FOTO/ Zbulohet letra e rrallë e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë, refuzimi i ish-Presidentit

27 Gusht 2016, 15:41Dossier TEMA
FOTO/ Zbulohet letra e rrallë e Nënë Terezës drejtuar Ramiz

Profesori, Përparim Kabo ka postuar sot në profilin e tij në Facebook, një letër të Nënë Terezës, drejtuar ish presidentit të vendit, Ramizë Alisë ku dhe i shpreh disa kërkesa.

Letra është e shkruajuar në gjuhën angleze dhe mban firmën e nënë Terezës. “Letra e Nene Terezës drejtuar Ramiz Alise…me shkrim dore prej dorës se saj”, shkruan Kabo në profilin e tij në Facebook.

Kjo letër që shihni dhe në fotot që ka publikuar Profesor Kabo, është një kopje e letrës së Nënë Terezës. Është shkruar më 16 gusht 1989, dhe i drejtohet Ramiz Alisë, Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe.

Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia pas vizitës disaditore që kishte bërë në Shqipëri (në “vendin tim”).

Ajo shprehimisht shkruan: “Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim (…), më në fund i miri Zot ma dha këtë dhuratë të bukur të shoh popullin tim”.

Kjo shprehje tregon dashurinë e madhe që kishte e Lumnuemja Nëna Terezë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Letra tregon qartë për emocionet e mëdha të cilat ende nuk janë shuar pas kësaj vizite dhe ato janë pasqyrim i mallit e dashurisë, respektit dhe nderit që ajo ndjente thellësisht në shpirt për popullin e saj dhe familjen e saj që i përkiste këtij populli.

Në vijim, Nënë Tereza i shpreh dëshirën Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe, z. Ramiz Alia, që të sjellë në Shqipëri “motrat e mia, Misionaret e Bamirësisë”, të cilat ndodhen në shumë vende të ndryshme të botës.

Është shumë domethënëse shprehja e saj “kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike”, duke rikujtuar kështu përkushtimin e saj për t’u ndihmuar “pleqve, të vetmuarve dhe atyre që u mungon dashuria”.

Ndërsa në fund me çiltërsi dhe sinqeritet të madh i shkruan “Zotit President të vendit tonë të dashur Shqipëri” një fjali e cila edhe sot ruan aktualitetin dhe paraqet virtytin e lartë njerëzor që e karakterizoi tërë jetën këtë bamirëse të madhe: “Unë nuk kam as ar e as argjend, por juve do t’ju jap motrat”.

Menjëherë pas kësaj letre autograf të Nënë Terezës pason përgjigjja e presidentit Ramiz Alia, e shkruan më 2 shtator 1989. Letra është e daktilografuar, po në fund, në anën e majtë mban firmën origjinale autografe të Ramiz Alisë.

Në këtë përgjigje, presidenti Alia i shkruan me një ton dashamirës duke i kujtuar se “Njerëzit tanë njohën nga afër bashkatdhetaren e tyre fisnike që u ka dhënë ‘besën’ të varfërve”, gjë që për kohën kur u shkrua letra ishte një përgjigje shumë domethënëse.

Por njëkohësisht, duke i rikujtuar se e mirëkupton dëshirën e saj për të pasur motrat në Shqipëri, ai e refuzon kërkesën e saj duke u shprehur se “shqetësimi i juaj për njerëzit e varfër përbën detyrën humane e patriotike të mijëra e mijëra djem e vajzave të popullit tonë, që si mjekë e infermierë (…) i janë përkushtuar shëndetit e mirëqenies së njerëzve tanë”.

Një përgjigje e tillë ishte refuzuese për pranimin e “Misionareve të Bamirësisë” në Shqipërinë e asaj kohe.

 

 

6 komente në “FOTO/ Zbulohet letra e rrallë e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë, refuzimi i ish-Presidentit”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    turku Ramiz ardhur nga stepat e Kawkasias i refuzon hyrjen motrave bamirese kristiane te N.Terezas autochtone ne token e Arberit…!!!!! FATALE!

  2. Mentari says:

    Ne ate kohe servili dhe bashkepunetori ne krime me Enver djallin Ramiz Alia I kishte lene shqiperise te jetoj me vetem 6 dit buke? mere me mend se si do te punonin “Infermjeret e tij pa buke per ti “sherbyer”” fukarenjeve shqiptar qe ishin mbi 2000000 banor.Ramiz Alia ishte Sperma e zgjedhur Enverit pe te sunduar popullin Gomar shqiptar.Rrofte kujtimi I Nene Terezez dhe poshte sperma e Dushan Mugoshes qe ishte ne trupin dhe mendjen e Enver Hoxhes,Mehmet Shehut,Hysni Kapos,Kadri Hazbiut dhe Ramiz Alise

  3. Sokol says:

    Qe ka qene wen bir qeni i pabese e burr pa bythe kjo dihet e po vertetohet cdo dite

  4. like says:

    si i thone.. dhi e krimbur e bishtin perpjete. keshtu eshte kur e merr karrigen me trashegim!

  5. Fotaqi says:

    Kur ishte Alvaneze atehere pse nuk e shkrujti ne Alvanika letren madre Tereza.Nuk e kuptoj

  6. Moisi Golemi says:

    Ramizi ua ka shpjeguar ministrave te tij asokohe refuzimin e kerkeses se Nene Terezes per te sjelle motrat e veta bamireve, me arsyetimin se:

    “nuk kam asgje kunder saj dhe e simpatizoj shume, por po te leme Nene Terezen te ngreje misioni e saj ketu, atehere duhet te pranojme edhe arabet, te cilet kane dhjetera vite qe na e kerkojne kete dhe ne nuk i kemi pranuar. Lejimi i Nene Terezes do hape nje precedent, ku me te fituarit do jene arabet, duke shfrytezuar popullsine qe ne shumice eshte muslimane. Prandaj eshte me mire te mos lejojme asnje mision.”

    Keshtu qe, mos na perrallisni shume e mos na beni moralistin, sepse e pame se c’ndodhi ne Shqiperi me hapjen e “misioneve bamirese”. Jemi bere Babiloni kultesh e halldupesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje