Pjesë nga libri “Armët dhe çunat”. Çfarë i afroi trafikantët vendas dhe të huaj me zyrtarët më të lartë të qeverisë “Berisha” për të çuar në Afganistan fishekët kinezë të Shqipërisë, makinacionet dhe përplasjet e “mafias” së municioneve dhe armëve për të fituar 500 mijë dollarë më shumë nga kjo aferë. Roli i qeverisë, i ministrit të Mbrojtjes Mediu dhe djalit të kryeministrit të kohës, Shkelzenit.
“Konkurrentët e tjerë do të qëndronin mbi shifrën 5 milionë dollarë, aq më shumë po të futje në llogari edhe transportin ajror. Po të konkurronte me vlerën 4 milionë, do të fitonte me siguri.
Për të qenë edhe më i sigurt e për të mos u treguar shumë lakmitar, vendosi të konkurronte me shifrën 3,5 milionë. Po ta fitonte kontratën, do t’i tepronin 2 milionë dollarë, shumë që e bënte t’I merreshin mendtë.
“Këto qenë shumat që mund të fitoje në FedBizOpps, po të dije se ç’po bëje”, – tha më pas Packouz-i. Marifeti funksionoi.
Packouz-i ishte në shtëpi, me vajzën në prehër, kur mori një imeil nga Ushtria, që i thoshte se dëshironin të bënin një kontroll paraprak mbi Dynacore-n; pasonte një listë me pyetje, për të cilat kërkonin përgjigje.
Pavarësisht nga frika e Packouz-it, imeili nuk e përmendte AEY-në, municionin “kinez” të Shqipërisë ose hetimin federal për mashtrim lidhur me kontratën afgane.
Për habinë e tij, zyrtarët e prokurimeve në Rok Ajlend të Ilinoisit nuk e bënin lidhjen ose nuk kishin një sistem kontrolli të kontraktuesve për të parë se mos një i tillë ishte subjekt i hetimeve për mashtrim.
“Po fluturoja, -kujtonte Packouz-i. – Pas muajsh që kisha dështuar në konkurrime, kisha kapur një thelë të majme.
Do të fitoja para të madhe, të cilat do të më mundësonin të konkurroja në kontrata më të mëdha për armatimet. I kisha provuar vetes se nuk kisha nevojë për Diverolin, që të fitoja kontrata.
Më dukej e pabesueshme se mund ta bëja një gjë të tillë vetë, së mund ta mposhtja Diverolin në lojën që kishte shpikur ai vetë.
Madje edhe isha marrë vesh për financimin e kontratës me Ëells Fargon, duke përdorur po atë mikun që kishte bërë marrëveshjen me Diverolin.
Ai u tregua shumë i kënaqur të bënte biznes me mua. Kisha kapur një kontratë serioze e të ndërlikuar dhe do të më duhej të bashkërendoja gjithçka. Isha gati të shkoja në Kiev, që ta inspektoja mallin me sytë e mi.
Isha I ngazëllyer.” Ndërsa Packouz-i po bënte përpara, Aleks Podrizki nuk kishte qenë me kaq shumë fat.
Pasi qe kthyer në Majami, ishte regjistruar në kolegj për të studivar gjuhën arabe, por kishte mbetur me xhepat bosh e nuk kishte mundur të gjente ndonjë punë me kohë të pjesshme.
Mbrëmjeve takohej shpesh me Packouz-in për të pirë një birrë së bashku e për të diskutuar situatën e tyre kundrejt ligjit.
Që të dy qenë bërë me fiksime se mos qeveria po i mbante nën mbikëqyrje. Do të kishin dashur që qeveria të mos e shikonte çështjen sikur lidhej vetëm me paratë, por edhe si diçka të nevojshme për përmbushjen e kontratës.
Ushtria i kishte pranuar fishekët pa asnjë ankesë për cilësinë e tyre. “Çështja kundër nesh ishte e pakuptimtë, por dukej se kjo nuk ngrinte peshë, – kujtonte Podrizki. – Davidi dhe unë qemë të një mendjeje se, po të na dënonin me më shumë se dy vjet burg, duhej të mendonim seriozisht për t’u arratisur.
Davidi më kërkoi ndjesë, por unë i thashë se e kisha marrë vetë vendimin dhe s’kisha kë fajësoja tjetër veç vetes.
Më dukej se gabimi ynë më i madh nuk po trajtohej politikisht. Isha përpjekur t’i thosha Diverolit që të krijonte lidhje politike për të na mbrojtur, por ai nuk më kishte dëgjuar.
” Çunat nuk e dinin, por çështja e AEY-së ishte absurde dhe me kleçkë edhe në një tjetër drejtim, dhe vetëm në atë drejtim, të korrupsionit, do të bëhej e rrezikshme.
Në prill të vitit 2007, sapo kishte zbuluar se MEIKO po u shiste fishekë “kinezë”, Aleks Podrizki u kishte kërkuar shqiptarëve që t’u shisnin fishekë shqiptarë.
I kishin thënë se qe e pamundur ta plotësonin gjithë sasinë e kontratës me fishekë shqiptarë, ngaqë ata qenë të shpërhapur në të gjithë vendin dhe do të ishte shumë e vështirë të silleshin në Tiranë.
Podrizki kishte pasur dyshime të forta se po e gënjenin, dhe kishte pasur të drejtë. Ylli Pinari i MEIKO-s nuk donte t’i shiste fishekë shqiptarë AEY-së për një arsye të thjeshtë: po ia shiste ata dikujt tjetër.
Gjatë gjithë vitit të kaluar, një kompani amerikane me emrin Southern Ammunition kishte çmontuar miliona fishekë AK47 të prodhimit shqiptar në një bazë të vogël ushtarake në skaj të fshatit Gërdec.
E gjithë çështja e furnizimeve “kineze” nga Shqipëria do të ishte shmangur, nëse Ylli Pinari do t’ia kishte shitur municionin shqiptar AEY-së për ta dërguar në Afganistan.
Por shqiptarët nuk donin t’ia shisnin AEYsë, sepse fishekët shqiptarë kishin veshje bakri, kurse pjesa më e madhe e fishekëve “kinezë” kishin veshje çeliku.
Po t’ia shisnin fishekët shqiptarë për skrap kompanisë Southern Ammunition, shqiptarët do të nxirrnin miliona dollarë fitime, para që do t’I humbisnin, po t’ia shisnin ata AEY-së.
Lakmia dhe Trebicka
Lakmia ishte e vërteta e hidhur që përbënte thelbin e botës së tregtisë së armatimeve. Lakmia e Efraim Diverolit e kishte bërë Kosta Trebickën armikun e tij për vdekje, tamam si lakmia e Henri Thomet-it kishte bërë që AEY-ja të blinte fishekë “kinezë”.
Tani, lakmia e shqiptarëve që kishin prishur kontratën për 100 milionë fishekë vetëm që të fitonin pesëqind mijë dollarë më shumë, qe gati të sillte pasoja e andralla të tjera. Nga fundi i vitit 2007, puna e Southern Ammunition për çmontimin po i afrohej fundit, ngaqë fishekët AK-47 me veshje bakri po mbaronin.
Por ministri I Mbrojtjes Mediu kishte të tjera plane lidhur me rezervat e mbetura të Shqipërisë.
Duke kërkuar të shtrydhnin edhe dollarin e fundit nga rezervat e vendit, shqiptarët vendosën të çmontonin predhat e kalibrit të madh, që të përfitonin kështu gëzhojat e tyre prej bakri.
Çmontimi i municioneve të kalibrit të madh kërkonte punë shumë të kualifikuar dhe shumë të ndryshme nga ajo për çmontimin e fishekëve AK-47.
Për zbrazjen e lëndës shpërthyese nevojiteshin pajisje të sofistikuara. Duheshin zbatuar protokolle të rrepta, të mbikëqyrura nga specialistë. Duheshin respektuar edhe një varg I ndërlikuar traktatesh, ligjesh e praktikash ndërkombëtare”.
keta jane muslimon brodhers,gjaxore dhe te pabese prandaj edhe ai vend eshte mallkuar nga perendia per mos tu bere kurre!
Verioret dhe Camet kurre se kane dashur Shqiperine. I bashkon dashuria per Turqine dhe urrejtja per Greqine. Se clidhje kam une dhe ti me Turqine dhe Greqine vetem keta antikombetare e dine.
–
Mos u merrni me thashetheme, keto pune i takojne drejtesise.
Mos i pergjitheso Camet dhe Verioret me Saliun dhe Mediun dhe mos fut Turqine ne gjera qe nuk i takojn se tregon se sa fushe je nga trute e kokes kur mundihesh te na besh “kompetentin”
jo te gjithe camet jane bithlepires , por gjithe bithlepiresit e PD-se dhe Turqise jane came………………
Mediu eshte vetem nje vegel ne duart e Berishes dhe Zenit! Mediokri Medi ka marre edhe ai pjesen e tij te majme! Berisha e ka ne dore edhe me akte te tjera korupsioni! Por metoda amerikane eshte qe per te futur ne burg “boss”-in e madh i premtojne bashkepunuesve denim te lehte ose falje! Te presim cfare do te ndodhe! Dhe a e kane serizisht luften kunder korrupsionit?!
Nuk e kuptoj, a thua kemi ashtu si quhet, se i a kemi harruar emrin … prokurori ne Shqiperi?
Dhe fatmir mediu vazhdon te buzeqeshe dhe te merret me politike. Po si nuk doli ndonje nga gerdecaret ta conte kete ordiner ne te semes vetem atehere do frikesohej edhe kryekrimineli berisha dhe pjella e tij
O Gim djali!
Ndonje gerdecar nga tironcit e vjeter te vitit 2000 te ardhur atje nga Veriu, eshte bere secili me keq se tironcit e vjeter qe kercenin me jevgat. Ata gjynah qe e quajne veten shqiptare, se nuk u ka mbetur pike krenarie qe shesin dhe gjakun e familjes per te bere nje vile. Po te kishte mbetur ndonje me gjak shqiptari, nuk do te kishin marre fryme as dy dite Saliu, Mediu, Xeni me tartabiqe te tjere qe e shuan Gerdecin.
Keta qelbesira Sali,Medi,Shkerdhym (zen),etj.vetem ne turren e druve e ka e vendin dhe po ju afrohet. Pushta te ndyre.
I KA ARDHUR ORA,,DO TE PAGUAJNE DHE USHTARET E NATOS QE JANE VRARE SE SI KANE SHKREPUR FISHEKET E ZENIT…SALIU,ZENI,MEDIU DELIJORGJI PRAPE DO TE KENE NJE GHYGJ SPECIAL…..PER LLOGARI TE NATOS,,,
katrahura vazhdon
fatmir sali mediu ne komision e REFORMES PER DREJTESI
Tani kuptoheni se si nji ish minister moster kontrabandist ben REFORME
Ket le ta shpjegoj Mero Baze se vetem ai e zberthen ket katrahure
26 kufoma dhe mediu zgerrdhihet si derr i eger neper kuvend e parlament
hapni dosjen GERRDECI O MASKARENJ xeni rafi mediu saliu bumçja e kompania tjeter
asnji ne burg te gjithe palle ariu
drejtesi nji mut as sot as mot ka marre fund gjithçka Albania nuk pastrohet nga
ligjet qe bejne vet hajduterrit e saj
duhet nji gjykate speciale e huaj per 10 vjet ta pastroje shtetin nga koka e deri te thoji komes
Nuk na tregove se kush e vrau Trebicken?
Po ta e them une se kush erau Trebicken;Trebicka ishte nje agjent Rus,i lidhur me Mafien e KGB Ruse ne Amerika dhe Zvicer,mbasi tregetia e Kallashnikoveve e dylbive Ruse ju mbyll tregu ne Amerike Trebicka u hodh ne shqiperi dhe kerkonte tu bente milioner mbrenda nates duke vjedhur pronat shiptare (armatimin e shqiperise) por kete radhe nuk i eci dhe deshtoj shum keq dhe nga pesimizmi I deshtimit dhe nga pakujdesia e tij humbi edhe jeten e tij ne nje vend qe as nuk menohej se mund te vdesi ndonje njeri,por e vereta eshte se ai vdiq aksidentalisht kur ishte ne gjueti e siper,fihet.Trebicka nepermjet KGB Ruse kerkonte te penetronte ne ushtrine shqiptare por sic dihej Ushtria shiptare e trasheguar nga Haxhi Qamili (Enver Hoxha) ishte nje ushtri primitive e korruptuar qe nuk respekton asnje rregull apo norme shoqerore dhe aty ai nuk pati sukses si agjent dhe si “Biznesmen” te tjerat jane perralla me Nastradina socialiste.
Dje sapo ka filluar te shfaqet filmi, une kam qene per ta pare ate. Filmi filloj , realizimi i tij bazohet ne nje ngjarje te vertete. Ne film jepen disa te thena shume te rendesishme te cilat gjer tani nuk jane ditur si : 1. Z. Packouz, perfaqesues i kompanis, AEY se, qe ndiqte ripaketimin e fishekeve ne shqipreri, rrembehet nga disa persona shqiptar, torturohet nga ana e tyre , dhe ne perberje te ketij grupi ishte edhe Podrizku, i cili kishte bere lidhje e kompanise amerikane me palen shqiptare, i behet presion qe ai te mos flase gje, dhe pasta lihet i lire. Ky person akoma nuk eshte arrestuar eshte ne kerkim.2. Shoferi i i z. Packouz eshte zhdukur, ishte shqiptar. Si eshte e mundur qe mediat shqiptare asnjehere nuk i kan pasqyruar keto dy ngjarje. Filmi eshte shume interesant per ta pare, natyrisht nje material shume i mire per drejtesine shqiptare.