Erion,
Leri sofizmat dhe analizat e tejzgjatura….nuk na hyjne ne pune.
Justifikimi dhe veprimi i kompanive te sigurimeve ka qen i unifikuar- rritje e cmimeve per shkak te aksidenteve ne rritje..
Per cdo Shqiptar, qe nget nje makine, kjo eshte nje Genjeshter ne dten me Diell.
Nga ju si Parlament(kom i ekon.) dhe adimistrata(Km) , ne si qytetar kerkojme nje shifer te thjesht;
-Sa ka qen koficenti i fitimit i kompanive te sigurimeve per vitin 2015, per cdo lek siguracioni te mbledhur.
-Cili ka qen demi total i shkaktuar ne nivel kombetar, per shkak te aksidenteve,
– Cila eshte vlera totale e mbledhur nga kompanite
Kuptohet, qe kete koficent duhet ta nxjerr nje institucion/zyre jo e korruptuar shteterore, duke mos llogaritur shpenzimet fiktive, pagat marramendese dhe shpnzimet e luksit qe bejne boset e ketyre kompanive qe KURR nuk te demshperblejne ne masen reale te demit.
– mbi bazen e ketij koficenti real dhe te pamanipuluar, duhet te vendosni dhe “dyshemen” e siguracionit, i cili nuk ka shamce qe te jete me i madh se 9 mij lek te reja.
Erjon,
Na e kurse mjegullen e detajuar.
Nuk e kupton vall se po na shkaterroni me keto histori, dhe me ate “partneritetin” perdhunues Privat -Publik??!!
Nuk e kupton qe po e mbysni qytetarin e zakonshem me keto koncesione te paturpshme??!!
Hajde ne Vlor, dhe gjej nje vend parkimi, ta kuptosh se cfar po ndodh….sa e ndyre dhe e ndere eshte situata.
Pyet dhe ate te gjatin, pse dreqin po ndodhin gjth keto ndyresi nda qytetarve qe ju besuan, mbeshteten dhe votuan.
ham ham…
gam gam…
Cmimi u rrit…
ham ham…
gam gam…
sa bukur qe e ben kete rol Brace…
More , po a i di shoku Edi Rama keto gjera ?
Apo nuk ja thone, se ai eshte i mbytur me punet e Rilindjes Urbane te Ruskovecit ?!
Z.Brace, nuk mund te shpreheni vetem “ne dijenine time”. Nqs nuk i dini ju gjerat kush ne kete vend duhet ti dije????!!!! Nqs zotria juj nuk di asgje (me aq sa duket), mos na dil lart e poshte tu u hap bithesh sikur coc di e coc po ben? Injoranca juaj na ka lene mbrapa e anash shteteve te tjera ne kete bote. keshtu fliste injoranca juj edhe kur diskutohej per armet kimike ne shqiperi, e perse, vetem se kryetari jot e donte shkaterrimin e tyre ne vendin tone. Te neveritahem jeni krejt
Z.Braçe. Ju lutem shikojini keto gjera me mire si Komision i Ekonomise.Ketu ne Shqiperi nuk pyet njeri se kush paguan,por a fiton.Theniet e Marksit jane aktuale. Ne kapitalizme nuk ka rendesi se si fitohet”Me korrupsion,me arme ,me vrasje,me shkaterrime etj etj” mjafton qe kapitalisti te fitoje.Ai nuk don te dije se si fiton.Te lutem z. Bracwe keto qe shkruan zbatoji ne praktike.
Z. Brace do ta mbani akoma ne detyre Enkeleda Shehin, Drejtoren e AMF-se, gruan e Dash Shehit!!!!!!!
Reforma ne drejtesi kaloi, nuk te duhet me vota e tij.
Z. Ed Rama reago sa me shpejt sa pa e shkaterruarr te gjithe institucionin per te cilin Banka Boterore ka Financuar shume!!!!!!!!
Kosto e jeteses ketu duhet te jete në propocion të të ardhurave, nuk mund te paguhet si ne europë kur të ardhurat janë si në shqipëri.
Kjo është zhvatje grabitje makutëri.
Në këto 20 vjetë nuk kam përfituar asgjë nga sigurimi i makinës edhe pse e kam paguar.
Pra këta të sigurimit duhet të më ulin policën dhe jo ta shtojnë ose te rimbursojnë pronarët e mjeteve.
O erion o trim me flet,mos na bej djalin e zgjuar.U be e 100 here qe flet sikur ti te jesh ne opozite,fol tamam more djale je ne pushtet (jo opozite). Kujt po ja thua keto saliut,saliu edhe nja 5 vjet eshte ne gjume.Tani ti biem shkurt me ty e shoket e tu,merni masa urgjentisht se per nje vit ka zgjedhje prape keshtu si e keni nisur jo me lsi-ne po as me pd-ne skeni per ti fituar dot zgjedhjet.
Ti je ne pushtet bekan keta capaculat e kompanive ca tu doje qejfi,po si ha njeri keto more erion jo,pa ndihmen tuaj nuk bejne dot asgje ata,mos na bej sikur ne jetojme ne toke e ti ne hene.
Zoti Braçe! Une jam nje emigrant Shqiptar ne Amerike per me shume se gjysmen e jetes time por e ndjek jeten e popullit dhe politikes ne Shqiperi me shume vemendje. Te gjithe e dime qe qe PD dhe PS kane luajtur Ping Pong me fuqine e karriges. Por kur erdhi Edi Rama ne krye te PS-se dhe fytyra te reja ne parti dhe ne qeveri ne (emigrantet) filluam te shpresonim perseri. Por me c’fare po shohim
tani ne Shqiperi qe nga siguracionet e makinav qe po flet ketu qe jane njesoj per te gjithe, taksat qe jane njesoj si per biznesin e madh dhe ate te vogel, per pensionet qe jane per pike te zeze, dhe prerjen e pensioneve/asistencen e njerezve paraplegjike(invalide, etj., po ja merrni frymen atyre njerezve dhe atoj populli sa nuk e di qe gjithe ai popull jane gati tehane veten dhe te mos ngrihen ne demostrata (paqesore dhe pa parti polotike ne krye) per gjerat kryesore jetike. E gjithe rinia eshte zhytur ne abyss-in e jetes nga papunesia dhe nga plague e droges qe i ka pushtuar! Ta dini qe mbase ne votimet e ardhshme mind te fitoni prape se keni nje opozite mediokre, injorante, dhe plehre, por sa te dali nje parti tjeter ne pah qe mund te duket si shprese e vetme do ta humbni ate pushtet sa hap dhe mbyll syte. Thirrini mendjes dhe beni dicka pozitive per ate popull pa ja marre frymen. Shoqeria Shiptare eshte ne ditet e saj me te zeza nga ana ekonomike dhe psikologjike!
Ti ne amerike si dhe une duhet ta dish mire se sa paguhet sigurimi i nje makine mercedes benz 2015 apo jo. Ca ndryshimi ka kosto e riparimit e pjeseve per te njejten makine ne shqiperi dhe amerike? Shqipot duan dhe makine luksoze dhe te mos i paguajne insurancen e benzinen,dhi e zgjebosur me bisht perpjete, e bleve makinen dili zot
Behet fjale per makina te perdorura dhe jo benza te 2015 o vllai ver llapes qe paske pa amerike me sy! Beji llogarite sa perqind e rroges se amerikanit eshte sigurimi atje dhe sa perqind e rroges se shqiptarit eshte vjedhja ketu! Pastaj shaj shqipot bastard!
Kush jane keta polica qe i eshte rrit cmimi
Kjo eshte nje vjedhje dhe nje mashtri i kompanive te sigurimeve me bekimin e matrapazeve te pushtetit dhe ligjevenseve te cilet jane identiteti i mashtrimit ne Shqiperi dhe jo perfaqsuset e vote te populli. Nuk po hy ne anen teknike apo procedura por vetem terndi i ritjes se cmimit, mungesa e mendim oponet teknik, apo iperfaqsuseve te i interesave te demtuarve si dhe diskutim dhe vjelja e mendimin tregon qarte se kujt i sherben kjo ritje cmimi i siguracionit te mjeteve. Kam 25 vjet qe paguaj siguracionin e makines ne kete sistem mashrimi, nuk kam perfituar as nje lloj sherbimi apo vlersimi, a mund te na thone se cili eshte sensi i siguracionit dhe shikoni kush jane boset qe kan kompanite e sigurimeve dhe bashkpuntoret e pushtetit, a kane trasparenec apo jane piramida qe pastrojn para se ku ka za nuk eshte pa gja thote nje fjale e uret, pra lepuri fle gjekundi, Por tashe jemi pasoj e nje zeri te vdekur, qe vetem vegjetojme po identitet dhe vlere njerzore.
KUR ERJONI ESHTE NE KETE NIVEL PUNE DHE REZULTATESH ( QE MENDOHET SE NUK ESHTE LYER, OSE LYER PAK )
MENDONI SI PUNON PJESA TJETER E PARLAMENTIT ATJE OS DHE QEVERIA QE U PREGATIT LIGJET.
HIQNI MONOPOLET DHE GJERAT I RREGULLON TREGU VET.
Jeni ne sherbim te oligarkeve te sigurimeve qe po majmen ne piramidat e tyre rrogat ne stratosfere, nuk shlyejne demet dhe luajne me jetimet e fatkeqsive, po bejne dhe nje ligj qe e veshtireson ne max shlyrjen e demit. Qeveria lan duar me Erin…
Ky e ka ne tetezi kur gjen popull dele dhe tani na del sikur I vjen keq te lumte bytha nxiri uje te zi ketij vendi se ky popull keshtu e do
Ju te temes ini kthyer ne sherbim partise se komentet qe si interesojne partise meme nuk I jepni